Miriam Cani do të aktrojë në një film gjerman

Publikuar: 14.12.2012 - 18:42

Tiranė, 14 dhjetor - Miriam Cani njihet si njė kėngėtare jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Gjermani,  ku edhe e nisi karrierėn e saj. Mirėpo, duket se ajo po ndėrmerr edhe njė hap tjetėr tė rėndėsishėm nė karrierė. Ajo do tė provojė t’i hyjė kinematografisė. Kėtė lajm kėngėtarja e ka ndarė me adhuruesit e saj nė rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Nė janar jam e ftuar nė audicionin e madh pėr njė rol nė filmin e famshėm gjerman “Bully”. E pres me padurim ndaj mė uroni fat”, ka shkruar Miriami, teksa mė tej ka zbuluar befasi tė tjera.   “Nė datėn 30 janar do tė mė ndiqni nė prezantimin e njė ‘Award Show’ nė qytetin Köln. Shumė shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te ‘Drums Award’ nė Stuttgart”,  ka thėnė kėngėtarja, e cila e zhvillon karrierėn mes Shqipėrisė dhe Gjermanisė.

Si raporton Mapo e Tiranės, viti 2013 duket se do tė jetė plot befasi pėr Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrė publikimin e kėngės sė saj mė tė re, qė pritet tė dalė nė fillim tė janarit.