Gjyshja e klubeve të natës

Publikuar: 24.02.2012 - 09:47

Prishtinė, 24 shkurt - Njė kamerier rreth tė 25-ve duket i pėrgjumur teksa shėrben pijet nė njė nga hotelet luksoze nė kryeqytet. Edhe 30 minuta ndajnė nga mesnata, pėrderisa ai ka edhe njė orė pėr tė pėrfunduar orarin e punės. Gjumi duket tė jetė opsioni i vetėm i kamerierit. Pesė minuta mė vonė 72 vjeēja, me syze tė diellit, aksesorė qė shkėlqejnė e me grim tė lehtė por qė dallohet, zbret nga ashensori. Ajo nuk e ka ndėrmend tė flejė. Adresa e saj ėshtė klubi i natės. Ruth Flowers, e njohur me emrin e skenės DJ Mamy Rock, ka dhe njė ēantė tė vogėl me vete, nė tė cilėn mban disa CD dhe disa aksesorė tė tjerė tė veshjes, tė cilėt i nevojiten.

”Gati pėr klub, djema”, thotė ajo pa shaka.

Kamerieri sjell kokėn duke shprehur habi dhe me kureshtje afrohet tek tavolina, nga ku Mamy Rock e njohur si DJ Gjyshja, tė enjten afėr mesnatės ka dhėnė intervistė pėr “Kohėn Ditore” dhe Kohavision.

Pas njė ore Mamy Rock do tė performonte nė klubin “Prime” tė kryeqytetit. E kjo orė, kur ajo nis “punėn”, shumicėn absolute tė moshatarėve tė saj e edhe mė tė rinj nė moshė, i zė duke fjetur. Por kjo ėshtė jeta e saj. Dhe i pėlqen.

”E po, e dini, nuk jam shumė gjumashe dhe nata nuk mė pengon, kėshtu qė kjo nuk ka ndikim tek unė. Madje, do tė thosha se nėse mė shihni mė vonė kur ta kem pėrfunduar, do tė jem shumė mė e kthjellėt se njė pjesė madhe e tė rinjve”, thotė ajo.

E pikėrisht kjo edhe ka ndodhur tė enjten mbrėma. Mamy Rock ka lėshuar muzikė deri nė orėn 4 tė mėngjesit dhe energjia e saj ka qenė po aq sa ishte katėr orė mė parė. Ani pse jo mė shumė se 300 veta kishin ardhur tė dėgjonin performancėn e saj, ata qė ishin aty u lodhėn mė shumė se “Gjyshja”. Performanca e Mamy Rock nuk u shqua shumė pėr sensacion nė performim porse madhėshtia e saj qėndron pikėrisht tek energjia tė cilėn ajo e ka kur performon. Klubi kishte paralajmėruar audiencė tė shumtė aq sa kishte ndarė nė dy periudha ēmimet e biletave. Pas mesnatės ēmimi i njė bilete nga 7 euro ka kėrcyer deri nė 15 euro.

Ani pse nuk e ka idenė sesi ėshtė skena e muzikės elektronike nė Prishtinė e nė Tiranė - ku kishte performuar nė mars tė vitit tė kaluar - Mamy Rock i pėlqejnė shqiptarėt.

”Ishin shumė mikpritės dhe kaluam mirė. Kėshtu mė duket edhe kėtu nė Kosovė. Njerėz tė mirė”, thotė ajo. Por pėr tė nuk ka dallim se para kujt performon. E rėndėsishme, sipas saj, ėshtė tė jenė njerėz qė duan tė kėrcejnė. E ky kėrcim, sipas saj, duhet tė zgjasė tėrė natėn. Nata dhe Mamy Rock duket se janė “ēift” perfekt pėr tė bashkėjetuar.

Pėr gjumė “gjyshja” s’e ka problem.

“Mund tė flejė ditėn apo jo?”, pyet ajo. Edhe dita ėshtė gjithashtu pjesė e pėlqyer e saj. E jeta e saj qė nė pesė vitet e fundit lidhet shumė ngushtė me tė lėshuarit muzikė nėpėr klube tė njohura botėrore, sipas saj merr kuptim nė disa detaje. Njė rrėfim ajo e ka edhe nga koha kur cunami shkatėrrues goditi Japoninė. Nė atė kohė njė vajzė e re i kishte dėrguar njė mesazh ku i kishte thėnė se me gjithė shkatėrrimin, muzika e Mamy Rock e kishte inspiruar dhe i kishte dhėnė zemėr.

