Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit

Publikuar: 12.12.2012 - 22:06

Londėr, 12 dhjetor - Mund tė quhet fare mirė Atlantisi britanik. Njė botė e fshehur nėn ujė, e gėlltitur nga Deti i Veriut ėshtė zbuluar kohėt e fundit nga zhytėsit qė punojnė me ekipet shkencore tė Universitetit St Andrews, nė Britaninė e Madhe. Vendi qė dikur ka qenė i banuar, i quajtur Doggerland, njė zonė e madhe e pėrbėrė nga toka e thatė qė shtrihej nga Skocia e deri nė Danimarkė, ėshtė pėrmbytur nga uji nė mėnyrė graduale, duke nisur qė nga 18 mijė vjet para erės sonė e deri nė 5.500 vjet para erės sonė.

Zhytėsit kanė zbuluar mbeturinat e njė ‘bote tė mbytur’ me njė popullsi prej dhjetėra-mijėra njerėzish, qė mund tė ketė qenė dikur “zemra e vėrtetė” e Evropės.

Njė ekip klimatologėsh, arkeologėsh dhe gjeofizikanėsh kanė rikrijuar hartėn ku shtrihej zona dikur e banuar, duke pėrdorur tė dhėna tė reja tė mbledhura nga disa zhytės tė kompanive tė naftės. Nė bazė tė kėtyre, ata janė nė gjendje tė pėrcaktojnė shtrirjen e plotė tė njė ‘toke tė humbur’, dikur tė populluar edhe nga mamutėt, transmeton Zhurnal.

Studiuesit thonė se popullsia e kėtyre vendeve tė mbytura mund tė ketė qenė me dhjetėra mijėra, dhe ata jetonin nė njė zonė shumė tė gjerė, qė shtrihej nga Skocia Veriore e deri nė Danimarkė.

Zona pretendohet qė dikur ka qenė “zemra e vėrtetė” e Evropės dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga njė ‘cunami shkatėrrues’. Sipas tyre, sipėrfaqja e mbytur nė Detin e Veriut ėshtė shumė mė e madhe se disa shtete moderne tė Evropės sė sotme.