Përse në Kosovë lindin 10 për qind më shumë djem sesa vajza?

Publikuar: 03.01.2013 - 19:24

Nė Kinė dhe Indi, nėnat qė presin tė lindin vajza, abortojnė. Kjo praktikė ka hyrė tani edhe nė Evropė, shkruan nė numrin e sotėm gazeta "Süddeutsche Zeitung", ku paralajmėrohet se shifrat e lindjeve nė vendet e Ballkanit mund tė kenė pasoja dramatike pėr shoqėrinė.

Kur statistikanėt e Kombeve tė Bashkuara kontrolluan gjatė punės sė tyre rutinė nivelin e lindjeve nė botė, konstatuan disa gjėra tė ēuditshme. Nė disa vende tė Ballkanit dhe tė Kaukazit lindin mė shumė djem se sa vajza. Shifrat janė tė ngjashme me ato tė Indisė dhe tė Kinės, ku ekuilibri midis gjinive ka kohė qė ėshtė prishur, sepse embrionet femėrore abortohen nė mėnyrė tė qėllimshme. Etėrit nė kėto vende duan patjetėr trashėgimtarė meshkuj dhe bėjnė gjithēka qė tė mos rrisin vajza...

Ndėrkohė ky fenomen ka mbėrritur edhe nė Evropė dhe nė Kaukaz, ku pėr njė tė palindur mund tė jetė mangėsi vdekjeprurėse nėse ėshtė femėr. Nė Armeni dhe Azerbajxhan lindin pėr 100 vajza 115 djem, nė Shqipėri statistikat e publikuara flasin pėr 112 djem, shifra tė ngjashme me Indinė.

Raporti gjinor normal nė lindje ėshtė 100 me 105. Sasia natyrore mė e madhe e djemve qė lindin balancohet mė vonė me vdekjet mė tė mėdha tė bebeve dhe fėmijėve meshkuj. Por, nėse numri i madh i djemve ėshtė kaq i madh, atėherė demografia del nga ekuilibri. Nė Indi, jetojnė shtatė milionė djem mė shumė sesa vajza. Nė Azi, thotė eksperti i popullsisė, Christophe, nga Instituti pėr zhvillimin nė Universitetin Paris-Descartes, mungojnė 117 milionė gra. Ato nuk janė lejuar tė lindin, ose janė lėnė pas dore me pasoja vdekjeprurėse, pasi kanė lindur. Nė gjithė botėn ekziston mangėsi prej 160 milionė vajzash dhe grash.

Nė fokus tė demografėve, krahas Shqipėrisė, janė vendosur edhe tri vende tė tjera tė Ballkanit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Guilmoto thotė se me raportin 100 vajza me 112 djem Shqipėria ndodhet nė krye, e ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi me 110 pėrkatėsisht 109 djem. Nė Maqedoni raporti i lindjeve ėshtė 100 vajza dhe 106 djem, afėr me raportet natyrore, por nė disa komuna ky raport ėshtė ndryshe. Ato janė vende me pjesė tė lartė tė popullsisė shqiptare, thotė Guilmoto. “Dėshira e prindėrve qė tė kenė patjetėr pasardhės meshkuj ėshtė e madhe nė rrethet kulturore shqiptare”, thotė demografi nga Parisi. Kjo dėshirė nuk ėshtė e pėrhapur vetėm tek myslimanėt, por edhe tek ortodoksėt dhe katolikėt e vendit. Ėshtė e dhimbshme, por dihet, thotė Guilmoto, se aborti i tė palindurve femra ėshtė njė fenomen kulturor, qė i ka rrėnjėt nė botėkuptimin arkaik tė familjes. Djemtė e ruajnė emrin, vajzat e lenė atė kur martohen dhe largohen nga familja e tyre. Tradicionalisht, janė djemtė ata qė kujdesen pėr prindėrit.

Ėshtė paradoks, por pėrparimet mjekėsore kanė bėrė qė prindėrit tė pėrmbushin dėshirat tradicionale pėr djem dhe vajzat tė diskriminohen. Zhvillimet nė Ballkan janė alarmante, mendon Christophe Guilmoto. Pasojat e mungesės sė ekuilibrit gjinor janė dramatike: burrat nuk gjejnė mė gra, dhuna, prostitucioni dhe tregtia e mishit tė bardhė rriten. Bashkimi Evropian duhet tė marrė nė dorė problemet e abortit nė Ballkan, pėrfundon shkrimi i gazetės gjermane.

lili06.01.2013/09:29

kjo pi bjen tasht pse po bjen bor e spo bjen shii hmmm secili ne jeten e vet ka nje fat dhe aj fat ralizohet gjat gjith jetes qe te jeton kjo eshe apsurde pse njerzit nuk e kuptojne nje send qe ne se komandojme boten ne sun e komandojme qka te zgjedhim a vajz apo djal arsya qe djam lindin me shum eshte se vitet po shkojme dhe djemt jan me puntor kshtu qe hmm mir osht qeshtu

Legion04.01.2013/01:18

Nuk arrije te kuptoj se si nje prind eshte ne gjendje te bejE dallime ndermjet femijeve vet per shkak te gjinis, Shqiptart i dojne djem por vajzat gjithmon i dojne prinderit me shume, eshte MEKAT i madh te ABORTOHET FEMIJA VEQ PER SHKAK TE GJINIS TURP PER ATA PRIND, ata nuk ja prind ata jan DEMON.

Shpresa krasniqi03.01.2013/22:52

Mjere ata mjek e ata familjare qe mbysin kta femije te pafajshem, ata duhet te denohen me ligj per ... sje. Nena ime thoshte "si 6 javesh ne bark si 20 vjeq njesoj eshte"

Dini4503.01.2013/22:01

Statistika e tille, sdo mend, se eshte alarmante. Pavaresisht se cfare do beje Europa ne kete drejtim, kujtoj, se edhe ne vet si shoqeri, doemos, do te duhej qe ta ... jme vemendjen se cfare do te jene pasojat e mevoneshme e veprimeve te tilla. Neqoftese edhe metutje kemi nje trend te tille, mbase, do te duhej qe te aplikohen masa preventive nga ana e Shtetit. Por, paraprakisht kontribut te rendesishem ne kete drejtim do te duhej te jepnin institucionet aresimore, kishat dhe xhamijat, e pse jo, edhe Organizatat joqeveritare. Vecmas keto te fundit do te duhej, mbase, qe te shmangen paksa nga politika e te kryejne detyra me rendesi jetike per popullaten, per cfare edhe jane te thirrura. Shoqata e gruas poashtu do te luante rol vendimtar ne ngritjen e vetedijes tek shtatzenat e ardheshme.

arton03.01.2013/20:10

veq ishalla nuk naj qesin kusht per me hi ne europ me numer te njejt gjinish apo jan gjeloz qe po ja morim femrat e tyre e pi ja ......per mu esht apsurde dhe jo reale ky raport qe te ne shqiptaret femrat abortojn apo i detyrojm me abortu.esht turp dikush duhet te reagoj

Shkurte Krasniqi03.01.2013/19:35

Super, vajzat pastaj kane me zgjedh me kend kane mu martu dhe shumica e ketyre djemve te cmuar kane me mbet beqare dhe kane me nejte me nanat e tyre te cmuara.