Shërbimi muzikor i “Twitter”

Publikuar: 18.04.2013 - 18:55

Rrjeti shoqėror “Twitter” publikoi ditėn e enjte njė shėrbim tė ri, i cili tė rekomandon kėngė, bazuar mbi pėlqimet qė jep nė kėtė faqe.

Kėngėt mund tė luhen drejtėpėrdrejtė nėpermjet aplikacioneve si “Rdio”, “Spotify” dhe “iTunes”.

Programi i realizuar nga “Twitter” shfaq njėkohėsisht kėngėt qė miqtė janė duke dėgjuar dhe sugjerime tė bėra prej artistėve tė mėdhenj.

Kjo lėvizje e rrjetit shoqėror ndjek atė tė “Facebook”, i cili pak muaj mė parė pėrfshiu rekomandimet muzikore midis shėrbimeve qė ofron.

Aplikacioni i ri i “Twitter” do tė jetė i shkarkueshėm sė shpejti fillimisht pėr “iPhone” dhe mė pas edhe nė formate tė tjera.