“Buzëqeshje miqsh”, ose rrëfimet e atyre që shënuan epokën

Publikuar: 14.10.2011 - 12:41

Prishtinė, 14 tetor – “Buzėqeshje miqsh”  ėshtė libri mė i ri i njėrit nga autorėt mė produktivė tė brezit tė mesėm tė shkrimtarėve tė Kosovės, Ibrahim Kadriut, qė u promovua mbrėmė. Intervistat jo konvencionale, tė cilat rrėfejnė mė shumė anėt e panjohura, ndonjėherė edhe “tė ndaluara” tė njėzet e njė protagonistėve tė bashkėbisedimit, e bėjnė kėtė libėr tė pazakonshėm si zhanėr nė publicistikėn tonė. Ata janė personalitete tė pakapėrcyeshme tė historisė sė kulturės sonė mbarėkombėtare, duke filluar me Esat Mekulin, babain e letėrsisė shqipe nė Kosovė, qė shoqėrohet nga Dritėro Agolli, Bekim Fehmiu, Odhise Paskali, Ramiz Kelmendi, Agim Ēavdėrbasha, Anton Pashku, Mirko Gashi, Azem Shkreli, Adem  Kastrati dhe shumė  figura tė tjera emblematike, rrėfimet e tė cilėve pėrbėjnė burim pėr  t’i njohur ata dhe kohėn qė e jetuan.

Nė njė ambient e atmosferė po ashtu tė pazakonshme pėr kėso festash tė librit, nė “Monsion”, nė paralagje tė Prishtinės, folėsit Xhevat Syla, Vehap Shita, Mahmut Hysa e Ardian Haxha e cilėsuan kėtė libėr tė Ibrahim Kadriut,  autorit tė rreth pesėdhjetė veprave, si njė pasuri qė do t’iu hyjė nė punė, pos gazetarėve pėr model tė tė shkruarit, edhe studiuesve tė fushave tė letėrsisė e tė artit tonė si dhe tė biografėve.