Megjithatë, Bosnja mund ta ketë përfaqësuesin në Eurovision

Publikuar: 19.12.2012 - 11:59

Sarajevė, 19 dhjetor - Pasi qė BHRT njoftoi se Bosnja e Hercegovina pėr shkak tė krizės financiare, vitin e ardhshėm nuk do tė dėrgojė pėrfaqėsues nė Eurovision nė Suedi, bendi “Zoster” ka njoftuar se ėshtė i gatshėm ta prezantoj vendin e tyre, krejtėsisht pa pagesė

"Duke pasur parasysh faktin se BHRT nuk ka tė holla pėr realizimin  e pjesėmarrjes nė Eurovision, ne vullnetarisht, pa paraqitemi vullnetarisht, qė pa kurrfarė kompensimi ta pėrfaqėsojmė Bosnjėn dhe Hercegovinėn nė Eurovision. Ne kemi kėngėn, kemi para pėr fluturimin nė Suedi, ndėrsa do tė flemė tek miqtė. Nga BHRT ne presim vetėm flamurin," deklaroi bendi “Zoster”.

Kujtojmė se pėr shkak tė krizės qė ka prekur shumė vende tė Evropės, nė Eurovisionin e 58-tė me radhė, i cili kėsaj radhe do tė mbahet nė Suedi, nuk do tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre disa vende

Por, megjithatė, problem do tė mund tė paraqesė kuotizimi i cili pėrcaktohet pėr secilin shtet pjesėmarrės sipas kritereve tė pėrcaktuara qartė. Dhe kjo varet nga numri i banorėve, nga madhėsia dhe standardi i vendit, si dhe nga numri i vendeve qė marrin pjesė atė vit.