HP dhe Samsung bashkëpunojnë për shtypje direkt

Publikuar: 25.03.2013 - 21:35

HP ka prezantuar ofertėn e re pėr shtypje, e cila shfrytėzuesve tė disa pajisjeve tė caktuara tė Samsungut u mundėson mėnyrė tė thjeshtė tė shtypjes direkte nė mė shumė se 180 printerė rrjeti tė HP-sė nė kuadėr tė serive HP InkJet dhe LaserJet.Dallimi nga aplikacionet aktuale pėr shtypje mobile qė gjenden nė treg ėshtė qė opsioni i ri i integruar i HP-Samsung nuk kėrkon konfigurim, vegla, driverė apo konfigurim rrjeti pėr telefonin tuaj, gjė qė e bėn shtypjen mobile mė tė thjeshtė dhe mė tė pėrshtatshėm. Tutje, oferta e HP-Samsung ėshtė e vetmja zgjidhje qė ofron parametra dhe opcione tė sofistikuara siē janė shtypja e dyanshme, ngjyra, orientimi dhe lloji i letrės. Me mundėsi tė tilla dhe shumė tė tjera, zgjidhja e re gjithsesi do ta bėjė shtypjen nė lėvizje mė tė lehtė dhe do tė kursejė kohė pėr tė gjithė.

Shfrytėzuesit mund tė shtypin nė dy mėnyra: duke u lidhur automasikisht me pajisjet e tyre Samsung dhe printerėt HP nė rrjetin e njėjtė lokal pėrmes internetit pa tela ose duke shfrytėzuar teknologjinė e HP-sė pėrmes qasjes direkte pa tela nė printer.

Shtypja do tė pėrkrahet edhe nė Samsung Galaxy S IV, ndėrsa si upgrade ky funksionalitet do tė jetė nė disponim edhe pėr Samsung Galaxy S III  dhe Note II.