“Gomarët e kufirit” në “GoEast Film Festival”

Publikuar: 02.02.2012 - 17:03

Prishtinė, 2 shkurt - Filmi “Gomarėt e kufirit” me regji tė Jeton Ahmetajt ėshtė futur nė garėn zyrtare pėr ēmimin kryesor tė festivalit ndėrkombėtar tė filmit nė Gjermani, “GoEast Film Festival”. “The Golden Lily” ėshtė ēmimi kryesor qė ndan ky festival. Edicioni i 12-tė i kėtij Festivali do tė mbahet ndėrmjet datave 18 dhe 24 prill tė kėtij viti, nė Wiesbanden tė Gjermanisė. Ai mbahet nėn organizimin e Institutit Gjerman tė Filmit, ndėrsa kėsaj here marrin pjesė 28 shtete nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Regjisorit kosovar ftesėn ia ka bėrė drejtori i festivalit Gaby Babic. Nė emėr tė tij filmin e ka vlerėsuar edhe koordinatori i festivalit Markus Roter.

“Na ka pėlqyer shumė filmi yt, e veēanėrisht stili yt i humorit. Gjithashtu na ka pėlqyer karakterizimi i protagonistėve nė filmin tuaj”, ka shkruar Roter nė adresė tė Ahmetajt. “Shpresojmė qė jeni ende tė interesuar qė filmi juaj tė shfaqet nė ekranin e festivalit tonė”, vazhdon mė tej Roter nė letrėn e tij, nė tė cilėn ia bashkėngjit edhe ftesėn zyrtare pėr pjesėmarrje nė festival.

Por vetė regjisori Ahmetaj e ka quajtur tė njė rėndėsie tė veēantė pjesėmarrjen e filmit tė tij nė kėtė “GoEast...”

“Duke pasur parasysh se ky festival organizohet nga Instituti Gjerman i Filmit - DIF, konsideroj se festivali ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė qė tė marrė pjesė”, ka thėnė Ahmetaj pėr gazetėn.

Ai e ka quajtur nder tė veēantė, qė tė prezantojė Kosovėn dhe filmin kosovar nė Wiesbaden tė Gjermanisė. Filmi “Gomarėt e kufirit” ėshtė i pari qė ėshtė subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovės si institucion mė vete. QKK-ja kishte ndarė 220 mijė euro, pėr realizimin e kėtij filmi nga buxheti i vitit 2008. Njėherėsh mbetet filmi i vetėm i cili ėshtė pėrfunduar nga katėr sa ka subvencionuar QKK-ja deri mė tash.

Filmi pasqyron njė rrėfim tė vitit 1968, nė njė zonė kufitare mes ish-Jugosllavisė dhe Shqipėrisė ku njė burim uji ėshtė vendi ku takohen njerėzit andej e kėtej kufirit nėn hijen e tytave tė dy ushtrive armike. Tema e filmit ėshtė pėr njė mėsues idealist i cili pėrjeton dhunėn e sistemit tė ish-Jugosllavisė dhe ėndrra e tij ėshtė qė tė kalojė kufirin dhe tė dalė nė Shqipėri. Skenarin pėr kėtė film e ka shkruar Jeton Neziraj.

Deri tash “Gomarėt e kufirit” ėshtė prezantuar nė shtatė festivale nė vend dhe jashtė, dhe nga ato ka arritur tė tubojė gjashtė ēmime tė ndryshme.

“Shpresoj qė edhe nga Gjermania tė kthehem me njė ēmim”, ka thėnė Ahmetaj.