Anemia mposhtet edhe me ushqim!

Publikuar: 22.01.2012 - 08:42

Anemia mund t’ju bėjė tė ngadalshėm dhe tė nevrikosur. Edhe pse rastet dallojnė, shpeshherė anemia mund tė ndėrlidhet me mungesėn e materieve tė caktuara ushqyese. Rritja e konsumimit tė atyre materieve pėrmes ushqimit shpesh mund tė zgjidhė problemin dhe tė kthejė energjinė.

Anemia ėshtė mungesa e hekurit nė gjak i cili mund t’ju bėjė tė ndiheni tė lodhur dhe rraskapitur. Anemia ėshtė e lidhur me problemin e hemoglobinės, proteinave nė rruazat e kuqe tė gjakut qė janė tė pasura me hekur. Hemoglobina ndihmon qė tė bartet oksigjeni nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Kur keni numėr tė zvogėluar tė rruazave tė kuqe tė gjakut ose ato qeliza nuk pėrmbajnė mjaft hemoglobinė, ka mė pak oksigjen nė gjakun i cili shpėrndahet nė tėrė trupin. Kjo shkakton lodhjen e ndėrlidhur me aneminė.

Ekzistojnė lloje tė ndryshme tė anemisė, tė cilat kanė shkaktarė tė ndryshėm. Shpesh anemia mund tė paraqitet si pasojė e humbjes sė gjakut, gjatė traumės apo operacionit. Gjendjet e tjera janė tė trashėguara ose zhvillohen me kalimin e kohės.

Nė rastet mė tė rėnda tė anemisė, trupi nuk mund tė prodhojė mjaft rruaza  tė kuqe tė gjakut, si tek anemia aplastike, ose ekziston shkatėrrim shumė i madh i rruazave tė kuqe tė gjakut, si tek anemia hemolitike. Kėto lloje tė rėnda tė anemisė kėrkojnė ndihmėn e mjekut, dhe shpesh edhe shėrim. Te rastet e lehta deri tek ato tė moderuara, anemia mund tė parandalohet ose tė shėrohet me ushqim dhe shpesh quhet anemi pėr shkak tė mungesės sė hekurit.

Hekuri ėshtė nutrienti kyē, i cili ndikon nė sasinė e hemoglobinės nė gjak. Mė shumė hemoglobinė ofron shpėrndarje mė tė mirė tė oksigjenit nėpėr trup. Mirėpo, trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore nė mėnyrė tė ndryshme.  Hekuri heme vjen nga burimet shtazore dhe mė lehtė absorbohet nėpėr trup. Hekuri joheme vjen nga burimet bimore.

Edhe pse ka materie ushqyese dhe ushqime qė mund tė ndihmojnė nė absorbimin e hekurit, ka edhe disa qė reduktojnė absorbimin e tij, pėr shembull, pėr sė tepėrmi polifenole nga ēajet dhe kafja, fitatet dhe oksalatet nga drithėrat e papėrpunuara dhe perimet e gjelbra dhe kalciumi i tepėrt. Kėto materie lidhen pėr hekur dhe mund tė parandalojnė absorbimin e tij. Prandaj, nuk kėshillohet qė tė konsumohen gjatė dhe pas shujtave tė ushqimit, sepse ndalojnė absorbimin e hekurit dhe materieve tjera nė gjak dhe organizėm.



Ushqimet qė ndihmojnė absorbimin e hekurit

• Mishi/peshku/pula;

• Pemėt: portokalli, lėngu portokalli, pjepri, dredhėza, grejpi e tė ngjashme;

• Perimet: brokoli, lakra e Brukselit, domatja, lėngu i domateve, patatja, speci i kuq dhe i gjelbėr, vera e bardhė.





Ushqimet qė pengojnė absorbimin e hekurit

• Vera e kuqe, kafja dhe ēaji;

• Perimet: spinaqi, rrepa e bardhė, raveni apo rabarbara dhe patatja e ėmbėl;

• Drithėrat e papėrpunuara dhe krundet;

• Produktet e sojės.



Derisa shumė njerėz konsiderojnė qė mishi dhe produktet e mishit janė burimi i vetėm i hekurit, ka edhe shumė opsione tjera qė nuk pėrfshijnė mishin, dhe mund tė parandalojnė aneminė. Ėshtė e nevojshme tė balancohet konsumimi i ushqimeve me mish dhe tė pėrmirėsohet konsumimi i vitaminės C pėr t’u rritur absorbimi i hekurit nga ato burime.

Hekuri heme mund tė gjendet nė tė verdhėn e vezėve, pulė, mishin pa yndyrė tė lopės, salmon dhe tunė. Ushqimet bimore pėrfshijnė fasulet e thara, pemėt e thata, siē janė kumbullat dhe rrushi i thatė, bajamet, arrat braziliane dhe perimet e gjelbra siē janė brokoli, lakra jeshile, spinaqi dhe sallata. Drithėrat e plota, duke pėrfshirė edhe gurin, melin, tėrshėrėn dhe orizin integral, tė cilėt po ashtu pėrmbajnė hekur.

Me kombinimin e kujdesshėm tė ushqimeve mund tė pėrmirėsoni absorbimin e hekurit. Kur hani burime bimore tė hekurit konsumoni dhe ushqime qė pėrmbajnė vitaminė C. Kur hani ushqim me prejardhje shtazore me tė hani edhe burimet bimore tė pasura me hekur.



Ushqimi i pasur me hekurin heme

Guaskat

Mėlēia e pulės

Mėlēia e lopės

Mishi lopės

Mishi i pulės

Midhjet

Karkalecat e detit

Sardinat

Mishi i bibės





Ushqimet e pasura me hekur joheme

Drithėrat

Fasulja

Farat e kungujve

Patatja e pjekur me lėvore

Pasta e pasuruar

Shpargu



Femrat shtatzėnė nuk duhen tė hanė mėlēi pėr shkak tė pėrqindjes sė madhe tė vitaminės A. Sasitė e mėdha tė vitaminės A mund tė jenė tė dėmshme pėr fėmijėn.