Pse nuk kalon kollitja?

Publikuar: 23.01.2013 - 15:40

Ju ka ardhur nė majė tė hundės kollitja e lodhshme? Ka shumė arsye pėr shkak tė tė cilave kolla nuk kalon, ua vėshtirėson funksionimin e pėrditshėm dhe ua prish kualitetin e jetės.

Sistemi i irrituar i frymėmarrjes pėr shkak tė ftohtit ose gripit. – Kolla e vazhdueshme mė sė shpeshti ėshtė pasojė e gripit, e ftohjes ose e ndonjė infeksioni tjetėr virusal. Shumica e simptomave tė gripit kalojnė nė periudhėn prej disa ditėsh, por kolla mund tė zgjasė edhe deri nė disa javė, sepse viruset mund tė shkaktojnė qė rrugėt e frymėmarrjes tė bėhen tė ėnjtura dhe shumė tė ndjeshme.

Probleme tė tjera shėndetėsore. - Alergjia ose astma janė shkaktar i shpeshtė i kollės. Gripi dhe ftohja mund tė pėrkeqėsojnė simptomat e astmės dhe njė numėr i madh i njerėzve e zbulon qė vuan nga astma vetėm pasi qė infektohet me grip ose ftohje.

Sėmundja e refluksit gastroezofogal dhe apnea po ashtu mund tė shkaktojnė kollė kronike. Fatmirėsisht, kjo gjendje ėshtė e shėrueshme. Vizitoni mjekun nėse vėreni simptomat nė vijim:

•    Gromėsime tė shpeshta;
•    Thartėsirė nė stomak;
•    Kollitje;
•    Pagjumėsi;
•    Gėrhitje tė shpeshtė dhe tė zėshme;
•    Zgjim tė shpeshtė gjatė natės;
•    Pėrgjumje gjatė ditės.

Stresi. - Stresi kronik ia vėshtirėson trupit tė mbrohet nga gripi dhe ftohja. Pėr ta mundur kollėn e shkaktuar me ftohje dhe grip praktikoni ushtrimet e relaksimit. Sforcimi i tepruar i mendjes dhe i trupit mund t'ju bėjė tė sėmurė. Mėnyra mė e mirė pėr t'u relaksuar? Flini 7 deri 9 orė ēdo natė.

Mungesa e lėngjeve. - Kujdes tė veēantė duhet t’i kushtoni konsumimit tė lėngjeve gjatė gripit dhe ftohjes. Uji, lėngjet dhe supat mund tė ndihmojnė te lirimi i rrugėve tė frymėmarrjes nga kėlbaza, pėr ē'arsye do ta nxirrni atė mė lehtė. Alkooli dhe pijet me kafeinė nuk janė zgjidhje e mirė, sepse mund tė shkaktojnė dehidrim, e kundėrta e asaj qė ju nevojitet kur jeni tė sėmurė. Mėnyra tjetėr pėr t’i lagėshtuar rrugėt e frymėmarrjes ėshtė spreji pėr hundė.

Pėrdorimi i tepruar i sprejeve pėr hundė. - Sprejet pėr hundė mund tė ndihmojnė te bllokimi i hundės, por kurrė mos i pėrdorni mė gjatė se 3 ditė. Nėse i pėrdorni mė gjatė simptomat do tė jenė edhe mė tė rėnda. Teprica e sprejit mund tė dėmtojė membranėn e hundės, ajo mund tė fryhet dhe tė shkaktojė bllokimin e rrugėve tė frymėmarrjes dhe kollitje.

Ajri shumė i thatė ose shumė i lagėsht. - Ajri i thatė ėshtė mė i shpeshtė gjatė dimrit, ndėrsa mund tė shkaktojė koll kronik. Nga ana tjetėr, ajri i tepėrt i lagėsht po ashtu nuk ėshtė i mirė. Lagėshtia nė ajėr mund tė pėrkeqėsojė simptomat e astmės dhe nxisė grumbullimin e pluhurit, mykut dhe alergjeneve. Lagėshtia ideale e ajrit tė hapėsirės nė tė cilėn jetoni ėshtė 40 deri 50 pėr qind.

Infeksionet bakteriale. - Nėse rrugėt e frymėmarrjes irritohen pas gripit, me siguri bėhet fjalė pėr ndonjė infeksion bakterial. Bakteret mund tė shkaktojnė infeksione tė sinuseve, bronkit dhe pneumoni. Nėse keni temperaturė tė rritur trupore ndieni dhimbje dhe ėshtė e pranishme kolla kronike, me siguri bėhet fjalė pėr infeksion bakterial. Gjithsesi vizitoni mjekun pėr t'ua pėrshkuar antibiotikėt pėrkatės.

Ilaēet pėr tensionin e lartė. - Nėse i merrni ilaēet pėr rregullimin e nivelit tė tensionit tė gjakut, rritet rreziku nga krijimi i kollės kronike. Ilaēet pėr tension tė gjakut qė mund tė pėrkeqėsojnė kollėn i takojnė grupit tė inhibitorėve ACE. Nėse kolla nuk kalon me javė, ndėrsa ju pini ilaēe pėr uljen e nivelit tė tensionit tė gjakut, flisni me mjekun pėr t'ju pėrshkruar ilaēe tė tjera.