Çka duheni të dini për frutat arrore?

Publikuar: 30.01.2013 - 14:02

Frutat arrore kėrkojnė pak ose aspak pėrgatitje dhe nėse ruhen si duhen, mund tė kenė afatin e skadimit madje edhe njė vit. Janė tė pasura me yndyra tė pangopura, vitamina dhe minerale. Frutat arrore mund tė ndihmojnė pėr ta mbajtur shėndetin tė mirė. Prandaj, merrni njė grusht fruta arrore nė mes shujtash, si shtesė nė sallata, supa ose desertė.

Ju sjellim 11 frutat mė popullore arrore dhe ēdo gjė qė duheni tė dini pėr ta, pėrparėsitė dhe tė metat e tyre, tė cilat nuk ju ka thėnė kush.

Bajamet
Bajamet nė fakt janė farat e frytit tė drurit tė bajames. E kanė prejardhjen nga Azia. Nė disa vende bajamet dhurohen si simbol i fatit tė mirė pėr Krishtlindje.

Pėrmbajnė:
-Vitaminė E – siguron plakjen e shėndetshme dhe mbron nga sėmundja e Alzheimerit.
-Magnez – redukton ngarkimin e enėve tė gjakut, nxit rrjedhėn e oksigjenit dhe redukton sasinė e radikaleve tė lira qė dėmtojnė zemrėn dhe sistemin kardiovaskular.
-Flavonoide – nė kore tė bajameve ka madje 20 lloje tė flavonoideve tė fuqishme qė veprojnė si antioksidant.
-Bakėr – pėrmirėson punėn e enzimave metabolike
-Fibra dhe proteina – njė filxhan bajame pėrmban 7,62g proteina dhe mė shumė se 4g fibra, qė pėrmirėsojnė punėn e traktit tretės.
Bajamet shmangni nėse keni probleme me veshka. Ato pengojnė absorbimin e kalciumit dhe pėrmbajnė oksalate qė shkaktojnė gurin e veshkės, pėr ēka vihet deri te problemet e shtuara me veshkė dhe fshikėzėn e tėmthit.

Vlera ushqyese
30 g bajame pėrmbajnė 170 kalori dhe 15 g yndyra.

Arrat e pishės
Arrat e pishės janė nė fakt fara qe i prodhojnė disa lloje tė pishave. Kanė prejardhjen nga Azia. Janė shumė tė vogla, por madhėsia e tyre mos t’iu gėnjejė, sepse janė tė pasura me materie ushqyese.

Arrat e pishės janė burim i shkėlqyeshėm i proteinave, pėrmbajnė acidin alfa-linolenik, i cili ėshtė i shkėlqyeshėm pėr zemrėn dhe pėrmban vitaminė B. Janė burimi i vetėm i acidit linoleik i cili ndihmon gjatė rregullimit tė apetitit. Pėrmbajnė hekur i cili paraqet komponimin kyē tė hemoglobinės, i cili e pasuron organizmin me oksigjen dhe energji. Janė tė pasura me magnez i cili ėshtė i rėndėsishėm pėr punėn e rregullt tė muskujve, liron nga ngėrēet dhe lodhja.

Vlera ushqyese
30 g arra pishe pėrmbajnė 190 kalori dhe 19 g yndyra.

Arrat amerikane
Arrat amerikane kanė shije tė shkėlqyeshme, e cila, pėr dallim nga arra evropiane, nuk ėshtė e hidhur.

Janė burim i mirė i fibrave dhe i proteinave. Pėrmbajnė zink, qė ndihmojnė gjenerimin e testosteroneve, pėrmbajnė vitaminė B dhe yndyrat mono tė pangopura, nuk pėrmbajnė natrium dhe janė zgjidhje e shkėlqyeshme nė mes shujtave. Reduktojnė rrezikun nga krijimi i gurėve tė tėmthit dhe kolesterinės. Arra amerikane ėshtė e shkėlqyeshme pėr shėndetin neurologjik, liron nga ngėrēet, lodhja dhe tensioni.

Arrat
Ndoshta do t’i hapni vėshtirė, por mundi gjithsesi do tė shpaguhet!

