Arma e mençur të cilën nuk mund ta përdorin njerëzit e gabuar

Publikuar: 16.01.2013 - 15:56

Ideja pėr armėn e sigurt ndoshta tingėllon si paradoks, sepse arma ėshtė e dizajnuar tė vrasė. Megjithatė, aktualisht ekziston teknologjia e cila nė mėnyrė tė konsiderueshme mund tė reduktojė numrin e vrasjeve me armėt e zjarrit.

Biometrika dhe shabllonet e pėrdorimit mund ta ndiejnė pronarin e vėrtetė, tė regjistruar tė armės dhe t'ia lejojnė pėrdorimin vetėm atij. Njė nga shembujt ėshtė edhe iGun, i cili  nuk mund tė pėrdoret nėse personi i cili e pėrdorė nuk e mban unazėn me ēip i cili aktivizon armėn. Megjithatė kjo teknologji nuk mund tė gjendet nė shumė ekzemplarė tė armėve qė shiten tani pėr tani.

“Industria e armatimit nuk dėshiron tė prodhojė armė tė menēura, nuk shohin profit nė kėtė gjė. Po ashtu as qeveria nuk dėshiron tė marrė kurrfarė iniciative pėr nxjerrjen e ligjeve pėr armatimin e menēur”, thotė Robert J. Spitzer, profesor i shkencave politike nė Universitetin Cortland nė New York.

Nė kohėn e sotme, ku dyert e shtėpisė hapen me telefon dhe kur ekzistojnė edhe automobila qė menaxhojnė veten, prodhimi i armėve tė menēura, tė cilat mund tė pėrdoren vetėm nga shfrytėzuesit e regjistruar po ashtu ėshtė i mundshėm.

“Kėto opsione tė sigurisė ekzistojnė sot. Kjo nuk ėshtė diēka qė mund tė shihet vetėm nė filmat vizatimor. Por mbėshtetėsit e pėrdorimit tė armėve janė kundėr kėtyre teknologjive, sepse shumė armė nuk shiten nė shitoret e armėve, por nė kanale private”, ka thėnė Spitzer.

Kompania irlandeze TriggerSmart tashmė ka filluar prodhimin e armėve, pėrdorimi i tė cilave mund tė bllokohet me pajisje tė caktuara, tė cilat mund tė vendosen nė shkolla. Robert McNamara, themeluesi i kompanisė, tashmė njė kohė tė gjatė tenton t’i bindė prodhuesit e armėve tė fillojnė tė pėrdorin teknologjinė e tij ose tė ngjashme. Megjithatė, ende nuk ka hasur nė mirėkuptim.