Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca-Cola në Zelandë

Publikuar: 12.02.2013 - 18:47

Njė grua nė Zelandėn e re vdiq pasi kishte konsumuar njė sasi tė madhe tė Coca-Colas. Ky ėshtė konkluzioni nė tė cilin ka dalė njė mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet mė parė nga sulmi nė zemėr, pinte deri 10 litra Coca-Cola nė ditė. Sipas mjekut, kjo sasi ishte sa dyfishi i limitit tė kafeinės sė lejuar dhe mė shumė se 11 herė i limitit tė sheqerit qė duhet tė marrė njė trup njerėzor. Ndėrkohė, nga ana tjetėr, kompania Coca-Cola ka kundėrshtuar kėtė konkluzion, duke thėnė se nuk mund tė provohet qė produkti i tyre ka kontribuar nė vdekjen e gruas. Fėmijėt e viktimės janė shprehur se nėna e tyre kishte krijuar njė varėsi tė tmerrshme ndaj kėsaj pije. Sipas tyre, dhėmbėt i ishin dėmtuar shumė dhe se trupi i saj dridhej nėse nuk merrte pijen. Mjeku ka thėnė se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellė asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund tė jetė pėrgjegjėse pėr kėtė ngjarje, por bėri thirrje qė nė etiketa tė vihet njė paralajmėrim pėr rreziqet nga kjo pije.