Latinoamerikanët më të lumturit në botë

Publikuar: 21.12.2012 - 10:11

Mexico City, 21 dhjetor   – Njerėzit mė tė lumtur tė botės nuk jetojnė nė Katar, shtetin mė tė pasur, bazuar nė shumė parametra. Ata nuk jetojnė nė Japoni, shtetin me jetėgjatėsinė mė tė madhe tė popullsisė. As Kanadaja, me pėrqindjen mė tė lartė tė tė diplomuarve, nuk hyn nė dhjetėshen e parė.

Sipas njė sondazhi me 150.000 njerėz nė botė, shtatė prej dhjetė shteteve me qėndrimet mė pozitive ndodhen nė Amerikėn Latine.

Shumica prej kėtyre shtatė shteteve nuk i kanė punėt mirė, sipas parametrave tradicionalė tė matjes sė mirėqenies, siē ėshtė rasti me Guatemalėn, njė shtet i shkatėrruar nga dhjetėvjeēarė tė luftės civile, me normėn mė tė lartė tė vrasjeve nė botė.

Guatemala ndodhet vetėm njė pozitė mė lartė se Iraku nė Indeksin e OKB-sė pėr Zhvillim, ku merren parasysh jetėgjatėsia mesatare, arsimimi dhe tė ardhurat pėr kokė banori. Megjithatė, ajo ndodhet e shtata nė listėn e emocioneve pozitive.

“Nė Guatemalė ėshtė kultura e njerėzve miqėsorė, qė janė gjithnjė tė buzėqeshur”, ka thėnė Luz Castillo, instruktor 30-vjeēar i surfit. “Me gjithė problemet me tė cilat jemi duke u pėrballur, ne jemi tė rrethuar nga bukuritė natyrore, tė cilat na mundėsojnė ikjen nga gjithēka”.

“Gallup Inc” ka pyetur rreth 1.000 njerėz nė secilin prej 148 shteteve gjatė vitit tė kaluar, nėse kishin qenė tė trajtuar me respekt, nėse kishin qeshur, kishin mėsuar apo kishin bėrė diēka interesante dhe kishin pasur ndjenja gėzimi njė ditė mė parė.

Nė Panama dhe Paraguai, 85 pėr qind e tė anketuarve janė pėrgjigjur pozitivisht nė pesė pyetjet, duke i vėnė kėto shtete nė krye tė listės. Pas tyre me njė dallim tė vogėl janė ranguar El Salvadori, Venezuela, Trinidad dhe Tobago, Guatemala, Filipinet, Ekuadori dhe Kostarika.

Njerėzit qė kanė mė sė paku emocione pozitive jetojnė nė Singapur, shteti-qytet i pasur qė ėshtė njė prej mė tė zhvilluarve nė botė. Edhe shtetet e tjera tė pasura ndodheshin pėr befasi nga fundi i listės. Gjermania dhe Franca ndodhen nė pozitėn e 47-tė, sė bashku me shtetin e varfėr afrikan tė Somalilandit.

Shtetet e pasura mund tė jenė tejet tė palumtura. Nga ana tjetėr, ato tė kapluarat nga varfėria shpesh janė tė mbushura me pozitivitet.

Ėshtė ky njė paradoks me implikime serioze pėr njė fushė relativisht tė re dhe kundėrthėnėse, tė quajtur ekonomiksi i lumturisė, qė synon pėrmirėsimin e performancės sė qeverisė, duke shtuar pėrceptimet e njerėzve tek parametrat tradicionalė, si jetėgjatėsia, tė ardhurat pėr kokė banori dhe arsimimi.

Mbretėria himalajase e Butanit mat politikat sipas ndikimit tė tyre, nė bazė tė njė koncepti tė quajtur Lumturia Kombėtare Bruto.

Kryeministri britanik, David Cameron, e kishte shpalosur njė program tė mirėqenies mė 2010, nė kuadėr tė zotimeve pėr pėrmirėsimin e jetės sė britanikėve, pas recesionit global.

Sa u pėrket nėntė shteteve mė sė paku pozitive, disa nuk ishin befasuese, si Iraku, Jemeni, Afganistani dhe Haiti.

SHBA-ja ishte e radhitur nė pozitėn e 33-tė. Ekonomitė mė tė mėdha tė Amerikės Latine, Meksika dhe Brazili, ndodheshin 20 vende mė poshtė listės.