Katalog dixhital për monumentet arkeologjike

Publikuar: 07.01.2012 - 10:02

Tiranė, 7 janar - Instituti i Monumenteve tė Kulturės ka nisur punėn pėr hartimin e njė katalogu dixhital pėr tė gjitha monumentet arkeologjike tė Shqipėrisė. Katalogu do tė pėrmbajė rreth 6 mijė faqe dhe ka si  qėllim jo vetėm inventarizimin e monumenteve, por zhvillimin e turizmit kulturor nė Shqipėri.

Tashmė vizitorėt do ta kenė mė tė lehtė pėr t’u orientuar nė lidhje me turizmin tonė kulturor, konkretisht me monumentet arkeologjike nė tė gjithė territorin shqiptar. Nėpėrmjet njė faqeje online, tė gjithė tė interesuarit pėr historinė apo pėr tė vizituar zonat ku ndodhen monumentet arkeologjike, mund tė informohen lidhur me to nė njė kohė fare tė shkurtėr me anė tė disa klikimeve. Monumentet arkeologjike nė vend, brenda kėtij viti, pritet tė pėrfshihen nė njė katalogim dixhital, puna pėr tė cilin ka nisur pranė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Sipas Apollon Baēes, drejtorit tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, puna ka mė se njė muaj qė ka nisur, ndėrsa pritet qė nė qershor tė kėtij viti tė jenė hedhur nė ueb, rreth 70-80% e materialeve. Mendohet qė katalogu do tė pėrmbajė rreth 6 mijė faqe informacion pėr tė gjitha monumentet arkeologjike, ku pėrfshihen tė gjitha llojet e monumenteve. Faqja dixhitale do tė pėrfshijė rreth 1200 monumente kulture tė kategorisė sė parė me njė numėr shumė tė madh, me rreth 12 mijė fotografi, ndėr tė cilat edhe fotografi tė vjetra tė monumenteve. Pjesė e faqes nė internet qė do tė inventarizojė monumentet e kulturės do tė jenė edhe hartat e pikave arkeologjike, pėrshkrimi historik i monumenteve, struktura e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės etj. Hartat arkeologjike do tė bėjnė tė mundur pasqyrimin e tė gjitha objekteve arkeologjike qė gjenden nė terren si vendbanimet, kalatė, shpellat, tumat, varrezat e sheshta, varret e veēuar, ku ēdo element i veēantė i objekteve arkeologjike do tė jetė i specifikuar me tė gjitha detajet e tij. “Do tė jetė njė katalog tepėr interaktiv qė do tė shėrbejė pėr tė njohur historinė e kėtyre monumenteve, pozicionin gjeografik dhe do tė jetė njė ndihmesė e mirė edhe pėr specialistėt”, - tha Baēe. Sipas Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, materiali ėshtė pėrgatitur dhe ngelet vetėm pėr t’u hedhur nė ueb. Aktualisht, pranė kėtij institucioni po punohet pėr gjuhėn e faqes dixhitale, e cila do tė jetė nė shqip dhe nė anglisht. Fillimisht, rreth 80% e materialeve do tė jenė nė gjuhėn shqipe dhe 20% nė gjuhėn angleze. Ky projekt ka si qėllim inventarizimin e tė gjitha objekteve dhe monumenteve arkeologjike, por edhe vėnien e tyre nė shėrbim tė turizmit kulturor. Projekti ėshtė nismė e ndėrmarrė nga vetė Instituti i Monumenteve tė Kulturės, nė bashkėpunim me konsulentė tė huaj. Sipas Baēes, ky katalog do tė jetė shumė utilitar dhe ndėr mė tė mirėt nė Ballkan.