Si i keni mendimet, ashtu e keni edhe jetën!

Publikuar: 27.12.2011 - 20:53

Pėr ēka mendoni?

Sipas disave qė e kanė studiuar, Ligji universal i tėrheqjes ėshtė me ne qė nga fillimi i kohėve, madje ndoshta nga momenti i krijimit dhe fillimit tė mendimeve. Tė tjerėt thonė qė ėshtė e pamundshme tė pėrcaktohet saktė se kur ka hyrė ky koncept nė mendjen njerėzore.

Disa ekspertė pėr vetėndihmė thonė qė Ligji i tėrheqjes ndoshta daton qė para 6.000 ose 7.000 viteve ku pėrmendet nė traditat mistike dhe besimet e njerėzve. Pėrkthimet e teksteve tė lashta sugjerojnė qė stėrgjyshėrit tanė spiritualė kanė ditur shumė pėr qiellin dhe tokėn, por edhe pėr marrėdhėniet mes gjėrave.

Me siguri e keni dėgjuar thėnien e vjetėr qė e ngjashmja tėrheq tė ngjashmen. Mendoni pėr kėtė gjė dhe pak a shumė do ta keni tė qartė se ēka ėshtė Ligji i tėrheqjes. E thėnė thjeshtė, Ligji i tėrheqjes pohon qė mendimet tona nė jetė tėrheqin gjėrat, njerėzit, situatat dhe rrethanat, pozitive dhe negative.

Pėrkrahėsit e Ligjit tė tėrheqjes thonė qė nė jetėn tuaj tėrhiqni atė pėr ēka mendoni. Mendimet mund tė bėhen me ngarkesė emocionale. Kur dėshironi diēka jeni shumė tė entuziazmuar pėr shkak tė mundėsisė qė dėshirat tuaja t’ju plotėsohen. Ju besoni se mund tė keni diēka. Mund ta meritoni atė gjė. Kjo do tė vijė tek ju.

Pėrkrahėsit e Ligjit tė tėrheqjes pohojnė qė kjo funksionon kur e dini saktė se ēka dėshironi. Dėshira juaj ka energjinė tė cilėn ia japin mendimet, emocionet, fotografitė vizuale dhe besimi i fortė qė do tė realizohet ajo qė dėshironi. Mund tė ndieni dhe tė shprehni falėnderim pėr atė qė tashmė keni, madje edhe pėr atė qė dėshironi, edhe pse ajo ende nuk ka ardhur nė duart tuaja.

Ligji i tėrheqjes nuk pėrfshin dėshirat, mendimet dhe ėndėrrimet boshe ose fantazitė momentale. Dėshira nuk ėshtė njė qėllim mjaft i fortė. Ligji gjithmonė u jep njerėzve atė ēka dėshirojnė mė sė shumti.

Ligji i tėrheqjes vepron si pėrgjigje nė mendimet qė janė bėrė energji. Ēka nėse qėllimisht i kushtoni vėmendje diēkaje qė dėshironi ta ftoni nė jetė, diēka qė thellė dėshironi qė tė realizohet? A mundet Ligji i tėrheqjes ta realizojė kėtė? Pėrgjigja ėshtė po. Gjithmonė.

Nuk ėshtė e rėndėsishme ēka dėshironi: pasuri, marrėdhėnie me shumė dashuri, spiritualitet, shėndet tė mirė, shtėpi tė madhe, automobil tė ri. E rėndėsishme ėshtė tė kuptoni qė mendimet tuaja po ashtu mund tė tėrheqin gjėrat qė nuk i dėshironi. Gjėrat tė cilave u frikėsoheni mė sė shumti dhe nėse mendoni pėr to, shpesh ose nė mėnyrė obsesive, po ashtu mund t’i ndillni nė jetėn tuaj.

Duke pėrsėritur mendimet qė janė tė ngarkuara me frikė shumė lehtė mund tė lejoni nė jetėn tuaj realizimin e atij ankthi. Mė mirė ėshtė tė largoni ato mendime tė errėta. Mos hiqni dorė. Nė vend tė kėsaj zėvendėsoni mendimet tuaja tė tmerrshme me besimin qė keni bėrė gjithēka qė ėshtė nė fuqinė tuaj qė ato tė mos realizohen.

Kuptimi i bazės sė Ligjit tė tėrheqjes na mundėson tė arrijmė qėllimet tona, tė fitojmė mė shumė se qė dėshirojmė dhe tė shmangim tėrheqjen e gjėrave qė nuk i dėshirojmė. Nėse u kushtojmė vėmendje mendimeve tona mund tė arrijmė potencialin tonė tė plotė dhe sė bashku tė krijojmė njė botė mė harmonike dhe mė tė drejtė.





