Depresioni, mania dhe frika

Publikuar: 31.05.2013 - 12:25

Emėrtimi depresion vjen nga fjala latine, “deprimere”  qė do tė thotė, mė shtyp, mė goditė, mė ndrydh, e rrėzuar diēka pėrdhe me goditje.

Definicioni - Depresionet janė ērregullime psikike afektive qė shkojnė me humor tė rėnė. Me fjalė tė tjera depresioni paraqet spostim, rėnie, tė instinkteve dhe tė epsheve, tė cilat paraqesin shtytje tė brendshme pėr aktivitete dhe procese jetėsore.

Kohėzgjatja - Depresionet e patrajtuara (tė pashėruara) mund tė zgjasin nga disa muaj deri nė disa vite  derisa ato kronifikohen.

Shpeshtėsia- Rreth  20% e tė tė gjithė njerėzve sė paku njėherė nė jetėn e tyre vuajnė nga depresionet

Prevalenca gjinore-  Femrat vuajnė nga depresionet mė shumė se meshkujt
Shkalla e depresioneve - Sipas rastit, depresionet mund tė jenė tė lehta, mesatare dhe tė rėnda

Llojet e depresioneve
Mė i njohuri ėshtė depresioni bipolar, i cili pėrbėhet nga episodi depresiv qė zgjatė dy-tre muaj dhe vazhdon si episod me mani, i cili po ashtu zgjatė dy-tre muaj. Episodet e tilla me depresion dhe mani ndėrrohen nė mėnyrė alternative dhe si tė patrajtuara  mund tė zgjasin pėr vite tė tėra.

Depresioni neurotik shkaktohet nga faktorėt e jashtėm rrethanorė, pėrfshirė kėtu edhe ngarkesat psikike tė cilat krijohen nė mesin e anėtarėve tė familjes, por edhe tek ata qė vuajnė njėkohėsisht nga sėmundjet psikike.

Shenjat  e depresionit:
Shenjat kryesore tė depresionit janė humbja e pjesshme ose e plotė e aftėsisė pėr t`u gėzuar, pėr tė dashur dhe pėr t’u pikėlluar Shenjat dytėsore tė depresionit varėn sipas shkallės dhe llojeve tė depresioneve. Kėshtu depresivėt sipas rastit vuajnė nga brengat, frikat dhe pasiguritė e tepruara lidhur me tė ardhmen.

Ndjehen tė lėnė, tė braktisur, tė pa ndihmuar, tė pavlerė, tė paaftė e tė nėnvleftėsuar. Vuajnė nga lodhjet dhe pafuqitė trupore e shpirtėrore,  nga mungesa e koncentrimit dhe e vėmendjes, nga harresat, nga tė menduarit e ngadalėsuar, nga mendimet negative dhe pesimiste, nga  paaftėsia pėr tė pasur vullnet dhe pėr menduar pozitivisht, pėr tė dashur e pėr tė bėrė seks etj.

Mė tej ata vuajnė nga ērregullimet e gjumit, zgjimi i vėshtirė nė mėngjes pa asnjė shpresė e vullnet. Kėshtu ėshtė i njohur depresioni i thellė i mėngjesit dhe i paradites, i cili zakonisht pėrmirėsohet gjatė pasditeve dhe mbrėmjeve. Edhe humbja e oreksit, marrja e pakėt e ushqimit dhe humbja e peshės janė shenja tė depresionit. Dhe sė fundi pjesė e shenjave tė depresionit janė edhe njė seri simptomash trupore si p. sh: topitjet e kokės, ndjenja e kokės  sė tejmbushur ose  zbrazur, pengesat nė frymėmarrje (lėmshi topi nė fyt apo nė gjoks), pengesat e barkut (topi, lėmshi nė lukth), dhimbjet e muskujve tė qafės tė shpatullave, tė kurrizit etj.

Mania
Terminologjia -Emėrtimi mani rrjedhė nga fjala greke “mania” qė do tė thotė  shpėrthim, zemėrim, tėrbim, ēmenduri, marrėzi.

Definicioni - Mania si edhe depresioni paraqet njė ērregullim afektiv me humor (disponim) dhe shtytje tė brendshme (instinkte dhe epshe) tė rritura mbi nivelin e zakonshėm tė normalitetit.

