Inis Gjoni gjyq me Prokurorinë për videon intime me Arjan Selimin

Publikuar: 27.03.2013 - 11:32

Tiranė, 27 mars - Gjykata e Lartė do tė nisė “betejėn” ligjore mes regjisores Inis Gjoni dhe Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda nė lidhje me publikimin e videos intime tė regjisores dhe partnerit tė saj nė vitin 2004, Arjan Selimit, i vrarė nė vitin 2011.

“Panorama” shkruan sot se Gjykata e Lartė ka caktuar datėn 9 prill 2013 pėr seancėn e parė pėr rekursin e padisė civile tė Gjonit kundėr Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda. Inis Gjoni kėrkon 200 mijė dollarė dėmshpėrblim pėr cenimin e jetės sė saj private dhe cenimin e nderit dhe tė dinjitetit nga publikimi i videos. Nė padi regjisorja pretendon se videoja me pėrmbajtje erotike ėshtė shpėrndarė gjatė kohės qė aparati telefonik i Arjan Selimit, ku gjendej videoja, ka qenė i sekuestruar nė Prokurori pėr llogari tė hetimit tė dosjes “Kompas”.

Mė 20 shkurt 2007, Gjykata e Shkallės sė Parė ka rrėzuar padinė e regjisores Gjoni si tė pambėshtetur nė prova dhe nė ligj. Ky vendim ėshtė lėnė nė fuqi mė pas nga Apeli dhe, pėr rrjedhojė, regjisorja i ėshtė drejtuar me rekurs Gjykatės sė Lartė. Dosja ėshtė regjistruar nė Gjykatėn e Lartė nė vitin 2008, por pėr shkak tė ngarkesės qė ka kjo gjykatė, vetėm dy ditė mė parė i ka “ardhur radha” kėtij procesi. Burime zyrtare tė Gjykatės sė Lartė bėnė tė ditur se rekursi i padisė civile tė regjisores Gjoni do tė shqyrtohet nga njė Kolegj Civil me relatore gjyqtaren Evelina Qirjako dhe se seanca e parė ėshtė caktuar mė 9 prill.

Palė paditėse nė padi ėshtė Inis Gjoni, ndėrsa si palė e paditur ėshtė Prokuroria pėr Krimet e Rėnda dhe Ministria e Financave. Si palė e tretė nė proces ėshtė Prokuroria e Pėrgjithshme dhe Dega e Thesarit Tiranė. “Shpėrblim i dėmit nga pala e paditur pėr shkak tė shpėrndarjes dhe publikimit tė informacioneve qė cenojnė jetėn private tė paditėses dhe njėkohėsisht cenojnė dhe fyejnė nderin dhe dinjitetin e saj nė shumėn 200 000 dollarė amerikanė”, thuhet nė objektin e padisė.