Si të shmangni tensionin e lartë të gjakut?

Publikuar: 11.02.2012 - 11:09

Tensioni i lartė i gjakut ėshtė vetėm njė nga simptomat e sėmundjeve tė zemrės. Hulumtimet kanė treguar qė ulja e tensionit tė gjakut mund tė ndihmojė tė shmangen komplikimet serioze tė sėmundjeve tė zemrės. Provoni qė me kėta hapa tė thjeshtė tė ndikoni nė shtypjen e lartė tė gjakut.



Mbani peshėn e shėndetshme trupore

Mbajtja e peshės sė shėndetshme trupore do tė reduktojė diametrin e belit. Ekspertėt pohojnė qė masa e madhe e belit mund tė jetė tregues i sėmundjeve tė ardhshme tė zemrės dhe tensionit tė lartė tė gjakut.

Hulumtimet tregojnė qė beli prej 102 cm apo mė shumė tek meshkujt, dhe 88 cm apo mė shumė te femrat ėshtė i lidhur me sėmundjet e zemrės.



Ushtrimet e rregullta

Mjekėt rekomandojnė 30 deri 60 minuta ushtrime ēdo ditė. Kėshillohuni me mjekun para se tė filloni ēfarėdo plani tė ushtrimeve.



Hani shėndetshėm

Hani pemė, perime, drithėra tė papėrpunuara, bimė bishtajore, fruta arrore dhe fara. Mbani ditar tė ushqimit pėr tė pėrcjellė se ēfarė hani. Mjekėt rekomandojnė tė hani ushqime tė pasura me kalium, sepse mund tė ndihmojnė nė reduktimin e tensionit tė gjakut. Kaliumi ndihmon qė tė reduktohet ndikimi i kripės nė trup. Po ashtu, shmangni konsumimin e ushqimit tė shpejtė.



Zvogėloni sasinė e kripės qė e konsumoni

1500 deri 2400 mg kripė ėshtė gjithēka qė ju nevojitet ēdo ditė. Njė lugė ēaji me kripė ėshtė e barabartė me 5000 mg.

Pėr tė reduktuar konsumimin e kripės, lexoni pėrbėrėsit nė ushqime dhe reduktoni konsumimin e ushqimit tė procesuar.



Zvogėloni konsumimin e alkoolit

Ekspertėt rekomandojnė maksimum dy pije alkoolike nė ditė pėr meshkujt dhe njė pije nė ditė pėr femrat. Nėse pini mė shumė se kjo, do tė ishte mirė tė reduktoni konsumimin e alkoolit.



Ndaleni duhanin

Produktet e duhanit drejtpėrdrejt dhe negativisht ndikojnė nė shėndetin e zemrės. Po ashtu e rėndėsishme ėshtė qė tė shmangni pirjen pasive tė duhanit.



Kufizoni konsumimin e kafeinės

Studimet tregojnė qė kafeina mund tė shkaktojė rritjen momentale tė tensionit tė gjakut. Mos pini mė shumė se dy filxhanė (200 ml) kafe nė ditė.



Reduktoni ndikimin e stresit

Stresi ėshtė kontribuuesi kryesor i tensionit tė lartė. Nėse nuk keni mundėsi tė reduktoni nivelin e stresit, provoni jogėn, meditimin dhe teknikat tjera tė relaksimit.



Priteni problemin nė rrėnjė

Nėse tensioni i gjakut ėshtė kohė pas kohe i lartė, studimet tregojnė qė kjo mund tė jetė shenjė e problemeve kronike nė tė ardhmen. Bisedoni me mjekun tuaj. Ndoshta me reagim tė parakohshėm apo preventiv do tė mund tė parandaloni komplikimet serioze nė tė ardhmen.

 

fehmi14.02.2012/02:04

O "Harudi" ke bërë komentin e vitit. Një herë shkova te mjeku më tha. lëre duanin, kafen, e të tjera e të tjera....
Unë i thash o doktor unë erdha me të parë sa je mjeshtër që i aplikon zotësitë e tua dhe të më shërosh i tillë çfar jam e jo të ma ndryshosh personalitetin tim. Nganjëherë mjekët janë shumë të dhënë pas terapive psikiatrike, këshillave prindërore dhe edukimit shëndetësor sa që na trajtojnë si të jemi debil fare.

Harudi11.02.2012/15:07

Mos pini duhan, mos pini raki,mos pini kafe, mos hani mire, mos bani sefa..... me i ra shkurt i bjen ... ne veten ne daci me pase tensionin ne rregull. Me fjale te tjera, njeriu qe shijon keto knaqesi nuk eshte i shendoshe. Nganjehere edhe udhezimet mjekesore ta ngritin tensionin e gjakut, e veqmas tek ata qe edhe e percjellin politiken.....