Mrekullitë e dafinës

Publikuar: 10.03.2012 - 15:11

Dafina (Laurus nobilis) si mėlmesė, ilaē dhe kurorė lulesh, qė nga lashtėsia ėshtė e pashmangshme nė jetėn e njerėzve. Degėt e kėtij druri mesdhetar me gjethet karakteristike ishin shenjė e nderit mė tė lartė dhe famės qė nga kohėrat antike. Kurora me dafina, e cila ka zbukuruar kokat e fituesve tė olimpiadės e ka origjinėn qė nga lojėrat pitike nė Greqinė e vjetėr, tė cilat datojnė qė nga viti 568 para Krishtit, ndėrsa i dedikohen zotit Apollon.

Duke pėrcjellė rrėfimet qė nga lashtėsia pėr vetitė shėruese tė kėsaj bime, gjethet e dafinės kanė marrė vend shumė tė rėndėsishėm nė mes mėlmesash nė shumicėn e kuzhinave moderne botėrore. Sot mė tė njohurit janė gjethi mesdhetar i dafinės, si dhe ai kalifornian i cili ka shije mė tė fortė.

Aroma e kėndshme e gjetheve, tė cilat vendosen nė supa, gjellėt e ziera, marinada, salcat e errėta, pate, sallata, gjellėt nga mishi, peshku rrjedhin nga vaji eterik i cili pėrmban 50 pėr qind cineol. Nga gjethi i dafinės nė ushqim hyjnė shumė minerale dhe vitamina, mes sė cilave veēanėrisht tė rėndėsishme janė vitaminat A dhe C, ndėrsa nga mineralet hekuri dhe mangani, si dhe kalciumi, kaliumi, magnezi.

Gjethi i dafinės ndihmon tek tretja, ndėrsa vaji i pėrfituar nga gjethet e freskėta pėrdoret pėr shėrimin e skuqjes sė lėkurės, muskujve qė dhembin, ndėrsa po ashtu pėrshpejton edhe qarkullimin e gjakut.

Nė procesin shėrues dafina vepron si antireumatik, antiseptik, baktericid, diuretik, sedativ, antitoksik. Pozitivisht ndikon nė disponimin e mirė. Njėkohėsisht gjethet dhe frutat janė efikase edhe nė shėrimin e histerisė, dhimbjeve tė barkut, neurastenisė sė lukthit, ftohjes. Vaji i dafinės pėrdoret pėr shėrimin e dhimbjeve nė veshė, mavijosjeve, tendosjeve tė muskujve. Efekti i fortė analgjetik i vajit eterik e bėn gati pėrbėrės tė pazėvendėsueshėm nė terapinė e dhimbjeve. Efektin e njėjtė e arrin dhe tek shėrimi i sėmundjeve tė rėnda kėrpudhore, siē janė infeksionet kėrpudhore tė thonjve, sepse posedon edhe efekte tė forta antifungale.

Vaji i dafinės ėshtė njė nga vajrat mė efikase pėr forcimin e organizmit dhe preventivė, sepse pastron sistemin limfatik, rekomandohet edhe si mjet i dėshmuar pėr nxjerrje tė kėlbazės me kollitje, por edhe si mjet pėr shėrimin e venave tė zgjeruara.

Nė shėrimin e diabetit efikas ėshtė treguar ēaji nga kjo bimė si edhe pėr largimin e kripės nga nyjat. Dafina pėrdoret edhe kundėr dhimbjes sė kokės sepse pėrmban partenolide, pėrbėrės qė ndikojnė nė mėnyrė tė dobishme nė migrenė. Pėrmban edhe eugenol, substancėn e cila vepron nė formė kundėrinflamatore dhe antioksidative.