“E kuptova se ėshtė njė jetė qė duhet jetuar dhe mendova nėse do tė duhej tė bėja diēka tjetėr, t’i ndihmoj dikujt nė atė mėnyrė, atėherė jam e kėnaqur me veten”, thotė ajo.

Por me atė qė kėnaq tė tjerėt, ajo kishte filluar tė merret jo mė larg se nė vitin 2009, kur edhe ka ndodhur performanca e saj e parė nė ndejėn e Festivalit tė Filmit nė Cannes. Aty kishte performuar sė bashku me Lenny Kravitz e Mariah Carey. Por gjithēka kishte nisur nė njė ndejė tė nipit tė saj, kur rastėsisht pėr “show” kishte hipur nė skenė pėr tė lėshuar muzikė.

“S’ma merrte mendja se nipėrit e mi do ta merrnin aq seriozisht atė performancė dhe fjalėt e mia se dua tė bėhem DJ”, thotė Mamy Rock. Nipėrit do ta prezantonin gjyshen e tyre me njė producent i cili do ta merrte atė nė kompaninė e tij diskografike. Njė vit mė vonė, Mamy Rock do tė nxirrte kompilacionin e saj tė parė. “Still Rocking” ishte titulli dhe kishte ndėrlidhje tė fortė me vendimin e saj. Sė voni ka publikuar edhe kėngėn tjetėr “69” nė bashkėpunim me kėngėtarin Riz.

Suksesi i saj ndėrkombėtar duke performuar nė shumicėn e vendeve evropiane dhe amerikane vetėm sa po rritet. Ajo tashmė ėshtė njė sensacion nė skenėn e muzikės ndėrkombėtare. Me tė dalė nė skenė ka zėnė ballinat e gazetave tė njohura botėrore si: “The Guardian”, “Daily Telegraph”, “The Sun”, “The New York Times” e shumė tjera. E agjenda e saj kėtė vit ėshtė gati krejtėsisht e ngarkuar me afro 200 koncerte tė aranzhuara deri nė fund tė vitit. I bie qė gati njė herė nė dy ditė, ajo tė jetė nė skenė.

Por Mamy Rock e pranon vetė se deri para disa vjetėsh nuk ka ditur asgjė pėr muzikėn elektronike.

Por ajo vjen nga njė familje instrumentistėsh, dhe lidhja e saj me muzikėn ėshtė e fortė. Ajo dinte shumė pėr muzikėn e viteve ’60, ‘70. Por edhe me muzikėn e kėtij shekulli ėshtė e lidhur. Kjo vėrehet edhe kur mikson. Ajo shpesh mund ta lėshojė ndonjė kėngė nga Rihanna e fill mė pas “I feel good” tė James Brown. Lidhja nuk duket fort profesionale por pak ka rėndėsi kjo pėr njė DJ 72-vjeēare.

“Pėrzierja e sė vjetrės me tė renė, si duket, po funksionon”, vlerėson ajo.

Por ndikimin mė tė madh nė karrierėn e saj ka pasur Fredie Mercury e Mick Jagger. Edhe Madonna i pėlqen. A muzika e tyre ka lėnė shenjė edhe nė emrin e saj, Mamy Rock.

“Tek unė kishte ndikim ‘The Queen’. Mė pėlqen pothuajse gjithēka qė kanė bėrė ata”, thotė Mamy.

Mamy Rock ėshtė e vetėdijshme se gjėrat kanė ndryshuar shumė ndėr vite. Sipas saj, mė herėt tregoheshin tregime me kėngė, e tani ėshtė vetėm ‘beati’.

“Shpesh janė tė pėrsėritshme. Por, kėshtu e do koha, sepse ka ndryshuar”, thotė ajo.

Mamy Rock thotė se i pėlqen sfida dhe pranon gjithēka qė i vjen pėrderisa mund ta kontrollojė.

“Tani e keni vetėm njė DJ, i cili performon. Ėshtė shumė ndryshe nga epoka kur unė isha e re. Tani kėto gjėra edhe kushtojnė”, tregon Mamy.

Por Mamy Rock e pranon se po kėnaqet me punėn e saj. Ajo tashmė edhe ka marrė epitetin e njė “gjysheje” tė cilėn do tė donin ta kishin tė gjithė tė rinjtė. Tingėllon goxha interesante tė shkosh nė klub tė natės sė bashku me gjyshen. E mbi tė gjitha, Ruth Flowers ėshtė njė inspirim pėr moshėn e tretė. Nuk do tė thotė se gjithsesi duhet tė bėhen DJ ose tė kėrcejnė nė klube.

“Duhet tė pėrqafoni tė renė, e jo tė kaluarėn”, thotė ajo.