Gjysmë milioni euro për “zhveshjen” e Xhamisë së Gurit

Publikuar: 19.06.2011 - 14:54

Prishtinė, 19 qershor – Fasada qė mbulon gurėt gjashtėshekullorė tė Xhamisė sė Ēarshisė po hiqen nga punėtorėt e Institutit tė Kosovės pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės. Nė mes tė 400–500 mijė euro pritet t’i kushtojė Komunės sė Prishtinės projekti pėr rikthimin e autenticitetit tė xhamisė mė tė vjetėr nė Kosovė. Njė pjesė tė mjeteve do tė ndajė edhe Bashkėsia Islame e Kosovės, qė konsiderohet si pronare e xhamisė, e cila ėshtė nė listėn e pėrhershme pėr mbrojtje tė monumenteve. Restaurimi dhe konservimi i xhamisė, qė ndryshe njihet edhe si Xhamia e Gurit dhe Xhamia e Bajazitit, pritet tė pėrfundojė nė vitin 2012. E pamja qė do ta marrė ajo do tė jetė krejtėsisht ndryshe. Njė kopje tė projektit tė saj e ka siguruar edhe “Koha Ditore”. Gani Gashi, arkitekt nė IKMMK, ėshtė bartės i projektit.

Sipas tij, faza pėr heqjen e fasadės ėshtė nė pėrfundim, ndėrkohė qė njėkohėsisht ėshtė duke u bėrė edhe pėrforcimi i objektit.

“Shpresojmė qė brenda muajit do tė kryhet pjesa e statikės e forcimit tė mureve nė tė gjithė objektin”, ka thėnė Gashi, teksa ka shtuar se fazat e tjera fillojnė kur Komuna e Prishtinės tė alokojė mjetet nė xhirollogarinė e Institutit.

Komuna e Prishtinės kishte ndarė 80 mijė euro vitin e kaluar pėr projektim tė restaurimit dhe konservimit, dhe 150 mijė euro tė tjera pėr kėtė vit pėr fillimin e punimeve pėr kthimin e xhamisė nė identitetin e saj. Njė pjesė tė mjeteve prej rreth gjysmė milioni euro, sa pritet tė shpenzohen pėr kėtė projekt, ka garantuar se do ta sigurojė edhe Bashkėsia Islame e Kosovės.

“TIKA turke do tė shtojė njė pjesė tė mjeteve”, ka thėnė Bahri Sejdiu, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame pėr Prishtinė.

Arkitekti Gashi, ndonėse ka thėnė se punimet mund tė nisin shpejt, nuk ka premtuar se xhamia do tė fitojė pamjen e re pėrfundimisht brenda kėtij viti.

“Nuk ka shans tė kryhet brenda kėtij viti, por ka gjasė tė pėrfundojė brenda gjashtėmujorit tė parė tė vitit tė ardhshėm”, ka thėnė Gashi, teksa ka treguar se gurėt e vjetėr gati 600 vjet do tė “skulpturohen” duke u gdhendur e pastruar.

Vlora Dumoshi, drejtoreshė e Departamentit tė Kulturės, ka thėnė se Komuna e Prishtinės do tė pėrcjellė ecurinė e zhvillimit tė punimeve.

“Kemi vendosur tė investojmė nė restaurimin dhe konservimin e xhamisė mė tė vjetėr nė Kosovė, nė mėnyrė qė asaj t’i rikthehet pamja e dikurshme. Nėse do tė ketė nevojė, ne do tė ndajmė buxhet edhe nė vitin e ardhshėm”, ka thėnė Dumoshi.

Projektin e ka miratuar edhe Bashkėsia Islame e Kosovės, teksa nė tavolinė Instituti kishte vėnė sė paku tri variante tė pamjes sė jashtme qė do tė marrė Xhamia.

“Kemi qenė nė Institut dhe variantin tė cilin e kemi pėlqyer edhe ne ka mbetur tė realizohet”, ka thėnė Bahri Sejdiu.

Hajati i Xhamisė sė Ēarshisė, qė konsiderohet se ėshtė ndėrtuar nė pjesėn e tretė tė shekullit tė kaluar, mbi themele tė vjetra, do tė rrėnohet, pėr t’i lėnė vend njė hajati tė ri, tė ēelur, i mbuluar me kupola prej plumbi. Gurėt pėr ndėrtimin e saj do tė vendosen tė rinj. Megjithatė, gjysmė milioni euro do tė shpenzohen vetėm pėr pamjen e jashtme tė xhamisė. Arkitekti Gani Gashi ka thėnė se sa u pėrket arabeskave brenda mureve tė objektit tė kultit islam, duhet tė bėhet studim i veēantė.

“Duhet tė shikohet sa shtresa tė pikturave mund tė jenė tė pranishme, e pastaj ekspertėt e atij lėmi tė na tregojnė se cilėn prej atyre shtresave dėshirojnė ta ruajnė”, ka thėnė Gashi.

Xhamia e Ēarshisė thuhet tė jetė ndėrtuar nė vitin 1393, nga Sulltan Bajaziti, nė nderim tė babait tė tij, Sulltan Murati, si dhe me qėllim tė pėrkujtimit tė fitores sė forcave osmane nė vitin 1389, qė njihet edhe si Beteja e Kosovės. Ajo ka qenė nė hyrje tė asaj qė dikur ėshtė njohur si Ēarshia e Prishtinės, ndėrsa sot konsiderohet sinonim i Prishtinės sė Vjetėr. Veēori e saj ėshtė minarja e gurit, e cila ėshtė e vetmja qė i ka mbijetuar kohės pėr mė shumė se 600 vjet. Xhamia e Ēarshisė njihet edhe si Tash Xhamia, qė nė shqip do tė thotė Xhamia e Gurit.