Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?

Publikuar: 25.12.2012 - 09:49

Menyja e stėrgjyshėrve tanė tė lashtė para tre milionė e gjysmė vjet ėshtė pėrbėrė kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar hulumtimi i ri i udhėhequr nga ekspertėt e Universitetit tė Oxfordit.

Rezultatet e publikuar nė numrin e ri tė revistės “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanė befasuar shkencėtarėt sepse tregojnė qė hominidėt e lashtė shumė mė herėt se sa ėshtė menduar kanė ndryshuar mėnyrėn e ushqimit tė zakonshėm pėr majmunėt antropomorf, ēka u ka mundėsuar mobilitet tė madh dhe pavarėsi nga pyjet.

Ekipi ndėrkombėtar i ka mbledhur tė dhėnat duke hulumtuar dhėmbėt e fosilizuar tė tre pjesėtarėve tė llojit Australopithecus bahrelghazali, hominidėve tė hershėm, mbetjet e tė cilave janė gjetur nė dy lokacione nė Ēad. Profesoresha Julia Lee-Thorp nga Universiteti i Oxfordit sė bashku me ekspertėt nga Ēadi, Franca dhe SHBA-ja kanė analizuar izotopet e karbonit nė dhėmbėt e tyre dhe kanė zbuluar qė menyja e tyre ishte e pasur me bimėt e grupit, i cili sipas llojit tė fotosintezės ėshtė i njohur si C4.

“Kemi zbuluar qė hominidėt e hershėm, tė paktėn nė Afrikėn qendrore kanė ngrėnė ushqim i cili kryesisht ėshtė pėrbėrė nga barishtet tropikale dhe kallami”, ka thėnė Lee-Thorp, eksperte pėr analizat izotopike tė fosileve nga Research Laboratory for Archaeology and the History of Art dhe ka shtuar: “Asnjė majmun humanoid afrikan, duke pėrfshirė edhe shimpanzenė, nuk hanė kėtė lloj ushqimi pavarėsisht asaj qė gjendet me bollėk nė vendet tropikale dhe subtropikale. Njė pėrjashtim i vetėm janė babunėt e savanės qė edhe sot e hanė kėtė lloj ushqimi. Kemi qenė tė befasuar kur kemi zbuluar qė hominidėt e hershėm  madje e kanė ngrėnė nė sasi mė tė mėdha se sa babunėt.”

Hulumtimi i ri tregon qė hominidėt e hershėm kanė mundur tė mbijetojnė nė habitatet pa drunj, ēka u ka mundėsuar tė braktisin pyjet dhe tė hulumtojnė vise mė tė largėta. Mė herėt ekspertėt kanė konsideruar qė paraardhėsve tanė tė hershėm pėr kėtė lloj ushqimi u janė dashur dhėmbė dhe muskuj mė tė fortė. Autorėt supozojnė qė me siguri nuk janė ushqyer me gjethet e bimėve tropikale por me rrėnjėt, bėrthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumė mė shpejt shpenzojnė dhėmbėt dhe janė mė vėshtira tė treten. Ekspertėt nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė Australopithecus bahrelghazali ka ngrėnė edhe disa kafshė qė janė ushqyer me barishte tropikale.

“Megjithatė, pasi qė as njerėzit e as primatėt tjerė nuk hanė shumė ushqim tė kafshėve, ndėrsa homonidėt pėrveē kėsaj nuk janė, sikurse mishngrėnėsit, tė pajisur me dhėmbė tė mprehtė, mund tė supozojmė qė kanė ngrėnė direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar  prof. Lee-Thorp.

 


Skeptiku26.12.2012/10:56

Genjeshtren per hava te gjithe e ndegjojn por shume pak e besojn.

qenan25.12.2012/11:57

Qekiq KAN HANGER po qfar budall qe jan me vet ket njeri qe ka shkru ket koment seg qka ke hanger pran tybe se din e pe din se qka kan hanger para 3.5 milona vitesh GOMARIA ska skej