Telefonat “e mençur” ndikojnë në relacionet martesore

Publikuar: 18.01.2013 - 09:59

Londėr, 18 janar – A preferoni qė mbrėmjet t’i kaloni duke shkėmbyer porosi me tė huajt, nė vend se tė bisedoni me bashkėshortin?

Nėse ėshtė ashtu, mund tė keni infomanian – njė varėsi tė pazakonshme me telefonin tuaj – dhe ekspertėt paralajmėrojnė se mund tė ketė pasoja serioze pėr marrėdhėnien tuaj.

Kėtė gjė Julie Marlow (31) e di shumė mirė. “E marr iPhonin tim me mua kudo”, thotė ajo. “E mbaj pranė shtratit dhe madje edhe e pėrdor kur jam nė banjė apo duke ngrėnė darkė”.

Julie po ashtu e pranon se nganjėherė refuzon tė flasė me bashkėshortin e saj, Frankien (32), pėr shkak se parapėlqen telefonin. Prandaj, nuk ėshtė pėr t’u befasuar se varėsia e saj me teknologjinė e lartė ėshtė duke i shkaktuar probleme nė martesė.

“’Twitteri’ ėshtė problemi mė i madh”, thotė ajo. “Kam dėrguar porosi me ‘Twitter’ 32.000 herė gjatė 18 muajve tė kaluar – pra mesatarisht 60 porosi nė ditė. Porositė kryesisht kanė tė bėjnė me gjėra tė thjeshta. Frankie shpesh ankohet se mė me dėshirė flas me botėn, sesa me tė”.

Julie, qė jeton nė Gloucester ka dy fėmijė, Jensonin katėrvjeēar dhe Damonin dhjetėvjeēar.

Janė 33 milionė britanikė qė kanė llogari nė “Facebook” dhe 11 milionė pėrdorues tė “Twitterit”. Klinika “Tavistock and Portman” nė Londėr ka njė njėsit tė veēantė pėr tė varurit nga teknologjia.

Infomania – preokupimi me informata, i shkaktuar nga nevoja qė ndien njė njeri pėr ta kontrolluar telefonin – ėshtė bėrė problem i madh, i cili, po qe se nuk trajtohet, mund tė shkatėrrojė martesat dhe tė bėjė qė njerėzit tė shkėputen nga bota reale.

Psikologu Thomas Stewart thotė se derisa telefonat e avancuar bėjnė njė punė tė mirė pėr tė na lidhur me njerėzit e tjerė, kur pėrdoren nė mėnyrė tė tepruar, ata mund tė shkaktojnė probleme tė mėdha nė marrėdhėniet personale.

“Nėse je i varur nga telefoni, atėherė nuk je duke i kushtuar vėmendje partnerit”, thotė ai.

Kjo varėsi ndaj teknologjisė po ashtu ėshtė duke u nxitur nga frika e njerėzve se janė duke e humbur lajmin, derisa ai po ndodh.

Obsesioni i Aimee Bradley me telefonin e saj ishte njė nga arsyet pėrse ajo dhe bashkėshorti i saj i patėn punėt pisk, njė vit mė parė. “Kemi pasur grindje tė panumėrta pėr shkak tė telefonit tim”, ka thėnė ajo.

Kėshilltari i tyre u sugjeroi qė ata tė ndėrmerrnin aksion radikal pėr ta pėrmirėsuar lidhjen.

“U pajtuam qė unė ta lė telefonin ēdo mbrėmje. Ne po ashtu jemi duke dalė njė herė nė muaj dhe jemi marrė vesh qė tė mos e prek fare telefonin”, tregon ajo.

Psikologia dr. Jane McCartney thotė se ndalesat e tilla joformale janė mė reale dhe se ka mėnyra qė telefonat tė pėrdoren pėr ta forcuar lidhjen me partnerin.

“Flisni pėr gjėrat qė shihni apo lexoni nė telefon”, thotė ajo.