Belkin e merr Linksys

Publikuar: 29.01.2013 - 21:08

Belkin zyrtarisht ka deklaruar marrjen e sektori tė Ciscos pėr zgjidhjen e rrjetave tė shtėpisė. Me kėtė hap Belkin fiton edhe sektorin e Linksys, me tė cilin kompania planifikon tė mbajė 30 pėr qind tė tregut tė zgjidhjeve tė rrjetit pėr pėrdoruesit e shtėpisė dhe kompanitė mė tė vogla nė SHBA.Belkin pėrmend se si ende do tė ofrohet mbėshtetja dhe garancia pėr pronarėt eksitus tė produkteve Linksys dhe do tė shtohet pėrfaqėsimi nė tregun e pajisjes pėr rrjet pėr pėrdoruesit e shtėpisė. Belkin ka ndėrmend tė mbajė emrin e tregut Linksys, ndėrsa lajmėron dhe bashkėpunim strategjik me Ciscon nė fushėn e prodhimit tė produkteve, marketingut dhe zhvillimit tė produkteve pėr ofruesit e shėrbimeve tė rrjetit.

Cisco qė nė mes tė dhjetorit tė vitit tė kaluar ka lajmėruar tėrheqjen nga tregu me pajisje tė rrjetit pėr pėrdoruesit e shtėpisė dhe fokusim mė tė madh nė zgjidhjet pėr segmentin profesional dhe tė biznesit. Cisco ka blerė Linksys nė vitin 2001 pėr 500 milionė dollarė, ndėrsa si ndihmė nė gjetjen e pronarit tė ri ka angazhuar edhe bankėn Barclays. Marrja e Linksys nga Belkin duhet tė jetė zyrtarisht e pėrfunduar deri nė fund tė marsit.