Kohėzgjatja - Gjendjet me mani quhen episode me mani tė cilat zgjasin dy-tre muaj. Te depresioni bipolar episodet me mani i vijnė pas episodeve me depresion  Shenjat e manisė:

Tejngacmueshmėria si pasojė e rritjes sė shtytjeve tė brendshme Humori (disponimi) i rritur dhe intensiv Rritja e vetėdijes dhe e kthjelltėsisė mendore pa ndonjė arsye Aktivitete trupore dhe mendore tė vazhdueshme pėr pa gjetur qetėsim Ndjeshmėri e pakėt deri e munguar nė raport me nevojat e tė tjerėve Veprime dhe sjellje tė guximshme tė papenguara /tė pakontrolluara/

Ardhja e vazhdueshme dhe e shpejtė e ideve tė reja njėra pas tjetrės pėr shkak tė asociacioneve tė shumta Gjatė bisedės ikje (shmangie) nga tema kryesore  dhe marrje me tema dytėsore pa u kthyer sėrish te tema kryesore Biseda e vazhdueshme pa pikė e pa presje (logorea) sa qė tjetri e ka vėshtirė ta kuptojnė Paranoja e madhėshtisė nė formėn e mendjemadhėsisė (megalomanisė)

Rėnie e vėmendjes nė raport me ambientin pėr shkak tė angazhimit intensiv me idetė vetjake
Rėnie drastike e nevojės pėr tė fjetur

Kėshilla:
Tė varurit nga depresioni duhet qė me kohė ta kėrkojnė shėrimin e tyre nga personat profesionistė, te psikiatri dhe psikologu Sipas rastit ata pėrveē psikoterapive duhet tė marrin edhe antidepresivė

Ērregullimet e frikės Aspekti i pėrgjithshėm:
Terminologjia - Fjala greke, “pfobos” do tė thotė, frikė, trembje nga objektet e caktuara, p. sh: hidrofobia nėnkupton frika nga uji, tanapfobia nėnkupton frikėn nga vdekja, klaustrofobia paraqet frikėn nga ambientet e ngushta. Sipas objektit i cili shkakton frikė, fobitė janė tė shumta   

Ēfarė ėshtė frika normale?

Jo ēdo frikė paraqet ērregullim tė frikės. Frika optimale paraqet njė afekt emocional normal dhe tė domosdoshėm, pėrkatėsish njė alarm tė dobishėm nė raport me kėrcėnimet dhe rreziqet reale qė i kanosen njeriut.

Ēfarė ėshtė frika patologjike ose frika e ērregulluar, e sėmurė?
Frika patologjike ose e sėmurė paraqet frikėn e tepruar ose tė pakėsuar ndaj faktorėve kėrcėnues e rrezikues pėr shkak tė ērregullimeve tė frikės

Kur ndodh frika e ērregulluar?
Frika e ērregulluar/e sėmurė ose patologjike/ndodh sa herė qė rrezikshmėria e njė fenomeni real mbivlerėsohet ose nėnvlerėsohet
Frika nė formėn e atakut panik  ndodhė pa ndonjė rrezik real     

Llojet e frikave
Llojet e frikave janė tė shumta, por frikat kryesisht ndahen nė:

- Nė frika tė pėrgjithshme ose jo specifike tė cilat nuk kanė tė bėjnė me frikat nga objekte dhe situata tė veēanta e tė caktuara
- Frika tė veēanta ose specifike tė cilat kanė tė bėjnė me frikat nga objekte e situata tė caktuara
Si shfaqet frika e ērregulluar

Kur frika i mbizotėron emocionet dhe sjelljet e tė goditurve ajo paraqet ērregullim dhe diagnozė nė vetvete, kurse kur ajo paraqitėt nė kuadėr tė ērregullimeve tė tjera psikike, paraqet vetėm njė simptomė tė ērregullimeve tė tilla

Ka pak ērregullime psikike qė nuk e kanė simptomėn e frikės

Aspekti specifik:
Duke pasur parasysh se tė varurit nga frika tė cilėt vuajnė njėkohėsisht edhe nga ērregullimet psikike, sipas rastit mund tė bėjnė veprime kėrcėnuese dhe tė rrezikshme  ndaj tė tjerėve dhe sipas rastit edhe ndaj vetes. Tek anėtarėt e familjes dhe te tė tjerėt me tė cilėt jetojnė, ekziston frika se ēfarė veprimi tė papritur mund tė ndėrmarrin tė varurit nga frika me ērregullime psikike nė secilin moment tė ardhshėm.

Frika e tillė ėshtė e pėrgjithshme dhe jo specifike sepse nuk ėshtė fobi nga ndonjė objekt i caktuar. Me kalimin e kohės dhe sipas rastit te tė varurit nga frika mund tė paraqitėn edhe fobi specifike qė kanė tė bėjnė me objekte tė caktuara.