Gjuha universale e ninullave

Publikuar: 23.01.2013 - 09:01

Londėr, 23 janar - Katėr mijė vjet mė parė, njė babilonas i lashtė ka shkruar ninullėn e kėnduar nga njė nėnė pėr fėmijėn e saj. Mund ta ketė vėnė fėmijėn nė gjumė, por mesazhi i saj nuk ėshtė aspak i ėmbėl – dhe kjo mbetet njė karakteristikė e shumė ninullave tė kėnduara sot nėpėr botė. Tė gdhendura thellė nė njė tabelė argjile, janė fjalėt e njė prej ninullave mė tė hershme tė njohura, e cila daton rreth vitit 2000 para lindjes sė Krishtit.

Shkrimi ėshtė kuneiform qė do tė thotė "nė formė kunji" – njė nga format e para tė shkruarit – dhe duhet tė jetė i formuar nga njė shkrues babilonas, me majėn shkruese tė bėrė nga kallami, nė Irakun e sotėm modern. Mė shumė ėshtė ninullė “kėrcėnuese”, nė tė cilėn foshnja qortohet sepse shqetėson shtėpinė e Zotit me tė qarėn e vet – dhe kėrcėnohet me pasoja. Temat frikėsuese kanė qenė tipike pėr ninullat e epokės, thotė Richard Dumbrill, ekspert kryesor i muzikės antike nė Muzeun britanik nė Londėr, ku mbahet tabela.

“Ato pėrpiqen t’i thonė fėmijės qė ka bėrė shumė zhurmė, ka zgjuar demonin, dhe nėse nuk hesht menjėherė, demoni do ta hajė.” Kjo tingėllon mė shumė e frikshme sesa tė sjellė gjumin, por del qė shumė ninulla – duke pėrfshirė edhe ato qė kėndohen sot, tė kenė nuanca tė errėta.

“Lėkundu, lėkundu, lėkundu,” fillon njė ninullė popullore e kėnduar nga njerėzit Luo nė Kenian Perėndimore, para se tė paralajmėrojė,”beben qė qan e hanė hienat,” – njė mundėsi reale nė disa pjesė tė vendit. Ninulla e famshme e Britanisė sė Madhe, “Rock-a-bye-Baby” po ashtu pėrmban rrezik, duke paralajmėruar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė foshnja dhe djepi do tė bien nga dega e drurit.

Koha e natės gjithmonė ėshtė asociuar me errėsirėn dhe frikėn dhe kjo deri diku mund t’i shpjegojė temat kėrcėnuese nė disa ninulla, thotė Sally Goddard Blythe, autore e njė numri librash pėr zhvillimin fėmijės dhe drejtoreshė e Institutit pėr Neuro-Psikologji.

Por tė gjithė ninullat, dhe ato mė tė frikshme, kanė origjinėn nė “dashuri, ėmbėlsi, dhe kujdes”. Shumė ninulla, pavarėsisht kuptimit tė fjalėve tė tyre, posedojnė kualitete relaksuese hipnotike. Tė tjerat janė tė trishtueshme ose errėta, si njė vajtim.

Disa ju “tregojnė historinė e vendit, ose ju thonė se ēka duheni apo nuk duheni tė bėni nė jetė – njė lloj i kolumnes me kėshilla pėr foshnja”, tha Zoe Palmer, muzikante e cila ėshtė duke punuar nė njė projekt ninullash nė Royal London Hospital. Palmer punon me nėnat e reja nė spital, si pjesė e grupit tė muzikantėve, duke i ndihmuar tė mėsojnė dhe shpėrndajnė ninullat ekzistuese – si dhe tė krijojnė tė rejat.

Ėshtė njė komunitet shumė i ndryshėm – me prindėr nga Kina, Bangladeshi dhe India, si dhe Italia, Spanja, Franca dhe Evropa Lindore – por ajo ka zbuluar qė ninullat janė shumė tė ngjashme nėpėr kultura.

Kudo qė shkon nė botė, femrat pėrdorin tonet e njėjta, mėnyrėn e njėjtė e tė kėnduarit pėr bebet e tyre”, tha ajo. Shumė ninulla janė shumė bazike, vėren ajo, me vetėm disa fjalė qė pėrsėriten pėrsėri dhe pėrsėri. Po ashtu, nė aspektin ritmik ninullat kanė model tė ngjashėm. Zakonisht janė nė metėr tė trefishtė, duke u dhėnė “karakteristikėn e lėkundjes”, tha Sally Goddard Blythe. Kjo ėshtė qetėsuese, sepse imiton lėvizjen qė foshnja e pėrjeton nė bark derisa lėviz nėna.

