Preparatet shtëpiake për luftën kundër inflamacionit të telave të zërit

Publikuar: 21.01.2012 - 18:46

Njė nga format mė tė kėqija tė ftohjes me siguri ėshtė laringitisi, respektivisht inflamacioni i telave tė zėrit, qė mund t’ua nxijė jetėn. Pėr ata qė nuk e dinė, telat e zėrit, derisa nuk ka asnjė inflamacion, gjatė tė folurit hapen dhe mbyllen dhe nė kėtė mėnyrė prodhohen tingujt, respektivisht fjalėt apo tė folurit.

Kur vjen deri tė inflamacioni dhe telat e zėrit ėnjten, zvogėlohet mundėsia e punės sė tyre normale dhe vjen deri te ngjirja e zėrit apo paaftėsia totale pėr tė folur. Kur ju ndodh diēka e tillė, mė e keqja qė mund tė bėni ėshtė tė flisni, sepse problemi vetėm sa do tė pėrkeqėsohet.

Nėse ėshtė disi e mundshme - heshtni , dhe madje shmangeni edhe pėshpėritjen sepse besoni apo jo, edhe ajo i tendos telat e zėrit njėjtė si edhe bėrtitja. Po ashtu, mos e tendosni fytin duke tentuar ta pastroni zėrin pėrmes kollitjes, sepse jo vetėm qė nuk do t’u ndihmojė kjo, por madje edhe do tė pėrkeqėsojė tėrė situatėn. Nėse megjithatė ekziston nevoja pėr kollitje, tentoni qė ta amortizoni sa mė shumė qė mundeni.



Pijet e ngrohta

Telat e zėrit mund t’i shėroni nė shtėpi, si edhe ēdo inflamacion tjetėr tė fytit, por nėse situata nuk pėrmirėsohet nė katėr ditėt e ardhshme, gjithsesi vizitoni mjekun i cili do t’ua pėrshkruajė terapinė e nevojshme. Sepse, pėr shkak tė inflamacionit jo vetėm qė mund tė vijė deri te inflamacioni i telave tė zėrit, por mund tė paraqitet edhe gjakderdhja, krijimi i nyjave, polipeve dhe cistave.

Siē kemi theksuar tashmė, ilaēi mė i mirė pėr laringitis ėshtė heshtja, por kjo nuk do tė thotė qė nuk duhet tė merrni edhe masa tjera tė caktuara pėr ta lehtėsuar atė apo madje shėruar inflamacionin. Pėr tė lehtėsuar ndjenjėn e pakėndshme nė fyt, pini deri tetė gota ujė tė vakėt apo ēaj nė ditė (jo tė nxehtė). Shumė e rėndėsishme ėshtė qė tė mos vijė deri te tharja e fytit.

Sa i pėrket ēajeve pėr lehtėsim tė laringitisit, mė i miri ėshtė ai qė ėshtė bėrė nga agnushja (Marrubium vulgare) ose lėpushka (Verbasci flos). Por, ndoshta ēaji mė i mirė pėr proceset e pėrgjithshme inflamatore nė fyt ėshtė ēaji i sherbelės nė tė cilin mund tė shtoni njė lugė mjaltė. Ēaji nga altea ėshtė ndoshta mė shumė i njohur si ēaj pėr qetėsimin e kollitjes, por ai pėr shkak tė mukozės sė vet qė e lė nė fyt, mund tė ndikojė nė mėnyrė qetėsuese edhe nė tela tė zėrit, dhe tė parandalojė tharjen e fytit.

Nė shumicėn e tregjeve dhe farmacive mund t’i blini gjithė ato barishte tė thata dhe ta pėrgatisni nė mėnyrė standarde. Nė 2 decilitra ujė tė vluar hidhni njė lugė tė bimės shėruese dhe prisni qė tė ftohet lehtė, filtrojeni dhe pijeni.



Avulli dhe lagėshtia

Njė nga ilaēet mė tė njohura popullore pėr shumicėn nuk ėshtė i kėndshėm, por kur bėhet puna pick, gati nuk ka person qė nuk do ta pijė. Ajo qė duhet tė bėni ėshtė tė pėrgatisni lėng nga qepa, ēdo disa orė tė pini nga dy lugė dhe pas kėsaj tė merrni njė lugė mjaltė.

Pėrgatisni njė limonadė tė mirė me mjaltė (me ujė tė vakėt), dhe nė tė mund tė vėni edhe njė majė tė piperit tė kuq. Pijeni disa herė nė ditė.

Inhalohuni disa herė nė ditė, nėse ėshtė e nevojshme, por mė sė miri ėshtė para gjumit. Ngroheni ujin dhe nė tė vėni pak kamomil ose livandė apo mente, apo ndonjė vaj eterik, dhe thitheni avullin. Merrni frymė thellė qė avulli tė kalojė pėrmes gojės dhe tė arrijė deri tek mushkėritė. Lagėshtia me siguri do tė relaksojė telat e zėrit dhe shumė shpejt do tė ndiheni mė mirė. Pėrkujdesuni qė hapėsira nė tė cilėn qėndroni dhe flini tė ketė edhe enėn pėr lagėshtim tė ajrit.

Kur jeni jashtė, merrni hapa pėr fyt, bonbone dhe guma pėrtypėse, sepse me rritjen e prodhimit tė pėshtymės do tė lagėshtohet fyti.