ASHAK promovoi botimin e parë monografik-enciklopedik

Publikuar: 30.06.2011 - 22:06

Prishtinė, 30 qershor - “Kosova - vėshtrim monografik”, titullohet botimi i cili do tė shėrbejė si letėrnjoftim i shtetit. Botimi i parė i natyrės monografike-enciklopedike nė tė cilėn janė pėrfshirė tė dhėnat themelore pėr fushat mė tė rėndėsishme tė njohurive pėr Kosovėn, u promovua tė enjten nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės. Hartimi i teksteve tė monografisė, qė pėrmban tė dhėna nga gjeografia, historia, zhvillimet politike-juridike, ekonomia, arsimi, shkenca, shėndetėsia dhe kultura, ėshtė rezultat i punės trevjeēare tė 56 autorėve. Ekspertė tė dijeve, shkencės dhe krijimtarisė, anėtarė tė ASHAK-ut, profesorė tė Universitetit tė Prishtinės, punonjės shkencorė tė instituteve dhe profesionistė tė tjerė, kanė derdhur dijen nė mė se gjashtė mijė faqe tė “Kosova...”. Kryeredaktorė tė saj janė akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Mehmet Kraja.

Me rastin e promovimit tė kėsaj monografie, kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, Besim Bokshi, ka thėnė se pėrpilimi i saj ka plotėsuar njė nevojė tė madhe.

“Pėrpilimi i kėsaj monografie ka plotėsuar njė nevojė tė shprehur pas luftės pėr njė vepėr tė karakterit enciklopedik pėr Kosovėn, pėr njė vepėr qė do tė sillte prezantim tė gjithanshėm e gjithėpėrfshirės tė Kosovės, qė do tė ishte si tė thuash njė letėrnjoftim i Kosovės”, ka thėnė akademik Bokshi.

Sipas tij, ASHAK-u ka nisur punėn qė kėtė monografi ta ofrojė edhe nė gjuhėn angleze.

“Akademia ka filluar punėn pėr versionin anglisht pak mė tė shkurtėr tė kėsaj vepre, me tė cilėn tė huajve do t’u bėhet e mundur tė kenė njohuri mė tė plota pėr shtetin e ri tė Kosovės”, ka thėnė ai.

Akademik Rexhep Ismajli, njėri nga kryeredaktorėt, ka thėnė se pėrkundėr se ka pasur botime tė shumta nė dy dekadat e fundit, nė opinion ėshtė vėrejtur nevoja pėr botime tė natyrės monografike - enciklopedike pėr Kosovėn me tė dhėna tė pėrgjithshme tė plota, tė verifikuara dhe tė pangarkuara me barrėn e propagandės.

“Pėr t’ju pėrgjigjur pjesėrisht dhe pėrkohėsisht nevojave tė tilla, pa mėtuar zėvendėsimin e botimeve tanimė shumė tė nevojshme tė natyrės enciklopedike me gjithė vėshtirėsitė pėr vjeljen e shpejtė tė tė dhėnave, ASHAK-u vendosi t’i hynte hartimit tė njė teksti me vėshtrim, natyrė dhe synime monografike pėr Kosovėn”, ka thėnė akademik Ismajli.

Sipas Ismajlit, qė nė fillim ėshtė menduar qė botimi tė ndėrtohej sipas fushave dhe nė tė mbisundonte synimi monografik, derisa nga ana tjetėr ishte vendosur qė tekstet pėr fushat e ndryshme tė ishin tė pėrmbledhura dhe sintetizuese.

“Nė kėto rrethana u vendos qė botimi tė quhej dhe tė trajtohej si vėshtrim monografik. Kjo do tė thotė se botimi duhej tė kishte natyrė shkencore sa u pėrket tė dhėnave dhe interpretimit tė tyre, informative dhe tė integruar nė tėrėsinė edhe enciklopedike sa i pėrket paraqitjes”, ka thėnė akademik Ismajli.

Ai ka folur edhe pėr zanafillėn e idesė pėr pėrpilimin e njė monografie tė tillė.

“Ideja pėr hartimin e njė vepre tė tillė lindi nė Seksionin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė vitin 2007 dhe propozimi i grupit nismėtar ndėrseksional pėr tėrė kėtė punė mori formė zyrtare nė fund tė vitit 2007”, ka shpjeguar ai.

Ismajli ka thėnė se shpreson qė kjo monografi tė shėrbejė si nxitje qė nė tė ardhmen tė krijohet njė qendėr dokumentacioni me informacione mė tė sistemuara pėr punė tė kėtij lloji.

“Kjo mund dhe duhet bėrė nė Qendrėn Leksikografike - Enciklopedike tashmė tė themeluar brenda ASHAK-ut, funksionalizimi i sė cilės varet nga mbėshtetja qė do t’i ofrojė qeveria dhe shoqėria e Kosovės. Njė nga projektet e para afatmesme tė saj do tė jetė hartimi i Enciklopedisė sė Kosovės, pėr tė cilėn tashmė kanė lindur nismat”, ka thėnė ai.

I pranishėm nė ceremoninė e pėrurimit tė “Kosova – vėshtrim monografik” ishte edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka pėrgėzuar autorėt e monografisė e cila do tė ofrojė njohuri tė pėrgjithshme pėr historinė e vendit.

Krasniqi po ashtu ka shprehur pėrkrahje pėr ASHAK-un qė nė tė ardhmen tė dhurojė njė enciklopedi.

“Sigurisht ajo nuk do tė ndjekė rrugėn e enciklopedive tė hartuara nga disa akademi fqinje, qė me pėrbuzje flasin pėr kombin tonė. Ne duhet tė shikojmė tė vėrtetėn pėr vendin tonė, tė vėrtetėn pėr popullin tonė, tė vėrtetėn pėr historinė e kombit tonė. Dhe me kėtė punė ne duhet t’i pėrmbysim ato qėndrime antishkencore qė janė thėnė nė tė kaluarėn e mund tė thuhen edhe sot pėr popullin tonė dhe pėr vendin tonė”, ka thėnė Krasniqi.