Kujdes nishanet

Publikuar: 17.07.2012 - 16:52

Nuk ekziston person qė nuk ka nishan. Disa kanė vetėm disa sish, ndėrsa disa me qindra. Nishanet pėrbėhen nga qelizat e melonociteve tė cilat krijojnė pigment. Mė sė shpeshti i kanė personat me lėkurė mė tė ēelėt, tė cilėt e kanė problem tė marrin ngjyrė tė errėt dhe tė cilėt disa herė kanė pasur djegie nga rrezitja.Te personat e shėndetshėm ato nuk ndryshojnė aq shumė gjatė jetės. Mund tė jenė shumė tė ndritshėm, gati ngjyrė rozė ose si tė zi. Shumica e nishaneve ėshtė mė e vogėl se njė centimetėr, simetrike dhe kanė strukturė homogjene. Nishanet e lindura mund tė jenė tė mėdha edhe mė shumė se disa centimetra, ndėrsa nga disa nishane rriten qimet. Nishanet komplekse ose intradermale janė tė ngritur, me formė kupole dhe janė tė pigmentuar mė dobėt, me ngjyrė roze deri ngjyrė kafe tė ēelėt. Nevuset atipike ose displastike janė grup i veēantė. Ata shpesh kanė strukturė jo tė rregullt dhe mund tė imitojnė ndryshimet malinje. Nė njėzetė vitet e fundit nė mėnyrė tė konsiderueshme ėshtė rritur numri i tė sėmurėve nga sėmundjet malinje – melanomat. Konsiderohet qė rrezitja intensive ėshtė arsyeja kryesore pėr krijimin e kėsaj sėmundjeje, por edhe kushtet e jetės dhe punės, ushqimi dhe stresi, po ashtu i kontribuojnė shfaqjes sė saj. Shqetėsuese ėshtė qė melanoma shfaqet edhe te njerėzit e rinj, madje edhe tek fėmijėt.

Ndryshimi i ngjyrės, formės, rritja e nishaneve, skuqja, gjakrrjedhja ose shfaqja e pigmentimit tėrėsisht tė ri mund tė jenė shenja paralajmėruese. Ēdo ndryshim ose shfaqja e ndonjė ndryshimi tė pigmentuar nė lėkurė duhet tė raportohet te mjeku. Specialisti dermatolog duhet tė bėjė kontroll komplet tė tė gjitha ndryshimeve tė pigmentuara nė trup. Njė nga mėnyrat e shkėlqyeshme ėshtė qė ndryshimet tė incizohen me teknikė digjitale –dermoskopike dhe nė kėtė mėnyrė tė shihen strukturat delikate tė lėkurės dhe ērregullimi i pigmentimit. Dermoskopia nuk shkakton dhimbje dhe mundėson qė tė shihen strukturat delikate tė lėkurės dhe ēdo ērregullim i pigmentimit.

Nė varėsi nga rezultatet klinike dhe dermoskopike, te disa pacientė kėshillohet ose pėrcjellja ose heqja kirurgjike me konfirmim histopatologjik. E vetmja e sigurt ėshtė heqja kirurgjike, kur nishani largohet tėrėsisht. Nishanet nuk duhet tė preken, tė shtrydhen, t’ua ndukni qimet, e as tė digjen, tė trajtohen me acide ose preparate tė ngjashme.

Heqja e nishaneve kryhet me anestezion lokal, zgjat njėzet minuta dhe pėrcillet mė njė gjendje tė lehtė tė pakėndshme nė ditėn e parė pas intervenimit. Qepjet largohen pas shtatė deri katėrmbėdhjetė ditėsh varėsisht nga vendi prej ku ėshtė hequr nishani.



Teknikat e ndryshme tė heqjes sė nishaneve

Heqja e nishaneve mund tė bėhet pėr shkak tė arsyeve estetike dhe mjekėsore. Tė dy motivet janė tė justifikuara dhe tėrėsisht tė sigurta nėse intervenimi bėhet nė mėnyrė tė duhur. Procedura e heqjes sė nishanit ėshtė e njėjtė, pavarėsisht pėr ēfarė arsye bėhet fjalė, ndėrsa e obligueshme ėshtė qė mostra tė dėrgohet nė analizė histopatologjike. Nė varėsi nga fotografia klinike dhe dermoskopike, i mundshėm ėshtė largimi i nishanit me radiovalė ose kirurgji klasike, pėr ēka vendimin e merr dermatologu.

Ēdo nishan i hequr gjithsesi duhet tė dėrgohet nė analizė histopatologjike pėr shkak tė vėrtetimit tė diagnozės. Procedura e heqjes sė nishanit me laser nuk mundėson dėrgimin e ndryshimeve nė analizė histopatologjike dhe nuk rekomandohet.

Heqja sipėrfaqėsore – Nishanet tė cilat janė tė fryrė hiqen sė bashku me pjesėn e lėkurės nė sipėrfaqe. Ekziston mundėsia qe nishani tė kthehet, sepse rrėnja e tij mbetet nė lėkurė. Shenja e mbetur ėshtė mė e errėt se lėkura qė e rrethon dhe ka formėn e nishanit.

Heqja kirurgjike – Hiqet i tėrė nishanit me rrėnjė, ndėrsa shenja e mbetur zhduket pas njė kohe.

Heqja laserike – Heqja e tillė e zbeh nishanin dhe lė njė shenjė tė vogėl, por mund tė jetė problematike sepse ndryshon ngjyrėn e nishanit. Aplikohet vetėm pėr qėllime kozmetike.

Heqja e nishanit me radiovalė – Pėrbėhet nga heqja e nishanit me rrymė radiofrekuence dhe praktikisht avullimin e lėkurės nė vendin ku kalojnė radiovalėt. Pėrparėsia e kėsaj metode ėshtė qė ėshtė e rehatshme dhe e shpejtė pėr pacientėt – zgjat deri pesė minuta, pa vėnien e penjve, gjak ose dhimbje pas intervenimit. E meta e kėsaj metode ėshtė qė ekziston mundėsia mė e madhe qė ndonjė qelize e nishanit tė mbetet nė lėkurė, se sa kur bėhet nė mėnyrė kirurgjike.