Rihanna do ta shpëtojë “X-Factor” amerikan

Publikuar: 22.12.2012 - 09:54

New York, 22 dhjetor - Producenti i mirėnjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatė festave tė Krishtlindjeve ka ndėrmend tė takohet me Rihannėn pėr ta bindur qė t'i bashkohet ekipit tė kėtij emisioni.

Cowell ėshtė i vendosur pėr tė sjellė kėngėtaren nga Barbadosi nė kėtė emision, pasi qė gjithnjė e mė tepėr po i bie popullariteti showt dhe synon t’i ofrojė asaj njė vend nė jurinė e kėtij emisioni, raporton e pėrditshmja britanike “Daily Mail”.

"Ajo do ta shpėtojė"X-Factorin", sepse aktualisht ajo ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė njohura nė botė. Ėshtė shumė lozonjare dhe me pasion, dhe do tė ishte e shkėlqyer nė televizion. Pėrveē kėsaj, ėshtė shumė tėrheqėse dhe ka cilėsi tė pamohueshme muzikore. Jam i sigurt se bukuria dhe karizma e saj do ta shpėtojnė shoun", tha 53-vjeēari Cowell.

Ndėrkohė, siē raporton “Guardian”, Cowell do tė takohet me producentėt e "X-Factor" britanik nė janar pėr njė "samit krize" qė synon rimodelimin e shfaqjes. Finalja e fundjavės sė kaluar tė kėtij talent shou nė Mbretėrinė e Bashkuar tėrhoqi 11 milionė shikues, duke e bėrė atė finalen mė tė shikuar qė nga viti 2006.