Mjeti mė i fuqishėm pėr krijim ėshtė truri juaj!

Secili mund tė marrė vendimin pėr atė se ēka dėshiron ose nuk dėshiron nė jetėn e vet. Mund tė pėrdorni tė drejtėn tuaj tė realizoni ėndrrat, dėshirat dhe ambiciet tuaja. Sė pari mund tė duket e pamundshme tė hiqni qafe borxhet dhe tė ndryshoni mėnyrėn sipas sė cilės mendoni. Por, Ligji i tėrheqjes e bėn kėtė gjė tė mundshme. Mendoni ēdo hap tė planit, vizualizoni ēka do tė ndodhė dhe ndieni lumturinė pėr shkak tė kėsaj. Ēdo mendim i juaj posedon energji tė pabesueshme, ndėrsa atė energji e drejtoni ju! Mund ta keni jetėn qė e keni zgjedhur! Duhet vetėm pak imagjinatė.

Pavarėsisht a ėndėrroni me sy hapur apo nė gjumė, mendja mendon me fotografi dhe simbole. Pėrkrahėsit e Ligjit tė tėrheqjes do tė ju thonė qartė qė kur mendoni qartė atė ēka dėshironi mė sė shumti, Ligji i tėrheqjes edhe ua jep atė gjė. Universi merr detyrėn tė rregullojė ose tė shpėrndajė elementet dhe rrethanat e nevojshme qė e krijojnė tė pamundshmen.

Mirėnjohja luan rol tė rėndėsishėm pėr shkak tė mėnyrės si ndiheni kur jeni mirėnjohės pėr diēka. Kur jeni mirėnjohės, ndiheni mirė, keni ndjenja dhe mendime pozitive. Ligji gjithmonė reagon nė atė nė ēka i keni pėrqendruar mendimet dhe emocionet tuaja.



Mendoni se si duket diēka nėn xham zmadhues ose mikroskop. Subjekti i studimit vjen nė fokus tė fortė dhe rritet shumė ehur. E njėjta ndodhė kur pėrdorni Ligjin e tėrheqjes! Mendimet tuaja bėhen tė fokusuara, mė shumė tė koncentruara dhe me plot energji. Duheni tė merrni atė ēka dėshironi. Ligji vazhdimisht reagon nė atė qė keni pėrqendruar mendimet dhe emocionet tuaja.

Ligji i tėrheqjes ėshtė i paanshėm. Ēka do qė mendoni manifestohet. Mendimet e pavetėdijshme pėr ndodhitė negative mund tė ndjellin pėrvojat negative nė jetėn tuaj. Ka shumė probabilitet qė do tė deklaroni qė kurrė nuk do tė dėshironi qė tė ndodhė diēka e tillė, por atėherė atė gjė edhe do ta tėrhiqni nė jetė. Ēka mendoni, pse thuhet “kurrė mos thuaj kurrė”? Kur filloni tė lidhni mendimet tuaja me ngjarjet qė kanė ndodhur ose ndodhin nė jetėn tuaj, do tė mund tė shihni se si mendimet tuaja ndikojnė nė jetėn tuaj.

Nėse dėshironi tė  kėrkoni diēka nė jetė, duhet tė krijoni hapėsirė pėr atė. Me fjalė tjera, duheni tė rrėnoni, hiqni dhe spastroni hapėsirėn e qartė pėr tė krijuar atmosferėn e drejtė pėr marrjen e punės sė re, rritjen e pagės, dashurinė apo miqtė. Tradita e lashtė Feng Shui thekson pastrimin e hapėsirės pėr tė tėrhequr ēka dėshironi nė jetė. Parregullsia pengon ose bllokon rrjedhjen e energjisė. Kur tentoni tė kėrkoni diēka tė mirė, sigurisht nuk dėshironi tė bllokoni ardhjen e tij/saj.

Sė pari kontrolloni mendimet tuaja? A janė pozitive? Mos keni krijuar pavetėdijshėm ndonjė bllokadė? Nėse ėshtė ashtu, largojini nga mendja. Krijoni hapėsirė pėr atė ēka dėshironi. Pasuri, bizhuteri tė shtrenjtė, shtėpi tė re, automobil, super trup tė shėndetshėm, humbje tė peshės. Mund tė keni ēka do qė dėshironi.