Në Ibrik Tepe të Turqisë vendoset busti i Fan Nolit

Publikuar: 10.01.2012 - 09:39

Tiranė, 10 janar - Me rastin e festimeve nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, si dhe 130 vjetorin e lindjes sė F.S.Nolit, njė delegacion i MTKRS i kryesuar nga Aldo Bumēi, morėn pjesė nė vendosjen e bustit tė F.S.Nolit nė qytezėn e tij tė lindjes nė Ibrik Tepe tė Turqisė.

Gjatė kėsaj vizite, ministri Bumēi u shoqėrua nga zv/ministri turk pėr Kulturėn dhe Turizmin, Prefekti i Edirnesė, Kryetari i Bashkisė sė Ibrik Tepe dhe Rektori i Universitetit tė Trakės nė Edirne.

Nė takimin dhe gjatė aktivitetit qė u zhvillua pėr pėrurimin e pėrvjetorit tė 130 tė lindjes sė F.S.Nolit ministri Bumēi tha se, vendosja e bustit nuk ėshtė vetėm njė simbolikė kulturore, por ai pėrfaqėson njė monument tė vyer tė kujtesės, harmonisė dhe marrėdhėnieve shumė tė mira ndėrmjet dy vendeve dhe popujve tanė. Zoti Bumēi theksoi gjithashtu se, rikthimi i Nolit ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi ai rivjen sot nėpėrmjet artit, ēka nėnkupton se ai sot rikthehet nė pėrjetėsi. "Janė pikėrisht emra tė tillė si ai i Theofan Stilian Nolit qė me talentin, pėrkushtimin dhe vizionin e tyre, kanė pėrafruar shpirtėrisht popujt dhe kulturat qė ata pėrfaqėsojnė, duke transmetuar vlerat mė tė qenėsishme tė traditės dhe trashėgimisė kulturore e shpirtėrore, tė cilat sot vlerėsohen si pasuri e pėrbashkėt e njerėzimit. Nė kėtė pėrvjetor, nė kėtė vend, ne nuk vendosim vetėm njė simbol tė kulturės sonė, por njė monument tė vyer tė kujtesės, harmonisė dhe vėllazėrimit qė karakterizon sot, jo vetėm dy vendet tona, por edhe vlerat qė pėrcjell e kaluara me tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat ndėrmjet popujve dhe kulturave tona. Dhe pėr kėtė arsye, ne i pėrulemi me nderim e respekt kėtij humanisti dhe misionari tė madh tė kulturės dhe civilizimit njerėzor", pėrfundoi fjalėn ministri Aldo Bumēi.

Gjatė vizitės nė Turqi, ministri Bumēi u prit nė njė takim nga prefekti i Stambollit si dhe u takua me Presidentin e Shoqatės sė Agjencive Turistike tė Turqisė. Gjatė kėsaj vizite, Bumēi shoqėrohej nga shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi, biograf i F.S Nolit si dhe skulptori i veprės Andrea Demce.

 

isa10.01.2012/12:45

veq ka mbet me vendos ni bust t'Skenderbeut n'Stamboll