Një në dhjetë studiues në Gjermani është i huaj

Publikuar: 07.04.2013 - 10:21

Berlin, 7 prill - Gjermania ka forcė tėrheqėse si vend studimesh, megjithatė ka nevojė pėr pėrmirėsime.

Gjermania si vend i shkencės ndodhet para njė sfide. Sipas vlerėsimeve, nė vitin 2030 nė Gjermani do tė punojnė nė sektorin e "kėrkimit dhe zhvillimit" rreth 2,1 milionė persona. Dy tė tretat e vendeve tė punės do tė jenė pėr ata qė kanė pėrfunduar shkollat e larta.

Kėto shifra janė bėrė tė njohura nga Zyra Federale pėr Migracion dhe Refugjatė (BAMF) nė njė studim aktual, transmeton albinfo.

Duke pasur parasysh parashikimet pėr zhvillimin e popullsisė, ėshtė e qartė se Gjermania ka nevojė pėr mė shumė shkencėtarė qė tė vijnė nga vendet e tjera, nė mėnyrė qė tė zihen vendet e punės qė janė nė numėr tė madh, raporton DW. Pjesa mė e madhe e shkencėtarėve tė huaj janė tė kėnaqur me Gjermaninė si vend pune dhe jetese. Jo vetėm sė fundi, iniciativa pėr nivelin e ekselencės e Landeve dhe e Federatės ka bėrė qė shumė universitete gjermane tė investojnė nė ofertat e tyre, nė mėnyrė qė tė bėhen interesante pėr studiuesit nga vendet e tjera.

Edhe institutet kėrkimore gjermane qė vlerėsohen nė botė pėr kualitetin e tyre, si pėr shembull, Instituti Die Max-Planck ose Shoqėria Helmholtz, si dhe institutet kėrkimore tė koncerneve tė mėdha joshin tė vijnė nė Gjermani shkencėtarė ndėrkombėtarė tėe nivelit tė lartė.

Pajisja e pėrshtatshme e shkollave tė larta ėshtė njė nga aspektet qė ndikon pėr ta ndier veten mirė nė Gjermani, thotė Georg Scholl, zėdhėnės i shtypit tė Fondacionit Alexander-von-Humboldt: "Ne pyesim tė gjithė bursistėt si i kanė pėrjetuar tė ashtuquajturit faktorė tė butė, si kujdesi pėr fėmijėt, burokracia apo njohuritė e gjermanishtes nė popull.

Rreth 91 pėr qind e tyre janė tė kėnaqur dhe thonė se do tė dėshironin tė vinin sėrish". Kritika ka pasur kryesisht pėr burokracinė e madhe dhe kėrkimi pa shpresė pėr tė gjetur apartamente banimi nė qytetet universitare.

Ndėrkohė disa universitete kanė reaguar ndaj kritikave dhe kanė krijuar qendra speciale pėr akademikėt e huaj.

Nė kėto "Welcome Points" studiuesit e huaj marrin ndihmė pėr ēėshtjet organizative, nė mėnyrė qė tė mos harxhojnė shumė kohė tė panevojshme nga jeta e tyre shkencore.

80 pėr qind e rreth 800 mijė studiuesve nė Gjermani bėjnė pjesė nė grupin ISCO 2 tė profesioneve.

Nė kėtė grup pėrfshihen tė gjithė studiuesit e shkencave natyrore dhe inxhinierėt. Edhe te studiuesit e huaj mė shumė se 11,2 pėr qind janė matematikantė dhe informatikantė.

Ky rezultat ėshtė pėr Andreas H. Block, autor i studimit: "Shkencėtarėt e huaj nė Gjermani", njė shenjė e mirė.

"Duke pasur parasysh ankesat e shpeshta pėr mungesė force tė specializuar, rezultati qė kemi nxjerrė ne ėshtė i kėnaqshėm edhe pėr ekonominė, sepse ai thotė se ne tėrheqim personel tė kualifikuar pėr sektorėt qė kanė nevojė nė Gjermani."

Mė shumė se gjysma e shkencėtarėve tė huaj vijnė nga vendet e BE-sė. Ata kanė tė drejtėn e zgjedhjes sė lirė tė vendit tė punės. Edhe pėr studiuesit nga vende tė treat, si Kina, India dhe SHBA-ja, Gjermania ėshtė njė vend interesant.

Kushtet juridike janė shumė tė mira nė krahasimet e bėra pėr tė gjitha vendet, thotė njė studim i OECD-sė. Pėrveē kėsaj, pėr shkencėtarėt qė duan tė vijnė nė Gjermani janė bėrė lehtėsime tė ndryshme kohėt e fundit.

"Testet qė bėhen nė tregun e punės janė hequr gradualisht, niveli i rrogave ėshtė pėrmirėsuar pėr profesionet e mangėta dhe me „Kartėn Blu“ merret njė titull, qė ėshtė interesant pėr studiuesit".