Perimet më të mira për janar

Publikuar: 18.01.2013 - 14:59

Kur hani fruta qė janė sezonale, respektivisht kur hani frutat tė cilat nė kushtet natyrale rriten nė kohė tė caktuar tė vitit, i hani pikėrisht atėherė kur janė mė tė shėndetshme dhe mė sė paku tė dėmshme pėr shėndetin tuaj.

Tė hani fruta sezonale do tė thotė tė keni:
•    Shije mė tė mirė tė ushqimit – ekspertėt e kuzhinės pajtohen me atė qė pemėt dhe perimet sezonale janė mė tė mirat;
•    Kualitet mė tė mirė tė ushqimit – tė gjithė ekspertėt pajtohen qė ushqimi ka kualitet dukshėm mė tė mirė kur hahet nė periudhėn e vitit kur ėshtė paraparė tė rritet;
•    Ēmim mė tė mirė tė ushqimit – hulumtimet kanė treguar qė ushqimet e caktuara janė mė tė lira nė periudhėn e vitit kur rriten;
•    Mbrojtje tė mjedisit – rritja e ushqimeve nė kushtet natyrore kėrkon pėrdorimin e mė pak kimikateve tė cilat ndotin mjedisin.

Lulelakra
Kjo ėshtė njė nga llojet e rralla tė perimeve qė ėshtė nė dispozicion gjatė tėrė vitit. Pėr shumė njerėz nuk ka aromė e as shije tė kėndshme, edhe pse ėshtė jashtėzakonisht e shėndetshme.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Shkon shkėlqyeshėm me qimnonin dhe koriandrin. Zieni lulelakre, pėrzieni me qimnon ose koriandėr,  hidhni pak kripė dhe shtoni lėng tė freskėt tė shtrydhur tė limonit.

Lulelakrėn mund ta zieni dhe pėrzini me djathin e preferuar. Fėrgojeni pak nė gjalpė, shtoni parmezan dhe shijojeni. Lulelakra shkon shkėlqyeshėm me arrat dhe mund tė pėrgatisni supė nga lulelakra dhe arrat.

Karota
E freskėt dhe e shijshme, karota ėshtė zgjidhje e shkėlqyeshme gjatė janarit. Ėshtė e shijshme, me shije pak tė ėmbėl, ėshtė ushqim, pije, supė, por madje edhe desert i shkėlqyeshėm.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Pėrzieni karotėn dhe mollėn, vėreni nė mikser dhe pėrzieni derisa tė mos fitoni njė shujtė tė shijshme. Po ashtu pėrgatisni edhe ėmbėlsirė nga karota.

Karota ėshtė zgjidhje e shkėlqyeshme pėr sallatė. Pėrzieni karotėn e grirė me qimnon, me pak hudhėr, kripė, vaj ulliri dhe lėng limoni. Mund t’i shtoni mėlmesa me gjethe tė freskėta tė borzilokut.

Lakra jeshile
Lakra jeshile ka shijen mė tė mirė dhe ėshtė mė sė shumti e shėndetshme gjatė janarit. Ėshtė e shėndetshme, e shijshme dhe mund ta pėrgatisni nė mėnyra tė ndryshme, si supė, salcė ose mund ta piqni.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Provoni lakrėn e zier ta pėrzieni me spec djegės, hudhėr, vaj ulliri, kripė, piper dhe parmezan pėr tė fituar garniturė tė shijshme pėr ushqime. Nga lakra po ashtu mund tė bėni edhe njė delikatesė shumė tė shėndetshme, respektivisht ēipsin nga lakra.

Lakra e kuqe
Kjo perime dimėrore ka shije dhe aromė tė pazakonshme. Edhe pse shumė njerėz nuk janė adhurues tė lakrės sė kuqe, ajo ėshtė jashtėzakonisht e shėndetshme dhe meriton vend nė pjatėn tuaj.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Zieni lakrėn e kuqe, pastaj fėrgojeni nė gjalpė, shtoni pak rozmarinė, proshutė dhe badem tė grimcuar. Shtoni piper dhe shijojeni.

Lakra
Ėshtė e shijshme, e shkėlqyeshme pėr shėndetin dhe nxit vitalitetin. Pėr shumė njerėz lakra ėshtė perime e gjelbėr e preferuar, ndėrsa lajmi i mirė ėshtė qė mund tė pėrgatitet nė mėnyra tė ndryshme, tė cilat janė njėkohėsisht edhe tė thjeshta.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Lakrėn zieni dhe shtojeni nė tenxheren nė tė cilėn keni fėrguar qepė, pastaj shtoni patate tė ziera dhe fėrgoni derisa nuk merr ngjyrė kafe tė arit. Lakrėn mund ta pėrzieni edhe me ve dhe tė bėni kafjall tė shėndetshėm dhe tė shijshėm. Mund tė bėni edhe supė tė shijshme nga lakra.

Preshi
Ėshtė burim pasur i antioksidanteve dhe vitaminave, pėr ē'arsye do tė mbrojė nga gripi dhe ftohja. Shkėlqyeshėm kombinohet me patate dhe djathė.

Kėshilla pėr pėrgatitje
Pėrzieni purrinin e zier me pure nga patatet, shtoni pak gjalpė dhe piper.
Preshin e zier mund ta pėrzieni me proshutė, shtoni pak ajkė pėr gatim, thėrrime tė bukės dhe piqni nė furrė derisa tė mos marrin ngjyrėn kafe tė arit.
Preshi shkon shkėlqyeshėm me pasta dhe provoni tė bėni pasta tė pazakonshme me presh.