Janė tė pasura me acidet yndyrore omega 3, veēanėrisht me acidin alfa-linoleik, tė cilėn trupi nuk mund ta prodhojė vetė. Acidet yndyrore omega 3 kanė veēori antiinflamtore dhe ofrojnė mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar reduktimin e tensionit tė gjakut. Njė e katėrta e filxhanit me arra siguron madje 90 pėr qind tė dozės sė rekomanduar ditore me acidet yndyrore omega 3. Arrat janė po ashtu janė tė mbushura me vitamina dhe minerale, duke pėrfshirė grupet e vitaminave B, vitaminėn E, bakrin, hekurin dhe zinkun. Ata kanė veēoritė e tyre antioksidative dhe mbrojnė nga radikalet e lira, ndėrsa sigurojnė funksionimin e drejtė tė qelizave.

Vlera ushqyese
30 g arra pėrmbajnė 185 kalori dhe 18g yndyra.

Gėshtenjat

Gėshtenjat janė simbol i fuqisė dhe i suksesit.
Pėrmbajnė pak kalori dhe yndyra. Megjithatė, pėr dallim nga frutat e tjera arrore, gėshtenjat janė tė mbushura me karbohidrate. Tė vetmet janė nga frutat arrore qė pėrmbajnė vitaminė C. Nė 30 g gėshtenja gjenden 7.6g vitamina C. Gėshtenjat janė burim i shkėlqyeshėm i kaliumit dhe acidit folik. Kaliumi ėshtė i nevojshėm pėr rregullimin e rrahjeve tė zemrės dhe mbajtjen e kontraktimit tė rregullt tė muskujve. Lėngjet e gėshtenjave shpesh pėrdoren te problemet me kollitje.

Vlera ushqyese
30 g gėshtenja pėrmbajnė 54 kalori dhe 1.8 g yndyra.

Arrat braziliane
Kanė origjinėn nga Brazili. Arrat braziliane kanė shije ngjashme me kokosin.
Arrat braziliane pėrmbajnė vitaminė B, magnez, zink, kalcium dhe selen qė reduktojnė rrezikun nga zhvillimi i kancerit tė prostatės dhe gjirit. Po ashtu pėrmbajnė acidin alfa-linoleik dhe acidet yndyrore omega 3. Arrat braziliane pėrmbajnė sasi tė vogla tė radiumit, elementit radioaktiv i cili kryesisht nuk mbahet nė trup. Pavarėsisht pėrparėsive shėndetėsorė, arrat braziliane pėrmbajnė nivel tė lartė aflatoksinave qė mund tė shkaktojnė kancerin e mėlēisė.

 Vlera ushqyese

30 g arra braziliane pėrmbajnė 186 kalori dhe 19 g yndyra.

Fistekėt
Pėr fistekėt besohet qė janė afrodiziakė.
Fistekėt janė tė pasura me fitosteroline tė cilat ulin kolesterinėn nė gjak. Fistekėt pėrmbajnė acidet yndyrore mono tė pangopura, tė cilat janė tė mira pėr zemėr. Janė tė pasura me kalium, fibra, vitamina B6, magnez dhe kalcium.

Vlera ushqyese

30 g fistekė pėrmbajnė 160 kalori dhe 13 g yndyra.

Lajthitė
Lajthitė kanė shije tė ėmbėl. Datojnė qė nga lashtėsia, ndėrsa origjinėn e kanė nė Azi.
Janė tė pasura me kalcium ēka i bėn tė shkėlqyeshme pėr shėndetin e eshtrave dhe dhėmbėve dhe mbajtjen e punės sė drejtė tė qelizave. Pėrmbajnė yndyrat mono tė pangopura tė cilat janė tė mira pėr zemėr. Po ashtu janė tė pasura me vitaminėn E, e cila ėshtė e domosdoshme pėr shėndetin e zemrės dhe muskujve, ndėrsa po ashtu parandalon shpėrbėrjen e qelizave tė kuqe tė gjakut. Janė tė pasura me acid folik, i cili ėshtė i rėndėsishėm pėr rritjen e fėmijėve dhe zhvillimin e tė rriturve. Lajthitė po ashtu pėrmbajnė vitamina B1, B2 dhe B6, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr zhvillimin mental dhe shėndetin.

