Këshilla për ushqim të shëndetshëm

Publikuar: 06.03.2013 - 16:55

Ushqimi i shėndetshėm nuk nėnkupton tė ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime tė caktuara. Nė vend tė kėsaj, bėhet fjalė qė tė ndiheni mirė, tė keni mė shumė energji dhe tė jeni tė shėndetshėm. Ēdo nutricionist do t’ju thotė qė tė ushqyerit nė mėnyrė tė shėndetshme nėnkupton 5 vakte, tri kryesore dhe dy mesvakte. Kjo nėnkupton qė kurrė nuk jeni tė uritur, qė tė hani gjithēka por nė sasi tė arsyeshme.

Ushqimi i shėndetshėm fillon me mėsimin se si dhe sa tė hani. Kjo nuk ėshtė kurrfarė diete, kjo ėshtė mėnyrė e tė ushqyerit qė mund tė zvogėlojė rrezikun nga sėmundjet si sėmundja e zemrės, kancerit dhe diabetit dhe tė parandalojė shfaqjen e depresionit. Pėrveē kėsaj, tė mėsuarit pėr shprehitė e shėndetshme mund tė nxisin energjinė, tė pėrmirėsojnė kujtesėn dhe stabilizojė disponimin. Mund tė zgjeroni asortimentin e ushqimit tė shėndetshėm dhe tė mėsoni se si t’i planifikoni vaktet mė herėt.

Njerėzit shpesh mendojnė qė tė ngrėnėt nė mėnyrė tė shėndetshme ėshtė pak i komplikuar dhe i vėshtirė pėr t’u ndjekur, por baza kryesore e ushqimit tė shėndetshėm ėshtė pėrmbajtja. Pavarėsisht asaj ēka pohojnė disa dieta tė caktuara, ne tė gjithė kemi nevojė pėr njė masė tė karbohidrateve, proteinave, yndyrave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve pėr tė qėndruar tė shėndetshėm.

Nėse dėshironi tė ushqeheni nė mėnyrė tė shėndetshme dhe tė humbni ndonjė kilogram mund t’i provoni kėto kėshilla:

Mos i kapėrceni vaktet

Tri vakte dhe tri mesvakte sė bashku nė planin e ushqyerjes ju mundėsojnė qė tė mos jeni tė uritur dhe tė keni energji tė mjaftueshme gjatė ditės.

Mėnyra e shėndetshme e pėrgatitjes se ushqimit

Zgjidhni ushqimet qė janė tė pėrgatitura nė skarė, tė pjekura dhe tė ziera nė vend tė ushqimit tė fėrguar dhe ushqimit tė pėrgatitur me shumė vaj. Nė vend se tė shtoni gjėra mė pak tė shėndetshme siē janė gjalpi, margarina apo salca e pjekjes, ushqimet le tė pėrgatiten nė lėngun e tyre. Ėshtė e nevojshme qė tė hiqni lėkurėn dhe yndyrat e tepėrta nga mishi pėr tė mos konsumuar kalori shtesė dhe yndyrė.

Shmangia e sheqerit tė tepėrt

Pijet e ėmbla janė burim i madh i kalorive tė zbrazėta pėr tė cilat trupi ndoshta nuk ka nevojė, dhe nuk kanė vitamina, minerale, proteina, e as fibra. Si zėvendėsim pėr sheqer duhet tė pėrdorni sheqerin dietal, por edhe konsumimi i tij duhet tė jetė me masė.

Po ashtu shumė sheqer gjendet nė gjėrat e ėmbla siē janė ėmbėlsirat, biskotat dhe bonbonet.  Nuk duhet t’i largoni tėrėsisht nga ushqimi, vetėm duheni tė kufizoni konsumimin e tyre apo nė vend tė bonboneve tė hani pemė.

Mos mendoni pėr dietė

Nuk ka ushqime tė mira apo tė kėqija. Tė gjithė ushqimet mund tė jenė ushqim i shėndetshėm, nėse hahen me masė. Nuk ka ushqime tė ndaluara, hani gjithēka, por nė sasi tė arsyeshme. 

anatomia25.01.2014/19:23

ushqim rigoroz ë
bravoo miree