“Udhëtimi në Maqedoni” – e vërteta mbi ecejaket e shqiptarëve

Publikuar: 22.04.2012 - 12:32

Chicago, 22 prill - Libri “Udhėtimi nė Maqedoni” i autorit Gregory Lima u promovua mbrėmė nė Qendrėn Kulturore Shqiptare nė Chicago nė SHBA.

Autori i kėtij libri Lima ka theksuar se libri i botuar jep njė pasqyrė mbi gjendjen e shqiptarėve nė rajon dhe me theks tė veēantė udhėtimet nė Maqedoni.

Autori, i lindur mė 1925 nė New York ėshtė i njohur si njė misionar dhe diplomat amerikan, qė ka raportuar mbi zhvillimet nė Ballkan.

Aktori Xhevat Limani theksoi se autori Lima hedh dritė pėr tė vėrtetėn aktuale shqiptare nė Maqedoni, e cila sipas tij ka ndėrruar formėn ndėrsa qėllimi i pushtetit maqedonas ka ngelur i njėjtė.

Publicisti Skėndėr Karaēica nėnvizoi se libri i autorit Lima ka nxjerrė pėrballė shqiptarėve sprova tė reja pėr lėshimet qė janė bėrė me fajin tonė dhe nga opusi i gjerė politik shqiptar nė Maqedoni.

Sipas tij, ky libėr nxjerrė nė sipėrfaqe faktin se Marrėveshja e Ohrit ka kapur peng popullin shqiptar dhe se kahet e jetės nė kėtė vend po zhvillohen me terapinė “sa mė pak dhimbje koke”.

Autori Lima duke folur pėr Marrėveshjen e Ohrit nė librin e tij thekson se Marrėveshja kornizė e Ohrit ėshtė dashur nė mėnyrė tė vendosur tė adresoj problemet themelore shqiptare, kur Qeveria e Maqedonisė ishte nėn kontrollin e pėrgjithshėm ndėrkombėtar.

Sipas tij, procedurat parlamentare, ligjet me interes vital tė pakicave nuk mund tė kalojnė me shumicė tė thjeshtė, por kėrkon njė shumicė brenda pakicės(!)

“Sa mė shumė qė kjo mund tė duket  si njė zgjidhje, vė nė spikamė autori amerikan G.Lima, ajo ėshtė njė ftesė qė krejtėsisht tė mbikalojė dispozitat e saj nėpėrmjet maskimit tė thjeshtė me motive thjeshtė tė shtypjes dhe tė diskriminimit.

Autori nxjerrė libra dhe harta tė falsifikuara nga maqedonasit me qėllime mbivlerėsuese dhe falsifikuese tė historisė dhe fakteve reale nė Maqedoni. Lima thekson edhe rolin e Kishės Autoqefale tė Maqedonisė dhe liturgjitė e saj mė herėt pjesė e shtrirjes serbe qė ritet sot bėhen nė gjuhėn sllave.

Nė faqet e kėtij libri nuk ka shpėtuar pa u pėrmendur pėrballja me politikėn e Ali Ahmetit. Pėr tė elaboruar fokusin aktual politik shqiptar nė Maqedoni, autori thekson se ,,ēėshtja shqiptare nė Maqedoni nė serinė e principeve dhe tė kėrkesave pėr barazi pėr popullin shqiptar, njė status i kėtij lloji ėshtė rrėnuar gjatė dekadės sė fundit pėr shkak tė politikės represive ekstremiste tė sė djathtės nacionaliste maqedonase.

Duke folur pėr figurėn e Ali Ahmetit, autori thekson se ai ėshtė udhėheqės i njėrės prej tre partive politike shqiptare jo efektive nė Maqedoni.

Autori i drejtohet Ali Ahmetit duke theksuar se UĒK-ja u thirrė tė firmos Marrėveshjen, ndėrsa kishte armė aktive nė Shkup qė mund ta kishin pėrfshirė qytetin sa do tė mund tė nėnshtronin Qeverinė maqedonase dhe derisa skuadrot e UĒK-sė ishin nė gatishmėri tė hapnin fronte tė reja nė Dibėr dhe Gostivar me zgjerim tė “territoreve” tė lira me tė vetmin qėllim krijimin e “Maqedonisė Federale”.

“Nga pala shqiptare ka mundėsi qė Marrėveshja e udhėheqėsve politik shqiptare e firmosur me pėrfaqėsuesin amerikan Robert Frovick nuk u bazua nė situatėn ushtarake. Me kėto rrjedha shqiptarėt nė Maqedoni e humbėn luftėn nė Ohėr, ndonėse sipas autorit nė kėtė marrėveshje ėshtė dashur tė shkojė vetė Ali Ahmeti me 3000 luftėtarėt e vetė si mburojė qė kur do tė shkelte ushtari shqiptar nė token e kėtij qyteti do tė konsiderohej i ēliruar!

Sipas tij, shqiptaret firmosėn kėtė Marrėveshje pa kėrkuar fillimisht statusin e barazisė tė padiskutueshme dhe tė cituar nė fjalinė e parė tė Kushtetutės sė Maqedonisė. Lima vlerėson pėrderisa kjo nuk rregullohet, shumė pak do tė ndryshojė ēėshtja e popullit shqiptar dhe aktet e barazisė kombėtare shqiptare si populli i dytė shumicė nė kėtė vend. 

fan noli 22.04.2012/20:20

bravo bravo bravo ,kjo eshtet e vertet shqiptaret nuk kerkuan statusin e barazise ok shqiptare duhen te krekojn statusin barazise kombetare shqiptare si populli dyte dhe shumice ne kete vend pajtohem me zemer se ju takon me te dreta te helsinkit e po konsidirohen si te pa vler bravo. amerikan robert frovick .ke ber nje pun madhe per ket veper per qeshtjen e popullit shqiptar ne maqedoni