Vlera ushqyese

30 g  lajthi pėrmbajnė 185 kalori dhe 18 g  yndyra

Arrat indiane
Arrat indiane ėshtė njė dru me gjelbėrim tė pėrjetshėm, me origjinė nga Brazili, i cili paraqet njė delikatesė tė vėrtetė. Tani me tė madhe rritet nė vendet tropikale pėr shkak tė mollėve indianeve brenda tė cilave gjendet nga njė farė.

Kanė pėrqindje mė tė ulėt tė yndyrave nga frutat e tjera arrore, ndėrsa 75 pėr qind e yndyrave tė tyre janė tė pangopura. Acidi oleik ėshtė i shkėlqyeshėm pėr shėndetin e sistemit kardiovaskular. Njerėzit me diabet qė hanė arra indiane, dukshėm reduktojnė nivelin e triglicerideve tė cilat janė tė lidhura me sėmundjet e zemrės.

Arrat indiane pėrmbajnė sasi tė madhe tė bakrit, i cili ėshtė komponent i domosdoshėm tė shumicės sė enzimave nė organizmin tonė. Mbajtja e nivelit normal tė bakrit nė trup parandalon aneminė dhe artritin reumatoid. Arrat indiane janė po ashtu tė pasura me magnez, i cili ėshtė mineral i rėndėsishėm pėr shėndetin e eshtrave.

Arrat indiane shmangni:
-nėse keni probleme me tėmth ose vėshtirėsi me veshka, sepse pėrmbajnė oksalate tė cilat shkaktojnė gurėt nė veshka
-nėse pėrdorini kalcium si shtesė ushqimi sepse oksalatet mund tė pengojnė absorbimin e kalciumit.

Vlera ushqyese
30 g arra indiane pėrmbajnė 165 kalori dhe 13 g yndyra.

Arrat australiane
Rriten nė drurin me gjelbėrim tė pėrjetshėm macadamia, ndėrsa me prejardhje janė nga Australia. Aborigjenėt arrat australiane i kanė pėrdorur si shtesė kryesore nė ushqim. Vetėm dy lloje tė farave tė drurit macadamie mund tė hahen, tė tjerat janė toksike.

Arrat australiane kanė pėrqindjen mė tė larė tė acideve mono tė pangopura, qė janė tė mira pėr zemėr mė shumė se ēdo fryt tjetėr arror, farat apo perimet. Pėrmbajnė fosfor, kalium, magnez dhe kalcium tė cilat janė tė domosdoshme qė qelizat, nervat dhe muskujt tė funksionojnė si duhet.

Vlera ushqyese
30 g arra australiane pėrmbajnė 200 kalori dhe 22g yndyra.

Kikiriku
Kikiriku nė fakt i pėrket familjes sė bimėve bishtajore. Farat rriten nė bimėt shkurre njėvjeēare. Besohet qė origjinėn e kanė nė Peru.

Kikiriku ėshtė i shkėlqyeshėm pėr shėndetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Pėrmban acidin oleneik, yndyrat e pangopura dhe acidin folik i cili ėshtė i rėndėsishėm pėr formimin e qelizave ADN. Ėshtė i mirė pėr potencė, kujtesė dhe koncentrim. Mbajtja e nivelit normal tė acidit folik mund tė reduktojė rrezikun nga lindja e fėmijės mė vėshtirėsi te femrat tė cilat shtatzėnė ose tentojnė tė mbesin shtatzėnė. Kikiriku pėrmban edhe resveratrol, antioksidantin i cili gjendet nė rrushin e kuq ose verėn e kuqe.

Kikirikun shmangeni:

-nėse nxit reaksione alergjike sepse ėshtė njė nga alergjenėt mė tė shpeshtė
-nėse keni probleme me gjėndrat tiroide, sepse pėrmban goitrogjene tė cilat pengojnė punėn e gjėndrės tiroide.

Vlera ushqyese

30 g kikirik pėrmbajnė 165 kalori dhe 14 g yndyra