Ruani sytë tuaj!

Publikuar: 23.02.2013 - 10:36

Sytė na japin njė nga shqisat mė tė rėndėsishme, shqisėn e shikimit. Shumė persona, nė veēanti tė rinjtė, sytė i marrin si tė mirėqenė. Pėr njeriun dėmtimi ose humbja e shikimit paraqet reduktim tė konsiderueshėm tė kualitetit tė jetės. Qė shikimi juaj tė mos pėrkeqėsohet, kujdesuni pėr shėndetin e syve tuaj. Kėshillat qė ju sjellim janė tė thjeshta, por edhe efikase.

Rregulla 20-20-20

Shikimi nė monitor apo ēfarėdo ekrani nuk do tė dėmtojė shikimin, por mund t’i bėjė sytė e lodhur dhe tė thatė. Ėshtė befasuese qė derisa shikojmė nė monitor i lėvizim kapakėt dyfish mė shpesh se zakonisht. Ndiqeni rregullėn 20-20-20. Respektivisht, ēdo 20 minuta shikoni nė largėsinė prej 20 metrash nė periudhėn prej mė sė paku 20 sekondash. Le tė jetė distanca nė mes juve dhe monitorit tė paktėn 60 centimetra. Reduktoni reflektimin e monitorit ashtu qė e ktheni nė anėn nė tė cilėn nuk vjen drita e diellit ose investoni nė folien mbrojtėse e cila vepron si filtėr.

Syzet e diellit

Rrezatimi UV dėmton sytė njėjtė si edhe lėkurėn. Ekspozimi ndaj rrezatimit UV mund tė shkaktojė kataraktin dhe kancerin e kapakėve. Kurdo qė jeni jashtė, madje edhe gjatė ditėve me re, mbani syze tė diellit ose lente qė bllokojnė 99 deri 100 pėr qind tė rrezatimit UV. Thjerrėzat dhe syzet pėr diell nuk kanė nevojė tė jenė tė shtrenjta, e mjaftueshme ėshtė tė kontrolloni etiketėn e tyre. Bora, uji, toka dhe rėra reflektojnė rrezet UV, prandaj ėshtė e domosdoshme tė mbroni sytė.

Syzet mbrojtėse

Besoni apo jo, shumica e dėmtimeve tė syve ndodh nė punė ose shtėpi. Mbani syze mbrojtėse kurdo qė punoni me objekte tė mprehta, kur ka rrezik qė objektet e imta t’ju hyjnė sy dhe kur punoni me kimikatet e rrezikshme.

Ushqimi

Ushqimi i rregullt qė pėrmirėson qarkullimin ėshtė i shkėlqyeshėm pėr zemrėn, sytė dhe shikimin. Zgjidhni ushqimet siē janė pemėt, citruset, perimet e mbyllėta me gjethe dhe drithėrat integrale. Ushqimi i pasur me zink (bathė, guaska deti, mishi i kuq pa yndyrė, mishi i pulės) reduktojnė dukshėm rrezikun nga dėmtimi i shikimit. Karota pėrmirėson shikimin sepse pėrmban vitaminė A. Nutrientėt e tjerė qė janė tė rėndėsishėm pėr shikim janė beta karoteni dhe luteina.

Mos i injoroni problemet me sytė

Nėse sytė tuaj janė shpesh tė irrituar, tė thatė ose tė kuq, lehtėsoni simptomat me kompresa tė ftohta ose pika pėr sy. Nėse ndieni qė diēka ju grith syrin shpėrlajeni me ujė. Vizitoni mjekun nėse nuk kalojnė simptomat, nėse ndjeni dhimbje, ėnjtje, dhe jeni tė ndjeshėm nė dritė.

Pastroni thjerrėzat

Kujdesuni pėr sytė tuaj ashtu qė do tė kujdeseni pėr thjerrėzat. Lani duart para se t’i merrni thjerrėzat nė dorė. Pėrdorni mjetet qė ua ka pėrshkruar e miratuar mjeku. Ēdoherė kur i hiqni thjerrėzat pastrojini mirė. E rėndėsishme ėshtė qė thjerrėzat t’i ndėrroni rregullisht.

Kini kujdes me ilaēet

Shumė lloje tė ilaēeve mund tė dėmtojnė shikimin tuaj. Kėto mė sė shpeshti janė antacidet, ilaēet kundėr ankthit dhe mpiksjes sė gjakut, antidepresivėt, diuretikėt, kortikosteroidet dhe kontraceptivėt oralė. Kėshillohuni me mjekun tuaj pėr tė gjitha efektet e mundshme anėsore dhe komplikimet.

Mos pėrdorni grim tė vjetėr

Nė grim shumė lehtė vjen deri te mbledhja e baktereve. Duhet t’i hidhni produktet qė janė mė tė vjetra se 3 muaj. Nėse fitoni infeksione, hiqni tė gjitha produktet. Nėse jeni tė prirė ndaj reaksioneve alergjike, kini kujdes me testimin e kozmetikės. Mos e ndani me tė tjerėt kozmetikėn dhe mos pėrdorni mostrat nė tregun e produkteve kozmetike. Fytyrėn pastrojeni mirė pas pėrdorimin tė grimit, veēanėrisht para gjumit.

Kontrollet e rregullta

Pavarėsisht nėse mbani syze apo jo, kontrollet e syve janė tė nevojshme ēdo dy vjet pėr tė gjithė personat prej moshės 21 deri 40 vjet. Tė gjithė qė bartin thjerrėza dhe personat mė tė moshuar se 40 vjet kanė nevojė tė kontrollojnė sytė njė herė nė vit. Shumė sėmundje, duke pėrfshirė edhe glaukomėn, krijohen si pasojė e plakjes ose diabetit dhe nuk paraqesin simptoma tė hershme, prandaj kontrolli i rregullt ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm.

Lėreni duhanin

Nėse pini duhan, ndaleni! Pirja e duhanit rrit rrezikun nga krijimi i kataraktit dhe shkakton ndjenjėn e pakėndshme tė syve tė thatė. Po ashtu rrit rrezikun nga mbledhja e pllakėzimeve nė sistemin e gjakut dhe dobėson arteret. Pėrveē qė rrit rrezikun nga krijimi i sulmit tė zemrės, mund tė shkaktojė sėmundje tė ndryshme tė syve dhe humbjen e shikimit. Lajmi i mirė ėshtė qė sapo ta ndalni duhanin, rreziku nga krijimi i sėmundjeve tė syve ėshtė i njėjtė si tek joduhanpirėsit.