Floridë: Mushkonja gjigante që depërtojnë edhe nëpër rroba

Publikuar: 07.03.2013 - 21:17

Miami, 7 mars – Mushkonja super tė mėdha tė madhėsisė sė njė monedhe tė vogėl metalike, e qė mund tė kafshojnė edhe mbi rrobat e veshura, do tė bėjnė invazion nė Floridė kėtė verė, paralajmėrojnė ekspertėt. Njė lloj special i kėtyre insekteve tė mėrzitshme, ndonjė nga tė cilat mund tė jetė deri nė 20 fish mė e madhe sesa mushkonjat e rėndomta, dhe tė cilat paraqesin rrezik madje edhe pėr tė ashtuquajturat mushkonja Tigėr, ėshtė pėrshkruar si “jashtėzakonisht agresive”.

Pėr arsye se vitin e shkuar kanė lėshuar vezė, mund tė pritet invazion i tyre, thonė shkencėtarėt, tė cilėt tėrheqin vėrejtjen qė nė sezonin e paraqitjes sė tyre duhet bartur pantallona dhe mangė tė gjata tė kėmishave. Por, mendohet qė vetė kjo masė nuk do tė mjaftojė, andaj rekomandohet edhe pėrdorimi i preparateve pėr dėbimin e tyre.

Psorofora ciliata, apo galiniper, ka gjatėsinė e trupit rreth 1.2 centimetra dhe larė tė  ngjashme me mushkonjėn tigėr.

Kafshimi apo thumbimi i kėtyre mushkonjave dhemb mė shumė se ai i mushkonjave tė zakonshme.

Ky lloj mushkonje supozohet se ka ardhur nė Florida bashkė me uraganet e vjetme, ku kanė lėshuar vezėt.

Edhe te ky lloj mushkonje kafshimin e njerėzve e bėjnė vetėm mushkonjat femra, derisa ato mashkullore ushqehen me nektar tė luleve, ose edhe me larva tė mushkonjave tė llojeve tė tjera. Sikundėr mushkonjat e tjera, edhe kėto gjigantet janė mė aktive nė mėngjes dhe nė muzg.