Pėrveē qė i ndihmojnė foshnjat tė flenė, ninullat mund tė shėrbejnė edhe pėr qėllim edukativ.

Kėndimi me foshnjėn ėshtė njė mėnyrė e natyrshme dhe efektive pėr t’i ndarė fjalėt dhe tingujt e rinj, tha Colwyn Trevarthen, profesor i psikologjisė sė fėmijėve nė Universitetin e Edinburghut. Pėr disa dekada, Trevarthen ka studiuar nėnat dhe foshnjat ndėrveprojnė nė muajt e parė. Hulumtimi i tij sugjeron qė foshnjat e kanė muzikalitetin e lindur dhe kanė sens tė shkėlqyer pėr ritėm. Madje edhe kur nėna nuk i kėndon foshnjės, ajo i flet nė njė mėnyrė muzikale, thotė ai, me notat dhe mbaresat e fjalėve qė shkojnė lart dhe poshtė, dhe me njė ritėm tė qartė. Ai thotė qė nė veēanti ėshtė mahnitėse se sa saktėsisht pėrgjigjet bebja – me gugatje dhe gjeste – shpesh saktėsisht nė kohė me pulsin dhe strukturėn e tingujve tė saj. Foshnja dhe nėna koordinohen nė ritėm, si muzikantėt e jazz-it duke improvizuar.

Nė vitet 1920-tė, poeti poet Federico Garcia Lorca, i cili kishte studiuar ninullat spanjolle, ka vėnė re “karakterin poetik” dhe “thellėsinė e trishtimit” nė shumė prej tyre. Njė nga ninullat mė tė njohura tradicionale tė Irakut, ėshtė nė veēanti e trishtueshme, pėr dhimbjen madhe e tė afėrmve qė mungojnė. Kėndohet shpesh nė funerale dhe mbaron: Sa dhimbje nė zemrėn time. Oh biri, im, sa shumė dėshiroj tė dėgjoj fjalė nga tė dashurit e mi.”

Teoria e Lorcas, me tė cilėn pajtohen shumė hulumtues sot, ishte qė njė pjesė e madhe e funksionit tė ninullės ėshtė ta ndihmojė nėnėn tė vokalizojė shqetėsimet dhe brengat e saj. Shkurt, qė ata shėrbejnė si terapi pėr nėnėn.

E dimė qė ninullat janė konsideruar tė rėndėsishme pėr t’u dokumentuar nga babilonasit para 4.000 vitesh, por edhe sa gjatė do tė mbijetojė? Ka shumė faktorė qė kėrcėnojnė vazhdimėsinė e traditės sė ninullave – prania e pajisjeve pėr tė argėtuar dhe qetėsuar njė fėmijė qė qan dhe mbėshtetja e shtuar nė teknologjinė pėr komunikim.

Ndoshta zakoni i tė kėnduarit ėshtė pjesė mė e vogėl e jetės sė pėrditshme nė krahasim me mė herėt, ku gjeneratat e mėhershme pa televizione dhe kompjuterė zakonisht do tė uleshin pėr tė kėnduar apo rrėfyer tregime sė bashku. Sidoqoftė, hulumtimi pėr ninulla tregon qė ata ende zėnė vend tė rėndėsishėm – nga Kenia, nė Siri, deri te Maroku dhe nė Britani tė Madhe.

Arkeomuzikologu Richard Dumbrill dyshon qė mund tė ketė diēka tė brendshme nė pėrvojėn e tė rriturit tė fėmijės ēka do tė garantojė mbijetesėn e ninullave nė tė ardhmen.

“Ninulla mė e vjetėr sigurisht ėshtė kur gruaja e parė i ka kėnduar fėmijės sė saj tė parė,” tha ai. “Jam shumė i sigurt qė ninullat i pėrkasin natyrės instiktive tė amėsisė.”

 Reem Kelani, njė kėngėtare palestineze e lindur nė Britani pajtohet. “Ėshtė njė nga gjėrat universale,” tha ajo. “Kudo qė kėndoj ninulla, kudo qė jam nė botė, ka gjithmonė njerėz qė identifikohen me tė. Ėshtė si korda e kėrthizės dhe kjo ėshtė fuqia e jashtėzakonshme e ninullė sė gjumit – ėshtė e pėrjetshme”.

agimi23.01.2013/14:53

Po qka po hekni keq me keto ninull dhe kemge qe ju kendohen bebve apo femive po nant tona na kane kendu kso perkundje dhe kendime te frikshem ,FLEJ MBYLLI SYT SE VJEN BUQI TE HANE ka me qindra fjale te vjetera kenge te vjetra kto jane veq spaskan zbulu asgje interesant po Zbuloj nga populli jone qe nuk e njevetevten .