Superperimet pranverore!

Publikuar: 26.03.2013 - 09:53

Pranvera ėshtė kėtu dhe ka ardhur koha qė ju tė rritni konsumimin e ushqimeve pranverore. Nėse u kushtoni vėmendje ushqimeve nė supermarket ose treg, do tė vėreni qė janė pėrplot tė mbushur me perime tė gjelbra, siē janė shpargu, spinaqi, etj. Perimet pranverore ofrojnė nivel tė lartė tė vitaminės K, hekurit dhe fitonutrientėve tė cilėt reduktojnė rrezikun nga krijimi i sėmundjeve kronike.

Shpargu
Edhe pse ėshtė nė treg gjatė tėrė vitit, nuk mund ta krahasoni shpargun pėr shembull tė dhjetorit dhe shpargun qė rritet nga shkurti deri nė qershor. Njė filxhan shparg pėrmban madje 70 pėr qind nga vlerat e rekomanduara ditore tė vitaminės K. Vitamina K ėshtė kyēe pėr absorbimin e duhur tė kalciumit nė eshtra. Njė filxhan shparg pėrmban 20 pėr qind tė vlerės sė rekomanduar ditore tė vitaminės A, e cila e forcon sistemin e imunitetit. Ėshtė burim i shkėlqyer i proteinave dhe acidit folik. Njė arsye tjetėr pėr ta dashur shpargun? Ėshtė i shkėlqyeshėm si ilaē pėr dhimbjen e kokės nga dehja apo mamurllėku.

Fasulja fava
Kjo ėshtė njė nga bimėt mė tė vjetra tė kultivuara. Ėshtė burim i shkėlqyer me fibra, hekur dhe proteina. Vetėm njė 1 filxhan fasule fava pėrmban madje 13 gramė proteina. Hulumtimet kanė treguar qė fasulja fava nė mėnyrė tė natyrshme rregullon nivelin e kolesterolit, redukton rrezikun nga krijimi i sėmundjeve tė zemrės dhe sulmi nė zemėr. Po ashtu ėshtė e shkėlqyeshme pėr rritjen e dėshirės seksuale.

Sallata e gjelbėr
Pėrveē qė ka shije mė tė mirė gjatė pranverės, ėshtė mė e shėndetshme dhe mė e sigurt. Sallata e gjelbėr e cila rritet jashtė sezonit ėshtė e mbushur me kompozime tė dėmshme, tė cilat mund tė shkatėrrojnė shėndetin e gjėndrės tiroide. Sallata e gjelbėr e cila ėshtė rritur nė pranverė ėshtė e mbushur me antioksidantė, fibra dietale, vitaminė K, C edhe acid folik.

Qepa e re
Ky ėshtė versioni  i njomė i qepės sė gjelbėr, e cila ėshtė e ngjashme me qepėn e kuqe. Tė triat kanė veēori dhe pėrparėsi pėr shėndetin. Pėrmbajnė kuercetinė, antioksindantin i cili ka veprim edhe si antihistaminė dhe ėshtė i shkėlqyer edhe nė lehtėsimin e alergjive sezonale. Kuercetina rregullon tensionin e gjakut dhe zvogėlon rrezikun nga krijim i sėmundjeve tė zemrės.

Spinaqi
Pranvera ėshtė periudha mė e mirė e vitit pėr konsumimin e spinaqit. Pėrveē qė ėshtė burim i shkėlqyeshėm i vitaminės C dhe i acidit folik, tė cilėt forcojnė sistemin e imunitetit dhe lehtėsojnė simptomat e alergjisė, ėshtė burim i shkėlqyer i betainės, kompozimit qė pėrmirėson qėndrueshmėrinė gjatė ushtrimeve. Nėse mendoni qė vetėm karotat janė tė mira pėr ruajtjen e shikimit, e keni gabim! Spinaqi pėrmban luteinė dhe zeaksantinė, dy fitokimikatet qė reduktojnė rrezikun nga krijimi i dėmtimeve tė syve tė shkaktuara nga pleqėria.

Rrepka
Rrepkat janė tė mira pėr shėndet, pėrmbajnė madje 30 pėr qind tė vlerave tė rekomanduara ditore tė vitaminės C. Pėr reduktimin e rrezikut nga krijimi i kancerit rrepkat konsumoni sė bashku me brokoli. Rrepkat pėrmbajnė enzimat qė pėrshpejtojnė absorbimin e kompozimeve antikancerogjene, qė gjenden nė brokoli. Mos neglizhoni gjethet e brokolit. Ato janė burim i shkėlqyer i vitaminės C, kalciumit dhe proteinės.

Bizelet
Edhe pse bizelet gjatė pranverės janė ndėr perimet e para qė piqen, sezoni i tyre zgjat vetėm 2 javė prandaj hani tani. Vetėm njė filxhan bizele do t’ju pasurojė me dozėn e nevojshme ditore tė vitaminės C. Bizelet janė njė nga burimet mė tė mira tė tiaminės (vitamina B1) e cila pėrmirėson disponimin dhe lehtėson simptomat e depresionit.