Sëmundjet që nuk kanë simptoma për një kohë të gjatë dhe vështirë zbulohen

Publikuar: 24.01.2013 - 10:05

Disa sėmundje janė tė dukshme, por disa gjendje zhvillohen ngadalė, dhe njerėzit zakonisht nuk vėrejnė qė sėmundja ėshtė shfaqur derisa bėhet shumė vonė. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė tė shkoni rregullisht nė kontrolle dhe tė lajmėroni mjekun edhe pėr ndryshimet e vogla qė i ndjeni. Nė ēka duhet tė keni kujdes tė veēantė:

Nivelet e ulėta tė vitaminės D
Edhe pse ndoshta nuk do tė vėreni se ėshtė duke ndodhur diēka e rrezikshme, nėse niveli i vitaminės D pėr njė kohė tė gjatė ėshtė nėn 30 ng/ml, kjo mund t’i kontribuojė zhvillimit tė sėmundjeve tė zemrės, disa llojeve tė kancerit dhe sklerozės sė shumėfishtė.

Vitamina D ndihmon edhe absorbimin e kalciumit, ndėrsa mungesa e saj ndikon keq edhe nė eshtrat tuaja. Nivelet mė tė ulėta se 20 ng/ml mund tė konsiderohen mungesė. Fatmirėsisht, kontrolli dhe kompensimi i vitaminės D janė tė thjeshta. Mos ikni me panik nga dielli dhe trupi juaj do tė krijojė mjafte vitaminė D vetvetiu. Nėse keni mungesė serioze, kjo duhet tė kompensohet me shtesat e ushqimit. Kontrolloni pėrsėri gjendjen pas disa muajsh.

Hipotireoza
Gjėndra tiroide rregullon metabolizmin dhe njė varg tė sistemeve dhe proceseve kyē. Te tiroidet qė nuk janė aktive sa duhet gjėndra nuk prodhon hormonin (TSH) dhe trupi nuk funksionon si duhet. Simptomat e hipotireozės, siē janė lodhja dhe jotoleranca ndaj tė ftohtit, mund tė neglizhohen lehtė sepse janė subtile dhe mund tė shfaqen gradualisht. Gjėndra e ngadalėsuar mund tė ēojė deri te trashja, sėmundjet e zemrės, kolesteroli lartė, steriliteti, depresioni dhe dėmtimi i nervave. Nėse dyshoni pėr kėtė, kontrolloni nivelet e TSH-sė nė gjak. Kontrollet e rregullta duhet t’i filloni nė moshėn 35 vjeēare dhe nė kontroll tė shkoni ēdo pesė vite.

Diabeti i tipit 2
Nėse trupi juaj nuk prodhon mjaft insulinė, e cila tret glukozėn, zhvillohet diabeti. Ai shfaqet shpesh gradualisht sepse prodhimi i insulinės ngadalėsohet nė pankreas. “Mund ta keni diabetin me vite dhe tė mos e dini”, thotė dr. Melina Jampolis, interniste dhe autore e librit “The Calendar Diet”. Diabeti mund tė dėmtojė sytė, zemrėn, veshkat dhe mbaresat nervore. Nga viti 2009 mjekėt mė sė shumti rekomandojnė testin A1C, i cili mat nivelin mesatar tė glukozės nė sistemin e qarkullimit tė gjakut gjatė disa muajve tė fundit nga mostrat gjakut dhe pa pasur nevojė tė qėndroni tė uritur para testit. Nėse jeni tė trashė dhe keni histori familjare tė diabetit, kini kujdes qė testimin e parė ta bėni me 45 vjet.

