Shqiptari yll në kinematografinë turke të viteve 1900

Publikuar: 22.08.2013 - 10:14

Tiranė, 22 gusht - Arif Dino, njė aktor shqiptar yll nė kinematografinė turke tė viteve 1900, shkruan Shqip, duke rikujtuar se me gjithė jetėn artistike plot pasione ai nuk e harroi asnjėherė shqipen, edhe pse nė vendin e tij ende ka mbetur i panjohur.

Teksa dritat e fundit fikeshin nė Kuzguncuk, pjesa aziatike e Stambollit mbėshtillej me ngjyrėn e mėndafshtė tė hėnės. Nė tryezėn e tij tė punės, Arif Dino ulej e hidhte nė letėr vargjet e zemrės. Ishin tė pafundme ndjenjat qė e pėrshkonin nė ato ēaste kur errėsira dukej sikur pushtonte gjithēka, dhe ai arrinte ta shihte sėrish dritėn… Pėr njė burrė qė i kishte pėlqyer udhėtimi, e papritura dhe gjithnjė kishte guxuar nuk kishte gjė mė tė bukur, se t’i dorėzoheshe qoftė pėr disa momente romantizmit. “Zemra ime qė vibron nė dritare/prej pagjumėsisė/ shkatėrroje rrethojėn e tejdukshme/thyeje/godite…ėndrrėn/”, shkruan ai nė poezinė “Pagjumėsi”. Poezitė e shkruara prej tij ishin ato ēfarė dilnin prej trupit, atėherė kur mendja dukej sikur ishte si asnjėherė pranė zemrės. Njė burrė i pashėm, qė i pėlqente tė vishej plot stil, Arif Dino do tė kishte uljet dhe ngritjet nė karrierėn e tij si artist. Nė vitin 1928, ai do tė ishte ylli i ri i kinematografisė greke, me rolin qė pati nė filmin “Porti i lotėve”. Kur shkoi nė Greqi nė atė periudhė ai nuk e dinte se pasioni pėr pikturėn, dhe aftėsia pėr t’iu pėrshtatur situatave do ta veēonin atė mes dhjetėra aktorėve pėr tė interpretuar nė kėtė film tė rėndėsishėm pėr kohėn. Arif Dino kishte studiuar nė Stamboll nė gjimnazin francez e mė vonė nė Bruksel… Kultura franceze kishte ngacmuar te djaloshi shqiptar dėshirat e fshehura thellė diku pėr artin. Qė nė gjimnaz nė kontaktin e parė me librat dhe filmat ai do ta ndiente zėrin e artistit brenda tij. Nė Stamboll arkivat ruajnė detaje interesante nga jeta e njė prej personazheve mė tė njohura tė publicistikės dhe kinematografisė sė pas viteve 1900, i cili edhe pse ishte lindur dhe jetoi nė Stamboll fjalėt e zemrės i thoshte gjithmonė nė gjuhėn shqipe. Pėr shkak tė kohės nė tė cilėn jetoi  dhe atė ēfarė ndodhi me Shqipėrinė pas 1945 jeta dhe kontributi i Arif Dinos mbeti e panjohur pėr shqiptarėt. Kritikat e tij mbi kinematografinė dhe lėvizjet artistike tė kohės nė tė cilėn jetojnė, tregojnė njė mendje tė mprehtė dhe plot ide.  Ky artist, jeta e tė cilit ka inspiruar kritikė arti e biografė turq tė frymėzon me jetėn e tij, e tė bėn krenarė qė ėshtė shqiptar. Nė tė gjitha kronikat e kohės pėrmendet emri i tij, si njė protagonist plot energji, i cili sillte reflektime dhe efikasitet nė artin e tij. Arif Dino ishte aktor, piktor, poet. Nė tė tre dimensionet nė tė cilat ai pėlqeu tė shprehej, reflektohet profesionalizmi dhe arti i vėrtetė, ēka e veēon atė nga personazhe tė tjera tė atyre viteve. Dhe pse jeta e tij nuk qe gjithė kohėn e artė, ashtu si tė gjitha jetėt, Arif Dino vendosi tė ishte njė udhėtar i vetėm nė fatin dhe pasionin e tij, duke ia pėrkushtuar jetėn pikėrisht njė pasioni tė madh siē ėshtė arti.

