Prishtinë: Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Publikuar: 10.10.2011 - 16:56

Prishtinė, 10 tetor - Ministria e Shėndetėsisė e Republikės sė Kosovės, me pėrkrahjen e Zyrės sė OBSH-sė nė Prishtinė, organizoi sot shėnimin e Ditės Botėrore tė Shėndetit Mendor me njė takim nė Prishtinė dhe me pjesėmarrjen e profesionistėve dhe menaxherėve tė institucioneve tė kėsaj fushe, ku u diskutua pėr integrimin e shėrbimeve tė Shėndetit Mendor nė Kosovė.

Nė kėtė takim, ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani , i cili ka qenė edhe iniciator i reformės sė shėndetit mendor nė Kosovė, tha se niveli i financimit pėr fushėn e shėndetit mendor nė Kosovė ėshtė shumė i ulėt, ndėrsa krahas kėtij elementi, njė dukuri tjetėr qė e vėshtirėson situatėn, ėshtė stigmatizimi qė nė shoqėrinė kosovare u bėhet tė sėmurėve mendor, duke e vėshtirėsuar nė kėtė formė trajtimin individual tė kėsaj kategorie, por edhe duke treguar kėshtu njė standard tė ulėt tė normave shoqėrore.

Ministri tha se nė eliminimin e kėsaj dukurie duhet punuar qė nga familja, institucionet dhe shoqėria, qė me pėrkrahjen edhe tė mediave, ky fenomen tė ērrėnjoset, pasi qė kjo ėshtė njė ēėshtje bazike nė tė cilėn duhet punuar ēdo ditė.

Me gjithė vėshtirėsitė,  Agani theksoi se falė reformės sė shėndetit mendor Kosova ka arritur rezultate shumė tė mira nė kėtė fushė, madje ėshtė bėrė shembull edhe i vendeve tė rajonit nė kėtė fushė, dhe vendeve qė kanė buxhet shumė herė mė tė madh se shėndetėsia kosovare pėr shėndetin mendor.

Duke qenė vendi i vetėm nė rajon qė nuk ka Spital Psikiatrik, si formė e vjetruar e kujdesit pėr tė sėmurėt mendor, dhe qė shėrbimeve pėr tė sėmurėt mendor i ofron nė komunitet, rezultatet janė mė tė mira se tė shumė vendeve pėrreth qė kanė financim shumė mė tė forta, tha ai.

“Investimi nė Shėndetin Mendor ėshtė investimi mė i mirė nė shėndetėsi”, theksoi ministri Agani.

Skėnder Syla, shef i OBSh-sė pėr Kosovė tha se investimi nė shėndetin mendor nė nivelin global ėshtė shumė i vogėl, diku rreth 2 pėr qind nė buxhetet e shteteve tė ndryshme, e kėtu pėrjashtim nuk bėn as Kosova, ndėrkohė qė, theksoi ai, rreth 20 pėr qind tė sėmundjeve janė barrė e sėmundjeve mendore.

“Kjo diskrepancė kaq e madhe duhet tė tejkalohet, ndėrsa dita e sotme ėshtė njė moment pėr tė sensibilizuar sektorėt e ndryshėm, sepse trajtimi i tė sėmurėve mendor nuk ėshtė pėrgjegjėsi e vetėm Ministrisė sė Shėndetėsisė, por edhe sektorėve tė tjerė”, tha Syla.

Ilir Tolaj, sekretar i pėrgjithshėm i MSh-sė, tha se pėrkundėr vėshtirėsive buxhetore, reforma e shėrbimeve psikiatrike e orientuar nė komunitet duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes klientin dhe familjen e tij duhet vazhduar. Njė rėndėsi tė veēantė, tha ai, duhet kushtuar personave tė riatdhesuar, sepse kjo ėshtė njė komponentė e veēantė e monitorimit tė Kosovės nė procesin e liberalizmit tė vizave por edhe tė integrimit nė BE.

Nė kėtė takim ka pasur debate  e diskutime tė ndryshme lidhur me integrimin e shėrbimeve tė shėndetit mendor si dhe ėshtė bėrė promovimi i Udhėzuesit pėr intervenim-zbrazėtira tė shėndetit mendor, nga OBSH.