Tensioni i lartė i gjakut/hipertensioni
Pėr shkak tė plakjes dhe faktorėve tė rrezikut siē ėshtė historia familjare e sėmundjes dhe pesha e tepruar trupore, tensioni i gjakut nė muret e artereve mund tė bėhet shumė i madh. Kjo nė fund ēon deri te hipertensioni. Komplikimet eventuale pėrfshijnė sulmin nė zemėr, sulmin nė tru dhe sėmundjet e veshkave. “Si kardiolog e di qė pacientėt mund tė kenė hipertensione simptomatike me vite para diagnozės”, tha dr. Melissa Kong dhe shton: “Kjo thekson rėndėsinė e kontrolleve sistematike vjetore, madje edhe nėse ndiheni tė shėndetshėm.” Kini parasysh qė tensioni normal ėshtė rreth 120/80 mmHg.

Kolesteroli i lartė
Qoftė pėr shkak tė ushqyerjes sė keqe apo gjenetikės, nivelet e larta tė kolesterolit tė keq nė gjak mund tė bllokojnė arteret, ēka ēon deri te qarkullimi i keq i gjakut nė organet vitale, siē janė zemra dhe truri. Nė fund kjo mund tė shkaktojė sulm nė zemėr ose sulm nė tru, thotė kardiologia dr. Sara Collins. Pėrveē kėsaj, niveli i lartė i kolesterolit dhe hipertensioni janė faktorė tė rrezikut pėr sėmundjet e zemrės, ēka vret mė shumė femra se sa tre shkaktarėt vijues tė vdekjes tė kombinuar.”

Por, nivelet e larta tė kolesterolit nuk mund tė ndihen. Pėr kėtė arsye shkoni nė kontroll rutinor tė gjakut. Nėse kolesteroli ėshtė i lartė, mjeku me siguri do t’ju rekomandojnė ushtrimet dhe ndryshimin e mėnyrės sė ushqyerjes si kurė fillestare de pastaj do t’ju dėrgojė tė bėni edhe testin kontrollues. Te nivelet e rrezikshme do t’ju pėrshkruaj edhe ilaēet.

Fibromyalgia
Fibromyalgia ėshtė gjendje kronike ose sindromė e dhimbshme e cila karakterizon dhimbjen e muskujve, ligamenteve dhe gilcave qė pėrcillet me lodhje. Karakteristike janė pikat e caktuara nė trup tė cilat janė shumė tė dhimbshme nė prekje. Shumica e njerėzve ndien lodhje tė moderuar deri tė fortė, ka ērregullime tė gjumit, janė tė ndjeshėm nė prekje, dritė dhe zė dhe kanė ērregullime kognitive. Shumė individė vuajnė edhe nga gjendje bllokuese komorbide, siē ėshtė sindroma e zorrės sė irrituar, lupusi dhe artriti.

Por fibromyalgia ėshtė vėshtirė tė diagnostikohet sepse nuk ka test pėr kėtė ērregullim. Mjekėt vijnė deri te diagnoza duke pėrjashtuar sėmundjet tjera tė mundshme, ashtu qė mund tė kalojnė vite para se tė merrni vesh se cili ėshtė problemi. Edhe pse fibromyalgua nuk ėshtė e rrezikshme pėr jetėn, ekziston kostoja pėr shkak tė efikasitetit tė pamjaftueshėm ose presioni mental. Faktorėt e rrezikut pėrfshijnė shfaqjen e sėmundjes nė familje, praninė e sėmundjeve reumatike por edhe tė sėmundjeve infektuese, siē ėshtė sėmundja Lyme dhe disa ngjarje traumatike siē ėshtė fatkeqėsia nė komunikacion.

Anemia

Me reduktimin e ngadaltė tė rruazave tė kuqe tė gjakut, shfaqen simptoma subtile, si lodhja. Pasi qė rruazat e kuqe tė gjakut bartin oksigjen, kjo mungesė e oksigjenit mund tė dėmtojė organet dhe tė rrisė rrezikun pėr sulm nė zemėr. Informojeni mjekun nėse jeni shpesh tė lodhur, veēanėrisht nėse keni menstruacione tė rėnda ose ērregullim zorrėsh, si sėmundja e Crohnit ose celiake. Mjeku do tė kontrollojė gjakun dhe do tė rekomandojė terapinė.