Hotelet më të frikshme në botë

Publikuar: 19.10.2011 - 12:16

Duke qenė se festa e Hallouinit po afron dhe tashmė festohet edhe te shqiptarėt, po publikojmė njė listė me hotelet mė tė frikshme nė botė ku mund tė kaloni njė natė vėrtet tė frikshme. Karosta Prison Hotel - Ndodhet nė Letoni dhe ėshtė njė ish-burg i kthyer nė hotel. Qelitė nuk janė ndryshuar aspak, por janė apo ato ku kanė kaluar ditėt e dėnimit tė burgosurit gjatė pushtimit nazist. Nėse zgjidhni paketėn ‘Extreme Night’ do tė trajtoheni njėsoj si tė burgosurit, qė do tė thotė: dushe tė ftohta, krevate hekuri jo tė rehatshėm dhe abuzime verbale nga rojet.

Jailhouse Accomodation - Ndodhet nė Christchurch tė Zelandės sė Re. Nė tė mund tė dėgjohen ende zėrat e tė burgosurve qė kanė vuajtur dėnimin nė muret e kėtij burgu. Ky hotel ofron 30 “qeli” luksoze ku nuk do ju mungojė asgjė.

Loch Lomond Youth - Ndodhet nė Skoci, nė afėrsi tė liqenit Lochness. Nėse flini aty mund tė dėgjoni zhurmėn e pėrbindėshit tė liqenit dhe tė njė shpirti qė thuhet se vėrdalliset brenda hotelit. Njė palė shkallė qė bėjnė zhurmė, xhama me njolla dhe njė sallon prej filmash horror e bėjnė kėtė hotel njė nga mė tė frikshmit nė botė.

Terra Mitica - Ndodhet nė Alba-Iulia tė Rumanisė, nė zemėr tė Transilvanisė, atdheun e Kontit Drakula. Hoteli ėshtė i rrethuar nga rrugica misterioze dhe pyje tė errėt. Godina ėshtė ndėrtuar rreth 200 vjet mė parė.