iWatch, risia e Apple?(foto)

Publikuar: 12.02.2013 - 17:24

iWatch, kėshtu quhet sfida e radhės e Apple. Sipas zėrave, kompania amerikane po punon pėr hedhjen nė treg tė njė “ore tė zgjuar” qė do tė jetė transparante dhe e lidhur me pulsin e personit qė do ta mbajė nė dorė. Sipas mediave amerikane iWatch do tė shfrytėzojė sistemin operativ tė “Mollės”, iOS dhe do tė jetė nė gjendje tė pėrshtatet me formėn e dorės kjo falė realizimit tė Corning Glass, kompania qė i siguron Apple ekranet pėr iPhone.

Tim Cook, kreu i Apple, qė e trashėgoi atė pas vdekjes sė Steve Jobs, s'e ka fshehur asnjėherė ambicien pėr tė hyrė nė tregun e orėve i frymėzuar nga FuelBand e Nike qė pėrdoret si kohėmatėse nėpėr ngjarjet sportive nė mbarė globin, transmeton TCH.

FuelBand komunikon me iPhone nėpėrmjet njė aplikacioni tė pėrshtatur posacėrisht pėr tė. Dhjetorin e kaluar portali kinez Tech.163 shkruante se Apple po pėrgatitet pėr tė hedhur nė treg orėn transparente me ekran 1.5 polėsh e aftė pėr t’u lidhur me Bluetooth me gjithė produktet e tjera tė Apple.

Lehtėsisht mund tė imagjinojmė se ora e “Mollės” nuk do tė hidhet nė treg pėr tė konkuruar produktet e tjera tė Apple, por do tė jetė thjesht njė aksesor shtesė i tyre, sidomos i iPhone. Kėshtu ora mund tė jetė me sistem paralajmėrimi pėr njė sms tė mbėrritur nė telefon ose mund tė shėrbejė si udhėzues navigator duke shfyrtėzuar hartat e Apple tė hedhura nė iPhone.

Pėr momentin gjithēka ėshtė nė fazėn e zėrave. Ajo qė dihet ėshtė qė nė 2014 Google ka paralajmėruar hedhjen nė treg tė syzeve inteligjente dhe Apple duhet tė jetė gati tė “kundėrsulmojė”…ndoshta me orėn inteligjente, iWatch.