Nė historinė e shqiptarėve qė jetuan jashtė Shqipėrisė, jeta dhe kontributi i Arif Dinos do tė bėhet e njohur dikur, atėherė kur enciklopeditė e personazheve tė artit shqiptar do tė kenė tė renditur emrin e tij, bri emrave tė tjerė ndoshta ende tė panjohur, arkivave tė botės…

 Njė udhėtar pasionesh

Arif Dino ėshtė djali i dytė i Rashih Dinos, i tė birit tė prevezasit tė njohur, Pasha Abedin Dinos. U lind nė vitet 1892 ose 1893 nė Stamboll dhe, ashtu si vėllai i tij mė i madh, Aliu, shkoi edhe ai disa vite nė shkollė nė Prevezė, pastaj pėrfundoi gjimnazin francez nė Stamboll. Studioi pėr Agronomi nė Bruksel dhe nė Universitetin e Gjenevės pėr shkencat politike. Veē gjuhės greke, e cila ishte gjuha e tij kryesore, dinte shumė mirė edhe gjuhėn turke, edhe atė frėnge. Edhe pse nė asnjėrėn prej biografive tė tij nuk flitet pėr gjuhėn shqipe, ai e fliste shumė mirė. Ilia Vasilai pėr Arif Dinon shkruan: “Mė kujtohen skica dhe akuarele tė tij me ngjyra, tė ekspozuara nė uzerinė e Katiniotit (nė Prevezė), nė vitet 1918-1920 dhe fotografi nga skenat e veprave kinematografike, tė cilat i xhiroi nė Stamboll. Cilėsohet si njė prej regjisorėve dhe skenografėve tė parė tė kinematografisė turke“[1]. Nė vitin 1924 u shpėrngul nė Athinė, ku ishte bashkėpunėtor dhe aksioner i “DAG Film” A.E., e cila ishte firma e parė kinematografike e Greqisė, e themeluar nė vitin 1920 prej vėllezėrve Gaziadhi, me prejardhje prej Stambollit. Nė Athinė punoi si piktor, por edhe si aktor dhe njė prej filmave mė tė njohur tė kinematografisė pa zė, ku ka luajtur, ėshtė: “Porti i lotėve”, i “DAG Film”, i xhiruar nė vitin 1928, me protagonistė Athanasia Mustakėn dhe Emilio Veaqin. Pas shfaqjes sė parė tė kėtij filmi, e cila u bė nė janar tė vitit 1929, u rikthye nė Stamboll dhe filloi tė shkruajė kritikė arti nė revistėn “Yeni Adam”. Me kthimin e tij nė Stamboll, nė vitin 1929, sipas shkrimeve tė Osman Kurrizit, tė cilat janė ende tė pabotuara nė njė libėr, ai solli me vete edhe muzikantin nga Preveza, klarinetistin e njohur, Niko Xharėn, pėr tė vazhduar mė tej studimet e tij, gjė qė ia siguroi ai, duke i dhuruar edhe njė klarinetė turke, e cila sot gjendet nė koleksionin e tė birit tė Niko Xharės, Dhimitrit.  Nė vitet 1939-1942, duke botuar poezi nė revistėn pėrparimtare “Yeniler”, hyri nė lėvizjen kundėr pushtimit fashist dhe pėr pasojė u internua nė qytetin e vogėl Mecitozu tė krahinės Ēorum tė Turqisė, kurse mė vonė nė Adana, sė bashku me tė vėllain e vet, Abedinin. Nė vitin 1951 u rikthye nė Stamboll, nė shtėpinė e vogėl qė mori nė lagjen “Kuzguncuk”, nė pjesėn aziatike Uskudar tė atij qyteti, ku jetoi i vetmuar vitet e fundit tė jetės sė tij, pasi nuk ishte i martuar, ku edhe vdiq nė 30 mars 1957. Gjatė viteve kur ishte student nė Bruksel dhe nė Gjenevė, paralelisht merrej edhe me boks, me vizatim portretesh dhe me artin kulinar. Edukata e tij e gjerė dhe kultura e tij e thellė, poezia, skulptura dhe piktura e tij, e bėnė atė, qė nė dhjetėvjeēarin e viteve 1940 tė jetė “prijės” nė rrethet pėrparimtare kulturore dhe artistike tė Stambollit.

Vepra pikture tė Arif Dinos.

Si njeri me ide majtiste tė sinqerta, por njėherėsh edhe rebel dorėlėshuar, nuk u interesua pėr veprat e tij, prandaj edhe tė gjitha poezitė e tij nė gjuhėn frėnge dhe turke, shumica e tė cilave janė tė shkruara mbi skica dhe fotografi, u mblodhėn prej tė afėrmve dhe miqve tė tij: Nuri Forward, Abedin Dino, Zahir Guvemli dhe Fikret Adil dhe nė vitin 1985 ato qarkulluan nė Stamboll nė njė libėr me titull: “Ēok yasasin oluler” (“Mbijetesa e tė vdekurve”), e shtėpisė botuese “ADAM”. Kėtu desha tė shtoja se, miku im i lartpėrmendur, me prejardhje suliote-preveziane, Arnauti Stambollit, Osman Kurrizi, mė ka lutur tė gjej edhe poezitė e tij nė gjuhėn greke, tė cilat, siē theksohet, u botuan nė shtypin athinas, nė hapėsirėn e viteve 1924-‘28, kur ai jetonte nė Athinė, gjė tė cilėn nuk kam mundur ta bėj deri sot.