Adoleshentja shqiptare ‘kall’ diskotekat amerikane si D.J. (video)

Publikuar: 27.06.2012 - 11:13

New York, 27 qershor - Adoleshentja nga Tirana, Livia Kola, ka prezantuar kėngėt e saj tė para nė diskotekat amerikane.

Livia K. tingėllon si njė emėr amerikan. Por nė fakt ėshtė njė vajzė nga Tirana, e vendosur prej njė dekade nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Me njė ėndėrr tė madhe, si ēdo adoleshent. Tė bėjė muzikė dhe tė jetė e njohur nė gjithė botėn. Por nėse pėr disa ėndrrat mbeten nė  sirtar, pėr vajzėn qė iku nė moshėn 10 vjeēare nga Tirana njė dritė jeshile ėshtė shfaqur nė sfond.  Ka pasur fatin tė takoj producentin dhe kantautorin e njohur Kingsley Gardner, (i cili ka punuar me Mya, Das Efx, Diana King & Billy Crawford). Pikėrisht ai ka pikasur Livian nė njė audicion nė New York. Kur ai dėgjoi dy kėngėt e saj origjinale, tė krijuara nga Livia dhe tė luajtura prej saj nė piano ai nuk kishte dyshime se Livia ėshtė njė artiste e re e talentuar.

Livia Kola, e pagėzuar me emrin Livia K. Ka nisur ndėrkaq punėn pėr albumin e saj tė parė qė do tė lanēohet nė vjeshte tė vitit 2012, pėr tė cilin po punon me Bojan Dugic (producent qė ka punuar me Britney Spears, Beyonce, 50 Cent, J Lo, Lady Gaga, Kelly Rowland, Amber Rose). Aktualisht dy kėngėt e saj tė para po luhen nė diskotekat amerikane, ndėrsa e ardhmja e saj premton shumė. Pėrveē muzikės, Livia punon edhe si modele  si edhe ka marrė njė rol pėr njė film tė cilin do ta xhirojė kėtė verė, ndėrsa vazhdon studimet pėr mjekėsi.




Ali Krasniqi27.06.2012/14:13

Bravo vetem perpara edhe nje emer i njohur
L I V I A

venena27.06.2012/13:07

shqiptarja kur te del tefterit ua kalon te gjitha tjetrave edhe larg i len bile