Clooney i paguan darkën fqinjit

Publikuar: 29.01.2013 - 13:39

Ėshtė ėndrra e shumė grave, por ja qė kėtė herė i ka ndodhur njė burri qė pėr mė tepėr ishte edhe i panjohur: George Clooney i ka ofruar darkėn!

Nė njė restorant tė njohur tė Berlinit, biznesmeni Oliver Hermann ishte ulur pa dijeninė e tij pranė tavolinės ku po darkonte ylli i Hollivudit me miqtė e tij.

Kur ka lėnė lokalin, Hermann ka marrė vesh nga kamarieri se fatura e tij ishte paguar nga aktori, i cili kishte shprehur keqardhjen sepse kishte biseduar me zė tė lartė me miqtė.

“Unė vajta atje, i dėgjova qė po flisnin anglisht, por aktorin nuk e vura re. Nuk m’u duk se ata po bėnin zhurmė. Pėrkundrazi, ishin shumė tė moderuar”, ka treguar mė pas biznesmeni.