Gjenetika zbulon se Evropa është një familje e madhe

Publikuar: 09.05.2013 - 13:29

Londėr, 9 maj- Sipas njė studimi tė ri gjenetik, nga Irlanda nė Turqi, evropianėt janė tė gjithė tė lidhur, duke ndarė sė bashku njė lidhje me paraardhėsit qė ishin gjallė vetėm njė mijė vjet mė parė, transmeton Rel shkrimin e International Herald Tribune.

Studimi nga shkencėtarėt e Kalifornisė ėshtė provė e mėtejshme se dallimet e vogla mes popujve tė ndryshėm evropianė janė kryesisht artificiale dhe se ata janė tė gjithė njė familje e madhe - edhe pse jo domosdoshmėrisht e lumtur.

“Madje edhe njerėzit qė gjenden larg si nė Britani tė Madhe e Turqi, ndajnė tė njėjtėn pjesė gjenome (sekuencė gjenetike) tė materialit nė 20 pėr qind tė rasteve”, pohojnė autorėt.

Peter Ralph dhe Graham Coop nga Universiteti i Kalifornisė kanė pėrdorur tė dhėna gjenome pėr 2 mijė e 257 evropianė, pėr tė kryer studimin e parė tė tillė tė njė kontinenti tė tėrė.

Nė vitet e fundit, shkruan IHT, gjenetika ėshtė kombinuar me arkeologjinė dhe studimet gjuhėsore si njė mjet pėr tė ndihmuar nė pėrgjigjet nė pyetjen e pėrjetshme se prej nga kemi ardhur.

Njė studim i veēantė, bazuar nė gjetjet e ADN-sė tė nxjerra nga skeletet e lashta, zbuloi muajin e kaluar se gjenetika moderne e Evropės ėshtė themeluar nga njė valė e tė sapoardhurve nė kontinent 6 mijė e 500 vjet mė parė, kohė kjo mė e afėrt sesa qė mendohej.

Hulumtimet e fundit janė pėrqendruar nė trashėgiminė e pėrbashkėt tė evropianėve pėr dallim nga teoritė e mėparshme qė pėrqėndroheshin nė dallimet - dhe nė fakt kishin tė bėnin me konfliktin racor. (Pėr shembull: procesi gjyqėsor i kėsaj jave nė Gjermani ku neonazistėt akuzohen pėr njė vale vrasjesh tė turqve dhe grekėve nga viti 2000 deri nė vitin 2007).

Jo mė larg sesa nė vitet e ’50-ta, nxėnėsit britanikė studionin ende nė tekstet shkollore tė para Luftės sė Dytė Botėrore, ku evropianėt ndaheshin nė gjermanė, alpinė dhe latinė, “lloje” tė pėrcaktuara sipas formės sė hundėve tė tyre, theksohet nė artikull.

Njė faqe akademike e internetit e Australisė “The Conversation” citon Maciej Henneberg, njė antropolog tė Universitetit Adelaide, tė ketė thėnė se shkencėtarėt ka 50 vjet qė argumentojnė se tė gjithė njerėzit janė aq ngushtė tė lidhur mes vete sa s’mund tė ndahen nė raca.

“Disa dallime tė dukshme nga jashtė si ngjyra e lėkurės apo forma e hundės nuk janė tė mjaftueshme pėr tė justifikuar ndarjet”, ka thėnė ai.

As hulumtimi i fundit nuk ofron ndonjė ngushėllim pėr ultra-nacionalistėt racistė tė cilėt do tė kėrkojnė qė tė kundėrshtojnė emigracionin jo-evropian nė njė Evropė mitikisht homogjene.

Shkencėtarėt e Kalifornisė thonė se hulumtime tė tjera sugjerojnė se tė gjithė njerėzit e gjallė nė botė kanė njė paraardhės tė pėrbashkėt tė para 3 mijė e 500 vjetėsh.

Studimi i Kalifornisė solli disa pėrfundime befasuese, si ajo se britanikėt ndajnė paraardhės mė tė pėrbashkėt me njerėzit nė Irlandė sesa me popujt tjerė nė Britani.

Ndėrsa, njė gjerman ka mė shumė kushėrinjtė tė largėt nė Poloni sesa nė Gjermani.

Prejardhja nuk ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė barabartė, vlerėson IHT.

Italianėt modernė dhe spanjollėt i kanė mė tė pėrbashkėt paraardhėsit krahasuar me popullatat e tjera evropiane dhe kjo mund tė shpjegohet nga pikėpamja e gjeografisė dhe historisė sė tyre.

Ėshtė joshėse tė mendohet se provat e mėtejshme mbi prejardhjen e pėrbashkėt mund tė kontribuojnė nė njė epokė tė re tė vėllazėrisė - ose tė paktėn tė kushėrinjve - dashurisė midis popujve tė Evropės pėrballė sfidave qė dalin pėrpara.

Disa megjithatė janė skeptikė.

“Ka pasur shumė studime nė tė cilat jemi pėrfshirė, e tė cilat na tregojnė se grupe tė cilat gjatė gjithė kohės luftojnė njėra-tjetrėn janė jashtėzakonisht tė lidhura ngushtė gjenetikisht”, thotė  Mark A. Jobling, njė gjenetist nė Universitetin Leicester tė Anglisė.

“Kėshtu pėr shembull popullsia hebarike dhe jo-hebraike nė Lindjen e Mesme ėshtė jashtėzakonisht e ngjashme gjenetikisht, por t’iu thuhet atyre se sa janė tė afėrm gjenetikisht, nuk do tė ndryshojė pikėpamjet e tyre”, citohet nė IHT Jobling.