Yoko publikon “foton” e syzeve të përgjakura të Lennonit

Publikuar: 26.03.2013 - 10:47

Me fotografinė e syzeve tė pėrgjakura tė John Lennon, vejusha e tij dėshiron ta pėrkujtojė publikun qė nga dita kur e kanė vrarė Lennonin me armė zjarri nė SHBA janė vrarė mė shumė se njė milion njerėz.

Artistja dhe aktivistja pėr paqe Yoko Ono pėrsėri provokon dhe atė pėrmes Twitter. Vejusha mė e njohur nė botė nė pėrvjetorin e 44-tė tė martesės, ka publikuar fotografinė e syzeve tė pėrgjakura tė John Lennonit tė vrarė pėr tė pėrkujtuar njerėzit qė nga 8 dhjetori i vitit 1980, respektivisht nga dita kur “beatelsin” e popullarizuar e kishte vrarė Mark Chapman, nė SHBA me armė zjarri janė vrarė mė shumė se njė milionė njerėz, lajmėron Telegraph.

“Vdekja e tij ėshtė pėrvojė shumė e dhimbshme. Mua dhe djalit Sean na mungon edhe pas 33 viteve”, – ka shkruar nė njė tweet derisa me njė tweet tjetėr ka pėrkujtuar se si “nė Amerikė ēdo vit nga armėt e zjarrit vriten 31.537 persona.”

Fotografia e syzeve tė pėrgjakura, tė cilat i ka shfaqur edhe nė albumin e saj tė parė pas vrasjes sė Lennonit "Season of Glass" nė vitin 1981, ėshtė ripostuar mė Twitter nga njerėzit 88.000 herė. Duket qė aktivistja 79-vjeēare e paqes edhe njė herė nė mėnyrė provokuese me sukses ka shprehur pikėpamjet e saj pėr kontrollin, respektivisht ndalimin e bartjes sė armėve dhe ka “nxitur” shoqėrinė amerikane qė tė mendojė mirė dhe t’i kthehet arsyes sė shėndoshė nė vend tė eskalimit tė emocioneve sikurse pas masakrės nė shkollėn fillore Sandy Hook.