“Mein Kampf” do të publikohet në Gjermani

Publikuar: 25.04.2012 - 17:07

Mynih, 25 prill - Bavaria, njė prej 16 landeve qė pėrbėjnė Gjermaninė, ėshtė duke u pėrgatitur qė tė publikojė librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformėn e tij, “Mein Kampf” nė vitin 2015, kur tė skadojė njė ndalim 70-vjeēar pėr kėto botime, transmeton TCH.

Ndonėse libri nuk ėshtė i ndaluar shprehimisht me ligj nė Gjermani, Bavaria ka pėrdorur njė urdhėresė censuruese qė prej vitit 1945, pėr tė ndaluar riprodhimin e tij. Megjithatė, kjo urdhėresė do tė skadojė pas tre vitesh dhe kriteret pėr zgjatjen e kufizimit nuk ekzistojnė.

Qeveria autonome e landit, informoi gjithashtu se do t’i bashkangjisė “Mein Kampf” njė koment kritik, adresues lexuesve dhe mbi tė gjitha studentėve qė do ta pėrdorin nė tė ardhmen.

Hitleri shkruajti librin nė fjalė, qė i pėrkthyer nė shqip do tė thotė “Lufta Ime”, nė vitin 1924, ndėrsa ishte duke vuajtur nė burg njė dėnim 5-vjeēar pėr organizimin e njė grushti shteti tė passuksesshėm.

Dy vėllimet e “Mein Kampf” u publikuan pėr herė tė parė nė vitet 1925 dhe 1926, pėrpara se Hitleri tė bėhej kancelar i Gjermanisė.

Ndonėse nė libėr nuk pėrshkruhen shprehimisht detajet e planeve pėr vrasjen e hebrenjve, vepra pėrshkrohet nga njė frymė e qartė raciste dhe pėrmban ide si ajo e “hapėsirės jetike”, me tė cilėn u justifikua agresioni ndaj Bashkimit Sovjetik nė 1941-shin.