“Portokallia” rikthehet me një imazh të ri

Publikuar: 30.09.2011 - 14:25

Tiranė, 30 shtator - Mbrėmjen e sė dielės mbani frymėn dhe bėhuni gati tė qeshni. Janė plot personazhe tė reja qė duhet t’i njihni. Pauza e shkurtėr mes dy sezoneve, nė fakt njė punė intensive pėr tė gjithė stafin, i rikthen me ide origjinale. Regjisori Altin Basha ėshtė i bindur qė ky sezon do tė jetė plot freski, shkruan “Shqip”.

Atentatet, polici, Nasi....Do tė rreshtonit dhjetėra tė tjerė personazhe tė “Portokallisė” e madje do tė kujtonit batutat e tyre. Tashmė ata janė shumė afėr. Rikthen personazhet e dashura,  qė regjisori Altin Basha i quan krenaria e arkivit tė kėtij spektakli humori, por edhe tė rinj. Do tė jenė plotė tė tillė. Mbrėmjen e sė dielės mbani frymėn dhe bėhuni gati tė qeshni. Janė plot personazhe tė reja qė duhet t’i njihni. Pauza e shkurtėr mes dy sezoneve, nė fakt njė punė intensive pėr tė gjithė stafin, i rikthen me ide origjinale. Regjisori Altin Basha ėshtė i bindur qė ky sezon do tė jetė plot freski. “Ne kemi bėrė njė ndryshim jashtėzakonisht tė madh nė listėn e personazheve tė ‘Portokallisė’. Pothuajse mė shumė se gjysma e trupės kanė realizuar personazhe tė reja, personazhe qė sigurisht spunton e marrin nga realiteti shqiptar pėr probleme qė ndoshta mė parė nuk janė trajtuar. Tė tilla janė raporti i artistit me menaxherėt e tyre, ēiftet nė gjykatė, marrėdhėniet brenda institucioneve tė shtetit qė sigurisht do tė sjellin njė freski tė veēantė. Pėrveē kėsaj, disa nga personazhet mė tė dashura qė publiku i ka rezistuar tundimit duke mos i braktisur, rivijnė me tema dhe skenar tė ri. Tė pėrzier me personazhet e reja, mendoj se krijojnė njė mozaik shumė tė veēantė pėr publikun”, shprehet Basha. Stafi pas kuintave ėshtė thuajse i njėjti: drejtor programi Adi Proko, skenaristėt Jani Duro, Vangjel Kozma, kapomaestro Arjan Gjici etj. Secili prej tyre ka menduar pėr kėtė imazh tė ri tė “Portokallisė” nė sezonin e 16-tė. Tė rinjtė, ata qė do tė provojnė sfidėn e parė me publikun do tė kenė po ashtu njė imazh tė tyre: plot ngjyra, herė qesharak, me flokė qė tė ēudisin. Gjithēka nė funksion tė karakterit. Kostumografja Iliriana Loxha Basha ka menduar edhe njėherė pėr kostumet qė do t’u shkojnė personazheve tė tyre. Nė kėtė sezon tė ri ėshtė menduar edhe pėr njė skenografi ndryshe. Regjisori Altin Basha tregon se do tė ketė njė hapėsirė mė tė madhe skenike, publik mė afėr se kurrė me aktorėt dhe njė vend tė ri pėr orkestrėn. Kush do tė jenė prezantuesit. Njė sezon mė parė, lajmi se kėngėtarja Eneda Tarifa do tė drejtonte “Portokallinė” qe njė surprizė e madhe pėr tė gjithė. Nė fakt, rikthimi i spektaklit tė madh tė humorit nė ekranin e “Top Channel” u parapri edhe nga hamendėsime tė shumta pėr sa u pėrket prezantuesve. U fol se Eneda nuk do tė ishte mė kėtė sezon tė ri. Regjisori Altin Basha konfirmon: Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi do tė jenė sėrish prezantuesit. “Ishin spekulime tė gazetave. Eneda ėshtė pjesėtare e stafit, e ka motivuar veten shumė mirė nė drejtimin e ‘Portokallisė’. Nė krah tė saj do tė jetė Salsano Rrapi, por jo mė me personazhin e tij tė kėngėtarit”, thotė Basha. Si ēdo sezon, edhe kėtė herė ky spektakėl humori i ka hapur derėn njė talenti tė ri. Ėshtė njė vajzė dhe quhet Rina Nahrazani. Regjisori tregon se ajo do tė vijė nė njė dyshe me Erand Sojlin, njė ēift qė ēdo javė shkon nė gjykatė tė divorcohen, por nuk divorcohen kurrė. “Besoj se ajo do tė tingėllojė shumė mirė nė stafin tonė dhe besoj se do tė jenė njė risi e madhe e kėtij sezoni bashkė me shumė personazhe tė tjera tė reja”, thotė Basha. Nuk do tė mungojnė as ata, politikanėt tanė. Nėse ju kanė munguar gjatė sezonit qė shkoi, rivijnė sėrish. “Sezonin e shkuar i pėrzumė, por nė njė mėnyrė apo njė tjetėr hyjnė qoftė nė humorin tonė, qoftė nė tematikat qė ne trajtojmė. Do tė jenė prezentė nė ‘Portokalli’ e sigurisht nė majėn e shpotitjes sonė. Nė fund tė fundit ata janė njė nga lėndėt e para qė ne pėrdorim pėr tė krijuar humorin tonė”, thekson Basha. Nė vijim tė risive, njė punė e madhe ėshtė bėrė edhe me elementėt muzikorė tė “Portokallisė”. Aktorėt do tė marrin pjesė nė kėta elementė, ndaj ky sezon premton njė spektakėl tė vėrtetė. “Portokallia” ėshtė njė spektakėl qė u kushtohet tė gjithė njerėzve, prandaj stafi mban gjithnjė lidhjet me ta. Regjisori Basha tregon se pėr arsye kohe kėtė radhė nuk mundėn tė bėnin njė tur takimesh nė qytete tė ndryshme, por tashmė atė e kanė testuar pritshmėrinė e publikut. “Vazhdojmė tė mbetemi nė kontakt me njerėzit pėrmes “Facebook”-ut e po ashtu ka aktorė qė vijnė tė bėjnė audicionet edhe gjatė sezonit tė spektaklit. Pak a shumė ne e dimė se ēfarė ka pėlqyer apo ēfarė dėshiron publiku, por kontaktin me ta nuk do ta humbasim”, thotė regjisori. “Portokallia” rikthehet kėtė tė diel, datė 2 tetor nė ekranin e “Top Channel”, ndėrsa pėr tė gjithė ata qė duan ta ndjekin spektaklin nga salla tė premte dhe tė shtunė, biletat shiten pranė ish-Ekspozitės.