Sllovenët iu marrin romëve primatin e grumbullimit të mbeturinave!

Publikuar: 01.02.2013 - 20:56

Lubjanė, 1 shkurt – Gjithnjė e mė shumė njerėz nė Slloveni buxhetet e tyre familjare i pėrmirėsojnė me shitjen e mbeturinave tė grumbulluara pėr reciklim, kėshtu qė kompania mė e madhe e licencuar pėr grumbullim gjatė vitit 2012 iu ka lėshuar rreth 30 000 vėrtetime personave fizikė pėr tė paraqitur tatimin nė tė ardhura, shkruan gazeta e Lubjanės Dnevnik.

“Dikur vlente qė bakrin ta sjellin vetėm romėt, por nga kjo ka mbetur vetėm miti”, i tha kėsaj gazete Gregor Türk, pėrfaqėsuesi i kompanisė “Dinos”, e cila merret me grumbullimin e mbeturinave pėr riciklim dhe e cila nėpėr Slloveni ka 21 depo grumbulluese.

Türk ėshtė i ngarkuar pėr mbeturina tė metaleve, por ai thotė se trendi “tė gjithė sjellin gjithēka”, nga letra e plastika deri te metalet, po zgjat tash e sa vite, andaj mbeturinat metalike nuk janė mė ēėshtje ekskluzive e romėve, siē ka qenė nė tė kaluarėn.

Mirėpo, ai pohon qė sektori i grumbullimit tė mbeturinave pėr riciklim nė SSloveni nuk ėshtė rregulluar si duhet. Pėr kėtė arsye, grumbulluesit individualė tė cilėt jetojnė afėr kufirit me Austrinė dhe Hungarinė, mbeturinat e mbledhura i dėrgojnė tek blerėsit e atjeshėm, madje edhe pėr ēmim mė tė lirė, sepse nė atė mėnyrė shmangin tatimin e tė ardhurave.

Kjo ish-republikė e ish-Jugosllavisė, u pavarėsua nė vitin 1991 dhe tash e sa vite ėshtė anėtare e Bashkimit Evropian. Standardi i jetesės dhe rrogat nė kėtė shtet janė mė tė larta se nė tė gjitha ish shtetet e bllokut socialist qė tashti janė anėtare tė BE-sė dhe afėr mesatares sė vendeve tė zhvilluara tė Unionit Evropian.